Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbajti peng fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov mbi RENEA-n, ky është babai 40-vjeçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbajti peng fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov mbi RENEA-n, ky është babai 40-vjeçar
KronikeLajmi i fundit

Mbajti peng fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov mbi RENEA-n, ky është babai 40-vjeçar

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Personi që shikoni në foto është 40-vjeçari Aleks Marku, i cili mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur.

40-vjeçari nga Lezha është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA.

Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit.

- Publicitet -

Pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz.”

40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Raportohet se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Aleks Marku raportohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.

Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rodi says:
    May 15, 2024 at 11:18 am

    Mbas 5 oresh i Ka dal narkoza,,dhe Ka ardhur ne vete,,,dhe eshte dorezuar,,,Ka qen nen efektin e coca,,,-cola

    Reply
  • Alex says:
    May 15, 2024 at 5:53 pm

    E more Xhaxhi Enver ,ku je dhe neje here qe te bejnene dhe njere cicin ne breke keta trimat e sotem me gjithe keta politikanane qe dikur ta mernin ne goje ose baballaret e keyre ! dhe ju qe mund te beni ndonje koment kunder ju kuptoj ,se ju keni qene me byth shkerdhyerit ,popull bythqir ,interesaxhi qe shiti besimin ,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS i vë drynin Kuvendit, seanca për huanë ushtarake 302 mln dollarë me SHBA zhvillohet me dyer të mbyllura
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  2. xxx on Pse heshtin artistët?
  3. Demotakercita on Pse heshtin artistët?
  4. [email protected] on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Dashi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?