Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbretëria e Bashkuar zgjat mbështetjen për KFOR-in të paktën deri në vitin 2028
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Mbretëria e Bashkuar zgjat mbështetjen për KFOR-in të paktën deri në vitin 2028
KosovëLajmi i fundit

Mbretëria e Bashkuar zgjat mbështetjen për KFOR-in të paktën deri në vitin 2028

Published: October 23, 2025
Shpërndaje
XHIMBA_Prishtina

Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet.

Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.

“Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin u bë në 2023, pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.

- Publicitet -

Qeveria në Londër tha se zgjerimi i mbështetjes së saj për KFOR-in deri të paktën në dhjetor të vitit 2028 bëhet për të zbatuar qasjen e ekzekutivit “NATO në radhë të parë”, siç parashihet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ndërkohë që rrit sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi për vazhdimin e mbështetjes së Britanisë për KFOR-in u bë para se të niste samiti i Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Londër.

“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke zgjatur mbështetjen për KFOR-in, ne po tregojmë rolin tonë si aleat udhëheqës i NATO-s dhe si shtet që qëndrojmë mbi vlerat e stabilitetit dhe demokracisë. Puna e ngushtë me partnerët tanë është vitale, jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për sigurinë në shtetin tonë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.

Ndërkaq, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Alistair Carns, tha se trupat britanike kanë kryer qindra misione për të mbështetur KFOR-in “dhe zgjerimi i këtij angazhimi do të mbajë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në KFOR aktualisht janë mbi 4.600 paqeruajtës nga 33 shtete.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 23, 2025 at 9:24 am

    Ashtu eshte o xhaxha! SHBA dhe Anglia jane kontribuesit kryesore ne clirimin dhe Mbrojtjen e Kosoves.Mbrojeni Ate vend te bekuar se ka vuajtur shume.Aferim Shtetar i madh i Shtetit Kosoves Albin Kurti,qe mbeshtetesh ne miq te fuqishem.
    Armatosu Kosove,Armatosu Kosove,Armatosu Kosove!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktivistja dhe ish-deputetja e Kosovës
  • Vendimi për Veliajn, Rama: Rasti i tij është unikal në Europë, kostot e këtij eksperimenti po i paguajnë qytetarët e Tiranës
  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

Komentet e Fundit

  1. Lola on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. demo on GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti do vazhdojë të mbahet në arrest me burg
  3. bilivideos.cc on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Berlin on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
  5. Berlin on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?