Një zhytës (skuba) dhe fotograf nënujor kapën momentin rrëqethës kur një turiste e re u kafshua nga një peshkaqen në ujërat e Maldiveve, në Oqeanin Indian. Videoja tronditëse është kapur nga 37-vjeçari Ibrahim Shafeeg, i cili ka filmuar shoqen e tij bukuroshe, Carmen Canovas Cervello, e cila ka përfunduar me një plagë me diametër 15 centimetra.

Ndonëse ngjarja ndodhi sa hap e mbyll sytë, peshkaqeni la një gjurmë të konsiderueshme në shpatullën dhe shpinën e tij. Sipas gazetës ‘Mirror’, Ibrahimi dhe Canovas kanë mundur të dalin nga uji për të pastruar më pas plagën. Në fakt, pasi u verifikuan se lëndimi nuk ishte i rëndë, të dy vendosën të zhyten sërish në ujë dhe të vazhdojnë aventurën!
