Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat amerikane: Trump do mbyllë disa ambasada dhe konsullata, priten shkurtime drastike fondesh për NATO-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mediat amerikane: Trump do mbyllë disa ambasada dhe konsullata, priten shkurtime drastike fondesh për NATO-n
BoteLajmi i fundit

Mediat amerikane: Trump do mbyllë disa ambasada dhe konsullata, priten shkurtime drastike fondesh për NATO-n

Published: April 16, 2025
Shpërndaje

Mbyllje ambasadash e konsullatash, shkurtime fondesh për NATO-n dhe organizatat ndërkombëtare: çfarë po planifikon Departamenti i Shtetit dhe cilat përfaqësi pritet të mbyllen në Ballkan?

Dy gazetat e rëndësishme amerikane “New York Times” dhe “Washington Post” njoftojnë se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësitë për shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit për 50 për qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e stafit të disa përfaqësive të tjera diplomatike jashtë vendit. “New York Times” dhe “Washington Post” i referohen një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.

Pjesë e planeve është edhe reduktimi i shpenzimeve për ndihmën humanitare, shëndetin global dhe organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Dokumenti rekomandon mbylljen e dy ambasadave të vogla në Evropë — në Luksemburg dhe Maltë — si dhe mbylljen e misioneve diplomatike në Grenadë dhe Maldive. Shumica e konsullatave të rekomanduara për t’u mbyllur ndodhen në Europë dhe përfshijnë disa destinacione turistike të preferuara nga amerikanët. Pesë prej konsullatave ndodhen në Francë — në Bordeaux (Bordo), Lyon, Marsejë, Rennes dhe Strasburg. Dy janë në Gjermani — në Düsseldorf dhe Leipzig. Dy të tjera, Mostar dhe Banjallukë, ndodhen në Bosnje-Hercegovinë. Dokumenti sugjeron gjithashtu mbylljen e konsullatave në Selanik, Greqi; Firence, Itali; Ponta Delgada, Portugali; dhe Edinburg. Jashtë Evropës, rekomandohet mbyllja e edhe katër konsullatave të tjera: në Douala, Kamerun; Medan, Indonezi; Durban, Afrikë e Jugut; dhe Busan, Kore e Jugut. Gjashtë nga ambasadat që dokumenti propozon për mbyllje ndodhen në Afrikë: në Republikën e Afrikës Qendrore, Eritre, Gambi, Lesoto, Republikën e Kongos dhe Sudanin e Jugut. Rekomandohet që funksionet e tyre t’u kalojnë ambasadave në vende fqinje.

- Publicitet -

“Washington Post” shkruan: “Çdo plan për shkurtime drastike të financimeve dhe eliminim të vendeve të punës pritet ta dëmtojë edhe më tej moralin në Departamentin e Shtetit, ku shumë nga punonjësit e zakonshëm kanë pritur që rikthimi i Trump në detyrë do të sillte një tronditje të madhe. ‘Pyetja që shtrohet është: nga pika e ulët e moralit aktual, a mund të gjejnë një pikë edhe më të ulët?’ – tha Ronald E. Neumann, një ish-diplomat karriere që ka shërbyer si ambasador në Algjeri, Bahrein dhe Afganistan”.

Ndërsa “New York Times” nënvizon: “Nëse do të zbatoheshin, shkurtimet e propozuara do të nënkuptonin që Shtetet e Bashkuara do të kishin një prani më të vogël diplomatike se Kina në Europë, ku aktualisht përfaqësitë amerikane i tejkalojnë ato kineze, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Lowy, një institut për politikën e jashtme me seli në Sidnei. Po ashtu, kjo do të thoshte që Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin edhe më prapa krahasuar me praninë kineze në Afrikë dhe Azinë Lindore, ku misionet kineze aktualisht janë më të shumta se ato amerikane”.

Dokumenti, shkruan “The New York Times”, përshkruan gjithashtu një shkurtim të plotë të financimit për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, duke përmendur si arsye “dështime të fundit të misioneve”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

A2

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Historiani says:
    April 16, 2025 at 9:05 am

    Ducja po i hap lufte tere botes,njekohesiht kerkon cmim nobel per paqe!?

    Reply
  • God bless America says:
    April 16, 2025 at 9:44 am

    Trump po i jep botes mundesi te mesoje te ece me kembet e veta e jo me paterica. Te mesuar me ato paterica der sot, dikujt mund ti merren kembet e te rrezohet, por gjithsesi duhet te ngrihet e te mesoje te ece. Ose te rrije ashtu rrezuar.

    Reply
  • Dashi says:
    April 16, 2025 at 10:27 am

    Ai është thjesht një delinkuent e gangster rrugësh e jo president . Evropa është ku e ku më e aftë se SHBA-ja , amerikanët janë kokëboshër që votojnë një rrugaç si Trump .

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 17, 2025 at 8:26 pm

    Besoj se:

    Perdorimi i inteligjences artificiale
    do beje te mundur qe me me pak
    punonjes te risish produktivitetin.

    Do rritet kerkesa per individe krijuse,
    ndersa pjesa tjeter qe zbaton procedura
    rutine do programohet nga Int.Artificiale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Komentet e Fundit

  1. Nena on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. Luan on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. K R on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. ANA on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Keta jemi ky eshte niveli on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?