Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron: Angazhohem personalisht për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, serbët viktima!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Macron: Angazhohem personalisht për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, serbët viktima!
KosovëLajmi i fundit

Macron: Angazhohem personalisht për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, serbët viktima!

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Emmanuel Macron qëndron sot në Serbi në një vizitë zyrtare, e cila vjen më pak se pesë 5 muaj pasi shefi i Elizesë priti në Paris homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Udhëtimi i Macronit shihet si mundësi për të dy krerët e shteteve që të diskutojnë për çështje ekonomike, mbrojtjen, energjinë dhe inteligjencën artificiale. Ndërkohë, “Politika”, një gazetë e vjetër serbe që sot është pjesërisht në pronësi të qeverisë, botoi një shkrim të tij ku kreu i shtetit francez bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe zotohet të ndërhyrje për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë në përputhje me ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre”, shkruan Macron, që përmend vitin 2019, kur siç thotë kishte kërkuar kompromis “për çështjen e Kosovës”.

“Në 2019-tën, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë europianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim ta ndihmonim rajonin t’i shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura dhe përshkallëzimin e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, thotë presidenti francez.

Macron nënvizon se mbetet i angazhuar personalisht për themelimin e Asociacionit. “Kjo rrugë është e asfaltuar: çdo gjë që e ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”, theksohet në shkrimin e tij, ku bashkëpunimi që Franca po ndërton me Serbinë, përshkruhet si “partneritet real strategjik”.

- Publicitet -

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • demo says:
    August 29, 2024 at 3:22 pm

    Aaaa qeni serbit!Nuk ta vune flaken francezet ty or jinovefa?
    Ti or intrigant bere corbe Francen,.Nuk te dalin ato bombat me zjarr qe po te vlojne kokes,,do ti vesh zjarrin edhe Kosoves?
    Makroni eshte fatkeqsi e Frances,e BE dhe NATOs.Ku fut hundet ky do ndodhin gjurrulldira.Nxiti luften midis Turqise dhe Greqise.Drgoi Aeroplanmbajtese ne brigjet turke,.Furnizoi Greqine me Aeroplane dhe raketa franceze.Kete po ben edhe me Serbine,.Do ta gjesh ne koket tende.
    Ne koke te Edi Ures,se ky hedh gurin e fsheh doren.

    Reply
  • Populli says:
    August 29, 2024 at 3:23 pm

    Qarte e shohin ate Vuckon,
    kembekryq ne preher te Rusise,

    por nuk heqin dore jo kurre,
    nga zanati i tyre i Kurverise,

    Kosove moj edhe ju o kosovare,
    mos i mbani syte tek keta Zagare,

    ne te gjithe kohet kush ka dashur liri e shtet,
    nuk i ka dhurate nga bota por nga bijte e vet.

    Shteti eshte shtet aty ku ka Vetvendosje,
    nuk ka shtet me paterica e me servilosje,

    te jete per keta soj maskarenjsh Macrone trap
    Kosoven nen Jugosllavi do ta kthenin prap.

    Reply
  • Detari says:
    August 29, 2024 at 3:41 pm

    cfare keni me macaronin o skiptare? ata punen e tyre bejne biznes dhe interesea, perse cfare borxhi ju ka franca qe tju ndihmoje, nuk keni ne gjendje te beni shtet dhe biznes por jeni bere kanceri i evropes me islam dhe muhaxhedine.

    po vuan gjithe ballkani perendimor nga arnautistan-bosnje-kosovo-fyrom ku ka popullsi muslimane gabim fatal qe nuk u pastruan keto zona.

    Reply
  • Eno says:
    August 29, 2024 at 3:48 pm

    Që Makroni të takohet me serbët, nuk është çudi. Po të kërkoni në internet lajmet, ose kujtoni kur mbaroi ndërhyrja e NATO-s më 1999: kush u përballën në Urën në mitrovicë dhe çfarë bllofi ndodhi ?! Nga ana veriore, komanda franceze (??) i thotë Kushnerit nga ana tjetër e urës, stop, deri këtu. Vazhdimi ? Kjo është franca.

    Reply
  • Luani says:
    August 29, 2024 at 3:55 pm

    Ket skilen franceze qe perkdhel serbet per me shume se 100 vite sapo i lexova ne librin RECETA PA KOMB, te cilin e gjet atek libraria Adrion ne Tirane. Ma tha djali i xhaxhait ne Angli qe e kishte lexuar ne anglisht me titullin THE NATION-FREE RECIPE.
    Kur mbarova kete liber dola ne drite.

    Reply
  • Detari says:
    August 29, 2024 at 4:06 pm

    Pale, na keni lene dhe grate tona me barre, ju shplafte mortja, kar derra!

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2024 at 4:31 pm

    Lavdia e Frances eshte gjel kokoshi qe fryhet maje plehut,por e dijme ku do perfundoje.
    E dijme qe Ay Harku Trumfit qe ndertoi Napoloni u shnderrua ne tre luftra HARKU TRIUMFIT TE USHTRISE GJERMANE.
    Keta pulastrenat serbofile Ushtria Hitlerit i vu perpara si lopet ne Dunkerk dhe pushtoi Francen per dy jave..Vietnamezet i bene tym e hi ne Dien Bjen Fu,shpetoi vetem ushtari Allain Delon per fat,se do shihnim vetem filma kineze dhe Kanan Tafilin.
    Algjerianet i ckulen nga Algjeri me turp,.
    Cfare duan ne Kosove keta halera?
    Nuk zune mend keta pulastrena?
    O Makaron!Ke gjetur tenxherjua kapakun me Edi Ramen!
    Ky e ka bere qindshin me corape t`kuqe deri tek Rogneri,per 7 sekonda,Rekord boteror.
    Por nuk i njhet se nuk ishte gare zyrtare.
    Pati edhe axidente,psh rivali Edi Rames, Luan Malltezi u rrezua ne piste i dhjere e i permjerre nen te.
    Keta shoke ke zgjedhur te ura Lanes Makaron!,,POR KOSOVA KA BURRA

    Reply
  • Flamur Struga says:
    August 29, 2024 at 4:58 pm

    Republika e Kosoves!eshte nje shtet demokratik ,sovran qe ne Kushtetuten e vet!i ka te sankionuara te gjitha elementet kryesore per nje popull komb,kombesi ,qe jetojne dhe punojne ne Republiken e Kosoves.Macron,ti e ke lexuar Kushtetuten e shtetit me te ri ne bote,qe te gjithe banoret e vet ,i llogarit te barabarta, ua mundeson te ruajne identitetin e tyre me perdorimin e gjuhes,te shkollohen mte frekuentojne kishat ose institucionet tjera fetare,te perdorin flamurin e tyre….Macron ,mos u shqeteso ti per asociacionin ose thene ndryshe”thiken ne palce tek kurrizi i kombit shqiptar”shqetesohu per shqiptaret e Presheves,Bujanovcit, ,Medvegjes ,per dhqiptatet e Tregut te Ri,te cilet nuk e kane as edhe nje element identifikimi si pjese e kombit shqiptar…Macron ,ju francezet ,spanjollet jeni miq besnik te barbareve serb!,ju nuk keni ndergjegje per tu sherbuer popujve te jetojne te lire dhe sovran..Jo vetem macroni por e tere ajo “trup roje” kane nevoj te studjuar per realitetin ,te cilin nuk e mohojne dot as francezet as ruset dhe aq me oake kasapet e serbise te semure.Qellimi i ardhjes te macron -it e kuptojne shum mire shqiptaret ,atyre nuk u hidhet uj per te maskuar wellimin djallezor te cilin e kane armiqet e kombit tone….Pamvaresisht lojerave anti shqiptare,ne jemi ne pozitat tona te cilat pranohen edhe nga aleatet tane kryesor.Macron,ti duhet ta besojsh kete fakt .aftesi qe e karakterizon kombin shqiptar…

    Reply
  • info analitike says:
    August 29, 2024 at 6:19 pm

    Po mirë mo shokë po qy Macron sikur ishte mik i Edit e ia patën shtruar me dreka, darka e lajka. Ku shkoi gjithë ajo dashuri apo për inat të Albin Kurtit që nuk e do Ramën.

    Reply
  • vlonjati says:
    August 29, 2024 at 7:59 pm

    Ky Macroni, mos eshte gje ai miku i Rames e Vuçiçit ? Demo duhet ta dije mire se dhe Demo eshte mik i Rames.

    Reply
  • Nik says:
    August 29, 2024 at 8:09 pm

    Makarron, Vuçiç dhe Rama i kanë gjetur pipëzat me kohë me njëri tjetrin. Mirë Makrron i është kthyer aleancës së vjetër franko-sërbe dhe mbrojnë interesat e tyre komplet në dëm të të tjerëve po ky kllëçi Rama çfar interesi ka që punon kundër Kosovës dhe pro Sërbisë!? Një arsye është shumë e qartë, ai në vënd që të mbahej mënd si nje lider i Shqiptarëve në rajon preferon të lërë “gjurmë” si një “lider global” dhe avokati i Sërbisë, armikut tonë të egër!
    Ja a e degjuat dhe tellallin e Ramës, apo kukullën minister të jashtëm, Igli (jo Tare, i martë të keqen Igli Tares) Hasani ? Sot u kujtua si kofini pas të vjelët, si duket sapo e ka urdheruar Rama të lajë gojën! Tani për “Urën e Ibrit”, “pordhi kali në derë të hanit” u dashka konsultuar me gjithe botën, edhe me Ramën, vëllanë e Vuçiç!

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    August 29, 2024 at 8:53 pm

    Ik ore pjelle e keqe…

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    August 29, 2024 at 8:55 pm

    Detar- bastardi…eshte e kote ti spjegosh dobicit se kush eshte i jati

    Reply
  • capi says:
    August 29, 2024 at 9:16 pm

    Po re po se te do njeri per syte e bukur sot. Harroni qe jane 3 miliard ne tave. Mire ky se historikisht kane qene pro sllav, po ai gjermani para nje jave apo dhe ai do thoni se dhe ai eshte me aleancat e vjetra.
    Shikoji gjerat me me objektivitet, ngaterrohen pak punet kur eshte para ne mes.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 29, 2024 at 9:26 pm

    Mos u lodhni shume me Makarona, Vica, Kurta e Ramuta. Ende nuk e kini kuptuar qe jane te gjithe bashke ne nje tave si vellezer, e thjesht zbatojne skriptin e padroneve, te tyre qe u regjizojne dhe rolet? Po kur gjejne mire bejne xhanem, qe ju luajne si tela violincele e ju fryjne si tifoza adoleshente skuadrash futbolli. Asnje nga keta nuk punon per interesat e vendit te tij, por per interesat e Mafies nderkombetare ku dhe jane te shitur koke e kembe. Po tallen me ju e po ju manipulojne, duke perdorur karten nacionaliste. Gjithe kohen tallen e genjejne per keto ceshtje, se per ate paguhen. Ndoshta nuk e kiptoni se sa thelle eshte futur e keqja.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    August 29, 2024 at 9:28 pm

    O Makron e c`far viktimash jan serbt ne Kosov mor ngatrrestari i Ballkanit.
    Serbet ne Kosov i gezojne te gjith nte drejtat por me shum se 1 milion shqiptar qe jen ne Luginen e Presheves e deri ne Sanxhak ku atyre vetem perse kan shkuar ne emigracion nuk lejohen te kthehen ne shtepit e tyre dhe i quan viktima Serbet qe gezojne te gjith te drejtat ?
    Presidenti i Frances diskuton si te ishte nje qoban Serb e jo si nje presiden qe duhet te interesohet per te gjithe banoret pa dalime ne mes tyre !
    Shum poshte po shkon Franca !

    Reply
  • Devolli says:
    August 30, 2024 at 9:31 am

    Të gjithë komentuesit janë rrota kari , dava analfabetësh e koqevarë injorantë . Shumë mirë e thotë capi më sipër , mirë Makroni (dihet që Franca është një nga krijuesit e ish Jugosllavisë) dhe kanë miqësi tradicionale me Sërbinë ; po kancelari gjerman Sholc , që vizitoi Sërbinë para ca ditësh ? Edhe ai na qenka mik i Sërbisë ? Dhe të dy udhëheqësit e dy shteteve më të rëndësishme evropiane , nuk bënë vizita kortezie në Sërbi , por nënshkruan marrveshje të rëndësishme ekonomike e ushtarake . Si i spiegon këto demo me shokë ?! Spiegimi është ky : që Kosova , për Evropën nuk numërohet fare , në krahasim me Sërbinë , që , rruga që po ndjek Kosova ndaj BE-së dhe SHBA-së do të shpjerë pa diskutim në shkëputjen e plotë të vëmendjes ndaj kësaj krahine , për të cilën NATO , bëri veprimin unik dhe të pa përsëritshëm , sulmoi një vënd sovran , duke shkelur statutin e vet , si organizatë mbrojtëse , e pastaj , siç thotë capi , me Sërbinë , Franca dhe Gjermania diskutojnë edhe për përfitime ekonomike , me Kosovën , çfarë përfitime mund të kesh ? Kosovarët dhe demo mavria , kujtojnë se Evropa e Amerika , Kosovën e kanë të nënës dhe Sërbinë të njerkës , e do të merren gjithë jetën me një grusht njerëzish, që as shtet nuk janë akoma . Kini dëgjuar ndonjë njohje të re të ndonjë shteti për Kosovën ? Unë kam degjuar vetëm për tërheqie të njohjes nga disa shtete .

    Reply
  • Detari says:
    August 30, 2024 at 9:56 am

    islami do e shkaterroi kosovon dhe ne fund do bashkohen prape me serbine.

    Reply
  • Kassandra says:
    August 30, 2024 at 10:07 am

    Detari , është shumë e mundshme kjo që thua .

    Reply
  • Artan says:
    August 30, 2024 at 10:32 am

    Kosovon e sateme, o Dekar.

    Reply
  • katarakti says:
    August 30, 2024 at 10:43 am

    Serbia lëre që është vetë shtet i fuqishëm, por ka edhe aleatë të mëdhenj si Franca, Rusia, Kina, India, Brazili etj. Vuçiçi luan me dy porta, si dikur Tito. Ndryshe Kosova ështê e vetmuar. Pêr më shumë nuk gëzon as mbështetjen e Shqipërisë. Edi Rama shikon se si ta ketë mirë me të huajt! Të jesh mik me Vuçiçin dhe armik me Albin Kurtin sikur nuk shkon! Rama i pari për “Ballkanin e Hapur”, kundër politikës së Kurtit për heqjen e targave serbe etj etj. Po ashtu mbrojtës i vendosur i zajednicës serbe! Kurti duhet tu thotë të huajve: kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet sovran, atëhere e pranoj asosacionin. Por si do që të vijë puna, Serbia një ditë do të rifusë forcat e saj në veri të Mitrovicës. Dhe ndofta edhe më thellë. Ajo po pret veçse kohën e përshtatshme. Izraeli po u rrëmben sot tokat palestinezëve me justifikimin se para 1 000 vjetësh ato toka i përkisnin Izraelit biblik! A e shikoni. Në këtë botë peshku i madh e ka ngrënë gjithmonë të voglin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?