Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media britanike: Vlora pritet të pasurohet me turistë me aeroportin e ri, hapja e të cilit vijon të shtyhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Media britanike: Vlora pritet të pasurohet me turistë me aeroportin e ri, hapja e të cilit vijon të shtyhet
AktualitetEkonomi

Media britanike: Vlora pritet të pasurohet me turistë me aeroportin e ri, hapja e të cilit vijon të shtyhet

Published: March 17, 2024
Shpërndaje

Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi, për të vizituar Kroacinë që është më e famshme. Por, vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve, përfshirë britanikët, të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura mund të vizitohen me një çmim shumë të lirë.

Dhe ky destinacion së shpejti mund të mirëpresë shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet të lançojë aeroportin e tretë ndërkombëtar, i cili do t’i shërbejë një prej qyteteve më të bukura të Rivierës Shqiptare. Ky qytet, Vlora, është bërë veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve falë vijës bregdetare shkëmbore, plazheve të bukura, ushqimit të jashtëzakonshëm të ndikuar nga kuzhina italiane dhe historisë së pasur.

Krijimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me siguri do të sigurojë një arsye tjetër për turistët për të udhëtuar drejt kësaj rivierë, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qendra ajrore në bregdet. Aktualisht, aeroporti më i afërt me Vlorën është në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në një distancë prej rreth 67 milje.

- Publicitet -

Një fluturim direkt nga Londra në Tiranë zgjat pak më shumë se tre orë dhe mund të arrijë me më pak se 100 £ edhe në pikun e sezonit. Planet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u njoftuan për herë të parë nga qeveria shqiptare në maj 2017. Katër vjet më vonë, Mabetex International, një grup i specializuar në inxhinierinë civile në shkallë të gjerë, tha se po planifikonte të investonte më shumë se 88 milionë £ (103.5 milionë euro) për fazën e parë e ndërtimit të aeroportit, duke përfshirë një pistë avionësh dhe terminal.

Në verën e vitit 2023, u raportua se aeroporti do të ishte gati për nisje deri në prill 2024, por hapja me sa duket u shty në mars 2025, ndërsa infrastruktura thuhet se do të përfundojë deri në dhjetor të këtij viti. Aeroporti i ri thuhet se do të përfshijë, midis strukturave të tjera, një pistë 1.9 milje, si dhe një terminal 12.43 milje katrorë, një kullë operacioni dhe një ndërtesë të brigadës së zjarrfikësve.

Zëvendëskryeministrja shqiptare Belinda Balluku u mburr në nëntor, gjatë vizitës në kantierin ku do të jetë aeroporti, se infrastruktura do të jetë inovative. Ajo tha: “I gjithë aeroporti do të mbulohet me panele diellore. Ato do të vendosen në mënyrë që të mos lindin probleme me uljen dhe ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MWH energji të rinovueshme, e cila do të jetë për nevojat e aeroportit.”

Aeroporti – që po ndërtohet në Akerni, 6.2 milje në veri të Vlorës – ishte një “punë e komplikuar” nga pikëpamja inxhinierike, tha gjithashtu zonja Balluku, pasi zona ku po ndërtohet është 6.5 metra nën nivelin e ujit, një çështje e zgjidhur përmes përdorimit të një kanali kullues.

Marrë nga Express.co.uk.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?