Nga Migena Aleksi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka lidhur ambiciet për aneksimin e Groenlandës me dështimin e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, në një mesazh të pazakontë drejtuar kryeministrit të Norvegjisë.
Trump deklaroi se nuk ndihet më i detyruar “të mendojë vetëm në terma të Paqes”.
Ndërkohë, vendet europiane po shqyrtojnë përdorimin e asaj që quhet “bazuka tregtare”, pasi Trump ka kërcënuar me tarifa ndaj aleatëve europianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Groenlandës.
Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi “krejtësisht të gabuar” vendosjen e tarifave ndaj aleatëve dhe theksoi se e ardhmja e Groenlandës i përket popullit të saj dhe Danimarkës.
Ndërsa deklaron se nuk ndihet më “i prirur për paqen” në atë cep të botës, Trump vazhdon t’u dërgojë ftesa të gjithëve për Bordin e Paqes, një projekt aktualisht i përqendruar te Gaza, por që synon me të ardhmen të bëhet versioni i tij personal i OKB-së.
Një zyrtar izraelit bëri të ditur se Trump ka ftuar kryeministrin Benjamin Netanyahu të marrë pjesë në këtë bord.
Edhe Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë të tillë.
“Presidenti ka marrë një ftesë për t’iu bashkuar këtij Këshilli të Paqes” tha zëdhënësi i tij Peskov për gazetarët, duke theksuar se Kremlini është duke analizuar propozimin dhe kërkon bisedime me Uashingtonin për të kuptuar më mirë kushtet dhe rolin që do të ketë Rusia.
Nëse Putin, një figurë që ka qenë pjesë e skenës ndërkombëtare edhe gjatë viteve të fundit të tensioneve me Perëndimin, vendos të pranojë ftesën, do të shënonte një kthim të dukshëm të tij në mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar, edhe pse ai vazhdon luftën në Ukrainë dhe vazhdimisht e ka kritikuar Izraelin për ndërhyrjet e tij në Gaza.
“Board of Peace”, nën kryesimin e Trump pritet të luajë një rol strategjik në zbatimin e një plani 20-pikësh që vetë Trump e ka propozuar për të vendosur sipas tij një “paqe të qëndrueshme”.
Kjo strukturë është përshkruar nga Trump si “Këshilli më i madh dhe më prestigjioz i mbledhur ndonjëherë” dhe në të bëjnë pjesë figura të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë sekretarin e shtetit të SHBA-s Marco Rubio, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe udhëheqës të tjerë nga vende të ndryshme.
Ftesa është dërguar gjithashtu te liderë si Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Presidenti argjentinas Javier Milei, Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, etj
Edhe Bjellorusia (Belarus) deklaroi se ka marrë ftesë. Zyrtarë bjellorusë konfirmuan se Presidenti Alexander Lukashenko, aleat politik i Vladimir Putin, ka marrë “një ftesë personale” nga Donald Trump për t’u bashkuar me Board of Peace.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, ftesa është mirëpritur dhe shoqëria e tyre e sheh atë si njohje të rolit të vendit në arenën ndërkombëtare, dhe janë “të gatshëm të marrin pjesë dhe të shohin si mund të zgjerohet mandati i bordit përtej Gaza‑s”.
Franca ndërkohë ka refuzuar për momentin ftesën. Sipas raporteve të organizatave të lajmeve të cituara nga CNN dhe nga burime të tjera, Franca ka marrë ftesë nga administrata amerikane, por zyrtarë francezë kanë thënë se nuk synojnë ta pranojnë atë “në këtë fazë”, duke shprehur shqetësime për rolin e trupit dhe për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmave ekzistues të multilaterizmit.
Sipas mediave kryesore në SHBA ky hap i Trumpit nuk ka të bëjë me paqen në kuptimin klasik, por me arkitekturën e pushtetit që ai po tenton të ndërtojë.
Ka tre filtra kryesorë në këto ftesa:
Janë të dobishmit strategjikë, dmth fuqi që nuk mund të anashkalohen (Si Rusia, dhe ndoshta Kina më vonë), edhe kur janë kundërshtarë. Jo për konsensus, por për ta bërë projektin “të pashmangshëm”.
Janë aleatët e bindur, ku hyjnë vende pa ambicie autonome, pa veto, pa kapacitet bllokues. Klta janë të parrezikshëm politikisht, të parashikueshëm në votë dhe në foto. Këta i japin bordit legjitimitet numerik.
Ka edhe figura-simbol si ish-liderë, teknokratë dhe emra që duken “të respektueshëm” në Perëndim. Këta e bëjnë projektin të duket institucional, jo personal.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shqypnia eshte lilipute e vogel te komentoje per SHBA gjigande te madhe, prandaj le ta leme Trump dhe politikat e tij extravagante te hegjemonise boterore dhe te kapemi me politikat e Edi Rames qe po asgjesojne Shqypnine. Nje llaf amerikan i vjeter thote: “Kur nuk ke para dhe je pa breke ne bythe, nuk ke te drejten e fjales”, prandaj o Migena Alexi: “Ti nuk ke leka dhe je pa breke ne bythe, prandaj nuk ke te drejte te flasesh per politikat e Presidentit Trump ne Bote.” Me mire ulu dhe shkruaj per emisionin rezil “Te paekspozuarit” te MCN-TV me drejtues Ylli Rakipin ku barazohet Presidenti Trump me Hitlerin e Gjermanise dhe ASKUSH nga media jone kombetare nuk reagon, nuk reagojne as Institucionet e Kontrollit te Shtetit, madje as Kryeministri Vigjilent Edi Rama qe e cilesoi Trump si “ Hajvani nga Washingtoni” ne urimet per shqyptaret per Vitin e Ri 2026.
NGA BURON KJO MEGALOMANI ENVERISTE ALBANEZE SHOQERUAR ME NJE INJORANCE TOTALE ?
Vetkuptohet nga Koha e Qepes e Enverit, kur Diktatori Injorant i meshonte propagandes se tij se Shqypnia ishte “Fanar i m-l ne Bote”. Perseri ne emisionin “Te paekspozuarit” diten e hene, Ylli Rakipi pasi perzuri me fyerje halabaku gazetarin koleg Dyrnaja, kishte ftuar spiunin e Sigurimit Dritan Hilla si “gjak i ri” ne emisionin e tij Anti-Imperialist, qe sapo derdellitjet duke bere servilin e Edi Rames, pyetjes: “Po Trump ka ftuar edhe Bullgarine, madje koordinator i Bordit Drejtues eshte nje shtetas bullgar”, Drita Hilla pa e vrare fare mendjen e dallkaukut u pergjegj:
BULLGARET KANE NJE MILIONE TURQ, POR EDHE VETE JANE TURQ, JANE TURQ!
Dhe perseri ASKUSH nga paneli i gazetareve, as drejtuesi dallkauk pa shkolle Ylli Rakipi nuk reaguan fare per t’i the injorantit Dritan Hilla:
CFARE DERDELLIT KESHTU O DALLKAUK?
vazhdon:
Zoti Trump na nderove
Edi Ramen e shpetove.
Kur te shaje prape or Drago
Ftoje ne Mar a Lago.
Ajo ftese e Trump qe ka ardhur pra ne duart e Rames e ka eksaltuar aq shume mediat i tij, ka vajtur dhe ne duar te Lukashenkos i cilesuar diktator kudo ne bote.
Ne fakt jane te dy diktatore te njellojte brenda vendeve te tyre por me ndryshimin e vetem se jashte vendit jane i pari bythlepires i perendimoreve e i dyti i Putinit.
Makron i shpallur nga Rama si mik i tij nuk e ka pranuar ate ftese, ndoshta pikerisht se nuk eshte si Rama e Lukashenko.
PD-istët janë bërë për të vrarë veten, që kur Trump ftoi Ramën në themelimin e Programit të paqes. Ata që nuk linin një minutë pa thënë që Amerika ia ka hequr vizën Ramës, se Delta Force do shkojë ta arrestojë në Surrel etj etj. Tani kanë mbetur si mut. Rama prapë fitoi.