Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: POSTIMI: “Ka akuzuar mjekun për…” Edhe lideri çeçen, i sëmurë rëndë? Video bën xhiron e rrjetit, pasi Ukraina deklaroi se e kanë helmuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > POSTIMI: “Ka akuzuar mjekun për…” Edhe lideri çeçen, i sëmurë rëndë? Video bën xhiron e rrjetit, pasi Ukraina deklaroi se e kanë helmuar
BoteKryesore

POSTIMI: “Ka akuzuar mjekun për…” Edhe lideri çeçen, i sëmurë rëndë? Video bën xhiron e rrjetit, pasi Ukraina deklaroi se e kanë helmuar

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov është shfaqur në një video në internet, vetëm pak ditë pasi u raportua se ishte i sëmurë rëndë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Telegram, lideri i republikës jugore ruse filmoi veten duke ecur nëpër shi në një vend të paspecifikuar.

Në video shihet një shteg asfalti dhe një varg pemësh.

- Publicitet -

“Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të sistemojnë mendimet” – shkroi Kadyrov në mediat sociale të dielën.

Mediat perëndimore thanë se nuk ishin në gjendje të verifikojnë në mënyrë të pavarur se kur dhe ku është regjistruar videoja që tregon Kadyrov.

Videoja vjen pasi një zëdhënës i inteligjencës ukrainase i tha gazetës evropiane lindore “Nexta” se Kadyrov, i cili mori postin e udhëheqësit çeçen në 2007, “ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë dhe po flitet për probleme sistematike shëndetësore”. 

Kadyrov “ka qenë në një gjendje shumë të rëndë ditët e fundit” – tha Andriy Yusov, një zëdhënës i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ukrainës, për gazetën ukrainase Ukrinform.

Pati edhe raportime akoma më të rënda.

“Disa thonë se ai tashmë ka vdekur, disa se ai është në gjendje kritike dhe ka rënë në koma për shkak të një problemi të rëndë të veshkave ose është helmuar”, tha Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, në një postim për “X”.

Raportimet sugjerojnë gjithashtu se Kadyrov ka fajësuar mjekun e tij, Elkhan Suleymanov se është përpjekur ta helmojë atë.

Një kanal Telegram në gjuhën ruse me më shumë se 224 mijë abonentë raportoi këtë të diel se Kadyrov kishte vdekur gjatë fundjavës, megjithëse nuk dha prova për ta mbështetur këtë pretendim.

Një media ukrainase raportoi gjithashtu më herët të dielën se udhëheqësi çeçen kishte vdekur të shtunën në mbrëmje, me orën e Moskës, pa dhënë më shumë prova.

Kadyrov është një nga aleatët më të vendosur të presidentit rus Vladimir Putin dhe ekspertët sugjerojnë se lideri çeçen është shumë i varur nga Kremlini për të ruajtur pushtetin e tij.

Putin dhe Kadyrov kanë një “marrëdhënie baba-bir”, por një marrëdhënie që varet nga “varësia reciproke”, thonë ekspertët për Newsweek.

Ai ka dhënë publikisht mbështetjen e tij pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe ka angazhuar luftëtarët çeçenë në përpjekjet luftarake të Rusisë.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit
  • Insistimi tek krimi
  • Dita që ndryshoi botën
  • Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit
  • 11 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. K R on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. K R on Ambasadori gjerman, pas provave të reja për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm për BE
  3. Edi on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  4. Ela on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Parku Rinia on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?