Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron, Scholz dhe Tusk takim në Berlin për të diskutuar për ndihmat për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron, Scholz dhe Tusk takim në Berlin për të diskutuar për ndihmat për Ukrainën
AktualitetBote

Macron, Scholz dhe Tusk takim në Berlin për të diskutuar për ndihmat për Ukrainën

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Kryeministri polak Donald Tusk, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të takohen të premten në Berlin për të diskutuar për ndihmat për Ukrainën, shkruan Reuters.

Ky do të jenë takimi i parë i nivelit të lartë i “Trekëndëshit të Weimarit” – një platformë bashkëpunimi politik midis Gjermanisë, Francës dhe Polonisë e krijuar në vitin 1991- të cilët synojnë që takimi të jetë një shfaqje uniteti pas fërkimeve franko-gjermane mbi Ukrainën të cilat janë shndërruar në një grindje të hapur.

“Kam biseduar me presidentin se si ne i mobilizojmë partnerët tanë në Evropë”, tha Tusk në një intervistë të martën pas bisedimeve me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Uashington.

- Publicitet -

“Një samit i Trekëndëshit të Weimarit u thirr urgjentisht për të premten”, shtoi ai.

Takimi pason tensionin midis liderëve francezë dhe gjermanë për çështje të tilla si politika e Ukrainës, më e fundit e nxitur nga Macron që nuk përjashtoi dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë.

Që nga formimi i qeverisë së re polake në fund të vitit të kaluar, ka pasur vetëm një takim të “Trekëndëshit të Weimarit” në nivel të ministrave të Jashtëm, por të tre vendet kanë shprehur dëshirën për të intensifikuar marrëdhëniet.

Udhëheqësit janë përpjekur të paraqesin formatin e Weimarit si mjet për forcimin e sigurisë evropiane, megjithëse nuk është aspak e qartë se shtimi i Tusk në diskutim do të ndihmojë në zbutjen e fërkimeve të mëparshme midis Scholz dhe Marcon.

Zyrtarët në qeverinë e Tusk kanë shprehur simpatinë për retorikën më të ashpër të Macron, me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski që tha së fundmi se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë nuk është “e paimagjinueshme”. Një zyrtar i lartë gjerman tha se nuk priten vendime apo njoftime konkrete nga bisedimet, qëllimi i të cilave ishte të dërgonin një sinjal të ri uniteti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?