Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, qytetarët dalin në protestë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Miratohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, qytetarët dalin në protestë
KosovëLajmi i fundit

Miratohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, qytetarët dalin në protestë

Published: April 11, 2025
Shpërndaje

Një numër qytetarësh kanë filluar një protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës të premten, pak orë pasi rregullatori i energjisë miratoi kërkesat e operatorëve energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Derisa bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) nuk tregoi në mbledhjen e së premtes se për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.

Njëri nga organizatorët e protestës nga grupi “Asnjë cent më shumë”, tha se bordi i ZRRE-së i ka shpërfillur kërkesat e qytetarëve dhe paralajmëroi vazhdimin e protestave.

- Publicitet -

“Thirrja jonë e përbashkët sot u shkoi në vesh të shurdhër zyrtarëve të ZRRE-së: Asnjë cent më shumë. Sot në mënyrë arbitrare, në mënyrë jolegjitime dhe në mënyrë të njëanshme, bordi i rregullatorit mori vendim pa i pyetur dhe pa i marrë parasysh komentet e qytetarëve. Ata nuk e përfaqësojnë popullin”, tha ai.

Protesta nisi në mesditë në sheshin Zahir Pajaziti në qendër të qytetit dhe vazhdoi te zyra e rregullatorit të energjisë në lagjen Pejton.

Organizatorët paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj vendimit të ZRRE-së më 14 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kjo është protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës në vend, pas asaj më 5 prill.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

Bordi i ZRRE-së i miratoi kërkesat e tyre në mbledhjen e së premtes, dhe tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim. Më herët, ZRRE-ja njoftoi se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • DRENICA E KUQE says:
    April 11, 2025 at 1:41 pm

    Qeveri dhe administrate hajnash e hajdutesh zyrtare, mbeturine serbo-jugosllave, e cila ka ngritur ne ekstrem çmimin e ngrohjes, pa asnjë nevoje, sepse, avulli me te cilin punon ngrohtorja e Prishtines, po s’u shfrytëzua -shkon dem. Kjo qeveri dhe administrate lavire nuk ka ditur dhe nuk di asnjëherë per ulje çmimesh dhe kjo e tregon “fytyrën” e vertete te saj… edhe per rrymën me shtrenjte dhe nukj kupton fare pse protestojnë njereit dhe qytetaret ne hall… Sido qe ta analizosh, te gjitha i mveshen ZRRE-se, po çmimet i ngritin vete hajnat e ndërmarrjeve publike ne marrëveshje me ZRRE-ne…
    Duhet t’u lehtësohet jeta qytetareve, o hajna te mbetur te politikes e te administratës serbe e jugosllave dhe kjo arrihet duke i ulur çmimet!…

    DRENICA E KUQE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?