Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mandati i tretë, Veliaj tregon projektet dhe synimet për mandatin e katërt të Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mandati i tretë, Veliaj tregon projektet dhe synimet për mandatin e katërt të Ramës
AktualitetPolitike

Mandati i tretë, Veliaj tregon projektet dhe synimet për mandatin e katërt të Ramës

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sapo ka nisur mandatin e tretë dhe të fundit në krye të kryeqytetit.

Në një intervistë për Top Channel ai foli për betejat e reja elektorale.

Më e afërta Rrogozhina dhe më e rëndësishmja zgjedhjet e përgjithshme për të siguruar një mandat të katërt për Ramën.

- Publicitet -

Intervista:

Zoti Veliaj ju arritët që të fitonit bindshëm në Tiranë për një mandatë të tretë, çfarë duhet të presin qytetarët nga ju për 4 vitet e ardhshme dhe duke qenë se jeni drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, si e shikoni vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe a mendoni se do të ketë ndryshim të rezultatit?

-Ne patëm vërtet një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Tiranës, 60 mijë vota diferencë ishte një besim i madh, privilegj i madh por dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në këtë mandat të tretë ambicia ime është që Tirana të jetë qyteti më avangardë dhe më europian i Ballkanit.

Ndërkohë për Rrogozhinën, si e shikoni?

-Nuk i komentojë vendimet e gjykatave edhe pse nuk jam jurist por nëse përsëriten zgjedhjet për çfarëdolloj justifikimi të gjykatës, o përsëriten për të dy fletët e votimit dhe jo për një fletë votimi. Kështu që dhe për një njeri që nuk kupton nga jurisprudenca së pari o janë të gjitha burgjet që nuk duhen lejuar që të votojnë, pra vendimi duhet të jetë universal dhe jo vetëm për një vend dhe duhet të jetë gjithashtu universal edhe brenda atij vendi, duhet të jetë për të dyja fletët e votimit, pra nëse procesi ka një problem nuk mund të jetë vetëm për një fletë. Megjithatë ky ishte vetëm një reflektim, unë nuk jam gjyqtar, ndoshta e kam unë gabim po logjika ma do që rregullat duhet të vlejnë për të gjithë. Megjithatë nuk i komentojë vendimet, kështu që jemi përgatitur për një fushatë.

Nëse më pyet mua si qytetar që vëzhgon gjërat, mjafton të shikosh si është bërë Kavaja, e morën Saliu me Ilirin dhe janë bërë plehrat mullar dhe ti kupton fare mirë që nuk është qëllimi i marrjes së një qyteti për të shërbyer, por i trajtimit si një bastion dhe i mirëkuptojë , Kavaja ka qenë një bastion i tyre kështu që shpresojë shumë që në Rrogozhinë pavarësisht financave të pashpjegueshme, një njeri duhet të mendojë një kandidat i një partie që ka kaq vite ne opozitë,si mund të harxhojë 3-4 fishin e buxhetit të bashkisë së Rrogozhinës në një fushatë. Megjithatë ne do vazhdojmë të bëjmë atë fushatën tonë modeste dhe jam i bindur që ne do të kemi fitore në Rrogozhinë.

Betimi juaj u shoqërua me akuza nga këshilltarët e opozitë, përse e shmangët sallën e mbledhjeve kur aty ju prisnin anëtarët e palës kundërshtare?

-Nuk jam dikush që i shmangem betejave por janë vetëm 61 karrike bosh dhe nuk ka vend tjetër për median, ambasadorët, për deputet, për të ftuarit. Ligji thotë se duhet të jetë në ambientet e bashkisë, ishim vetëm një kat më lartë. Kam përshtypjen që opozita në një farë mënyre dekonspiroi faktin që nuk kanë asnjë ide dhe merren me këto cic micet. Besojë që opozita ka nevojë vërtet që të piqet nëse duam që ta marrim seriozisht.

Beteja për Tiranën konsiderohet betejë politikë që ju e fituat, por më këtë mandat ju mbyllni dhe ciklin në bashki. Cila është ambicia e radhës e Erion Veliajt?

-Sfida e radhës janë zgjedhjet parlamentare dhe ne do punojmë për një mandat të katërt të Edi Ramës dhe një qeverie që ka treguar që Shqipërisë i ka ngritur kokën. Nëse më pyet se cila është ambicia ime, në fund të këtij mandati Tirana do të jetë padyshim qyteti numër një në Ballkan, është numri një në shumë aspekte, besojë do jetë numri një në të gjitha aspektet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?