Politikani pro-perëndimor Nikolla Sanduloviç, i cili guxoi të kërkonte falje për krimet në Kosovë, flet për tensionet që ende janë të acaruara në Ballkan.
Sanduloviç rrëfen për The Guardian sulmin që, thotë ai, e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur. Ishte 3 janar ora 15:20 kur tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit.
Me një furgon të zi, personat e maskuar posa dolën jashtë makinës, i treguan Sanduloviçit se pse kishin ardhur: ish-sipërmarrësi dhe politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët kur konflikti ndëretnik tronditi Kosovën në 1998/99 pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Ishte e paimagjinueshme. Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i një fëmije të vrarë në Prekaz”.
“Pastaj filluan të më godisnin aq fort sa humba ndjenjat. Kur më futën në furgon, më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla.”
Sanduloviç, rrëfen për The Guardian se u torturua keq rreth gjashtë orë.
“Ata më ulën në gjunjë më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që bërtisnin ‘tradhtar’”, tha 60-vjeçari, duke treguar një krahun ende të mavijosur.
“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.
Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi.
12 ditët e ardhshme – me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore – do të kalonin në krahun mjekësor të burgut qendror të Beogradit, të ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare”.
Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e BIA-s serbe, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviçit në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh.
Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, me të vërtetë e kishin marrë atë, por nuk kishin përdorur çdo forcë fizike – taktika që shërbimet e tjera sekrete padyshim do të kishin përdorur.

j.l./ dita

Z.Sandulovic!Respekte,,Mirenjohje per SAKRIFICEN TUAJ,,ne emer te humanizmit.
Perendia te sherofte dhe te shenjterofte!
Je NJERI mes bishave..
A ka detyrim moral shteti i edi rames te ndihmoje per rikuperimin dhe akomodimin tuaj dhe familjes tuaj te nderuar.Po ka.
Lulet e perdellimit qe Ju vendoset ne varret e Jasharajve,jane per gjithe Kombin Shqiptar.
E mbeshtes Demon.
Po pse vertet e besoni teatrin e ketij Serbit? Por c’fare interesi ka ky ” Heroi ” qe te vuaj e dhunohet per Shqiptaret? Mos me thoni se eshte idealist dhe njeri i mire, sepse nuk ekzistojne te tilla specie ne politike. Ketij i kane dhene ndonje kacidhe dhe i kane thene te inskenoj ndonje skene, qe ju duhet per ndonje arsye,, si operacion psikologjik per budallenjte qe besojne cirkun.
Po pse vertet e besoni teatrin e ketij Serbit? Por c’fare interesi ka ky ” Heroi ” qe te vuaj e dhunohet per Shqiptaret? Mos me thoni se eshte idealist dhe njeri i mire, sepse nuk ekzistojne te tilla specie ne politike. Ketij i kane dhene ndonje kacidhe dhe i kane thene te inskenoj ndonje skene, qe ju duhet per ndonje arsye,, si operacion psikologjik per budallenjte qe besojne cirkun.
Fënda edhe kesaj radhe e kuptoi
E gjithe kjo histori “patriotike” enveriste mua me duket kontraverse dhe e dyshimte, sepse i mungon llogjika elementare politike qe Sanduloviç nuk e zbulon, sepse si ka mundesi nje politikan qe kerkon te mbledhe vota elektorale ne Serbi te beje HARAKIRI (vetvrasje japoneze) dhe te deklaroje para votuesve te tij serbe qe policet e kane torturuar me llogjet “Më detyruan të puthja fotot e agjentëve të vdekur në Kosovë”. Cfare torture eshte kjo?
KETU KA DICKA QE NUK SHKON DHE PHOENIX I TEORIVE KONSPIRATIVE KETE HERE KA TE DREJTE
sepse:
Ose Sanduloviç eshte nje debil dhe budalla i marre, ose dikush e paguan ta beje kete marri allogjike per nje politikan i opozites ne Serbi, kur dihet se opozita serbe e djathte eshte akoma me agresive se mazhoranca socialiste e Vucicit per ceshtjen e Kosoves, si ka ndermend Sanduloviç te fitoje votat duke deklaruar: “Më detyruan dhe torturuan të puthja fotot e agjentëve të vdekur në Kosovë” qe Hashim Thaci i vrau dhe u grabiti organet te Shtepia e Verdhe ne Burrel per biznesin e tij privat sic e vazhdoi edhe me pas kete biznes kriminal te Klinika Frankenshtajn pas luftes ne mes te Prishtines, dy hapa larg zyres se vet si President? Sanduloviç Me keto deklarata mund te kandidoje ne Kosove per deputet ose per t’i zene vendin Albin Kurtit, por jo ne Serbi ku agjentet e vrare e masakruar nga Hashim Thaci jane shpallur DESHMORE te Serbise, kjo do te thote sikur te ngrihet nga varri Xhafer Deva dhe te kerkoje votat e komunisteve per kreun e PS.
prandaj:
KETU KA DICKA QE NUK SHKON