Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 1 miliard njerëz do të vdesin nga duhani deri në fund të shekullit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Mbi 1 miliard njerëz do të vdesin nga duhani deri në fund të shekullit
Enciklopedi

Mbi 1 miliard njerëz do të vdesin nga duhani deri në fund të shekullit

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sikurse Kina. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “The Lancet Public Health”, i cili analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500,000 duhanpirësve kinezë në harkun e 11 viteve.. Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.

Studimi përfshiu 512,000 të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç, prej të cilëve 210,000 burra dhe 302,000 gra, të cilët ishin rekrutuar midis viteve 2004 dhe 2008 dhe të ndjekur për një mesatare prej 11 vjetësh, nga dhjetë zona të ndryshme urbane dhe rurale në Kinë. Nga të gjithë pjesëmarrësit, një në tre, kishte pirë duhan rregullisht të paktën në një moment të jetës së tyre. 1.14 milionë raste të reja të sëmundjes u diagnostikuan gjatë studimit dhe gati 50 mijë pjesëmarrës humbën jetën.

Nga të gjitha 85 shkaqet e vdekjes dhe 480 sëmundjet e studiuara, duhani ishte një faktor rreziku për 22 shkaqe vdekjeje (17 për burrat dhe 9 për gratë) dhe 56 sëmundje (50 për burrat dhe 24 për gratë). Krahasuar me jo-duhanpirësit, duhanpirësit kishin një rrezik mesatarisht 10% më të lartë për të zhvilluar ndonjë sëmundje; nga 6% e diabetit në 216 % të kancerit të laringut.

- Publicitet -

Problemi është më i madh te meshkujt kinezë, sepse ata normalisht pinë duhan gjithnjë e më shumë se femrat. Këta të fundit janë relativisht më të rrezikuar të vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe janë më të prekshëm ndaj efekteve të dëmshme të duhanit.

Pavarësisht gjinisë, duhanpirësit vdesin mesatarisht tre deri në pesë vjet më herët se jo duhanpirësit dhe ky hendek mes meshkujve pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, nëse nuk bëhet asgjë për të ndryshuar situatën.

Rreth gjysma e meshkujve që fillojnë të pinë duhan para moshës 18-vjeçare përfundojnë duke vdekur nga duhani, nëse nuk e lënë duhanin përgjithmonë. Dhjetë vjet pas ndërprerjes së duhanit, rreziqet shëndetësore për ish-duhanpirësit janë të barabarta me ato të jo-duhanpirësve që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Pirja e duhanit në Kinë është një problem shumë serioz. Rreth 40% e duhanit në botë pihet nga kinezët, pothuajse ekskluzivisht nga burrat.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I quajti “tam-tamexhinj”, kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe personat e tjerë në foton e mbuluar të kryeministrit
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?