Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Rama ka të drejtë kur gjykon se thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB nga Serbia për çështjen e dinarit në Kosovë ishte e pakuptimtë por ndërkohë, tjetër gjë është thirrja e saj dhe tjetër gjë ajo që ndodhi gjatë saj.
Serbia nuk surprizoi kënd me tentativën tek KS. E ka bërë natyrë të dytë t’a shndërrojë paradoksin në normalitet dhe pret, në absurdin e saj, që edhe bota t’a quajë të zezën të bardhë kur dihet historikisht se shkaku i tensioneve dhe i konflikteve në rajon mbetet shovinizmi sërb.
Megjithatë, ndonse cilësohet e pakuptimtë thirrja e tij, mbledhja e KS mori kuptim sepse rikonfirmoi para botës mbarë se Sërbia zyrtare mbetet po ajo. Nuk njeh realitetin por fabrikon një të rremë që e shet më pas si fakt e normalitet por që i shndërrohet në bumerang kur pret që edhe bota t’a pranojë si të tillë!
Ndonëse Sërbia nga njëra anë nuk e pranon Kosovën si realitet dhe quan krahinë të saj, nga ana tjetër ajo pranon botërisht se e ka të pamundur t’a trajtojë atë si çështje të brëndëshme (qasje tipike e shteteve autokrate) ndaj dhe duke u kuturisur e trokitur në derën e KS ajo pranon indirekt se nuk ka autoritet atje dhe Kosova është shtet në punën e vet!
Dhe kjo qasje, mbase është e pakuptimtë për Sërbinë që ia fut vetes por merr shumë kuptim për Kosovën sepse reklamon e fakton para KS shtetësinë e saj.
Ndonëse mbledhja e KS cilësohet e pakuptimtë në thirrjen e saj, ajo pati kuptim sepse Kosova zuri vënd në tryezë dhe pati rastin e foli dhe mbrojti qasjen e saj jo vetëm duke treguar anën tjetër të medaljes në lidhje me dinarin sërb por dhe kontekstin e gjërë e historik të problematikave të së shkuarës në rajon duke i rikujtuar botës mbarë se hendeku mes vlerave perëndimore e atyre autokratike e bartësve të tyre mbetet po aq dramatik sa edhe më parë. Me këtë mbledhje Sërbia i dha mikrofonin Kosovës dhe kjo në vetvete i dha kuptim këtij takimi ku për Kosovën, foli vetë Kosova!
Ky takim në KS pati kuptim kur mendon se Sërbia u nis të vinte vetulla por nxorri sytë teksa Kosova ia doli t’i artikulonte sërisht të vërtetat historike këtë herë në atë podium të lartë. Politika zyrtare e Tiranës duhet t’a përshëndeste këtë gjë, përtej një citimi në median sociale, sepse të vërtetat shqiptare në podiumet e botës, pavarësisht se thuhen nga Tirana apo Prishtina zyrtare, peshojnë njëlloj dhe politikanët shqiptarë pa dallim duhet të inkurajojnë e përgëzojnë njëri-tjetrin sa herë përmënden ato.
Të lëna rrugës!
Rama vetë ka thënë botërisht plot të vërteta për padrejtësitë në rajon. Në Beograd, Këshillin e Europës, OKB e kudo ku ka patur mundësinë dhe është përshëndetur nga të gjithë. Por të vërtetat e patriotizmi nuk kanë “patentë” apo të drejtë autori dhe Tirana e Prishtina zyrtare nuk duhet të krijojnë përshtypjen se janë në garë protagonizmi për to!
Të vërtetat historike që bota duhet të dëgjojë janë të shumta e të përbashkëta nga Kosova, Lugina, Çamëria etj dhe ato bien më shumë në sy e dëgjohen më mirë kur thuhen me një zë.
Bota shqiptare në rajon lyp koordinim të përpjekjeve për pohimin e të vërtetave historike dhe etapat drejt korrigjimit të padrejtësive shekullore. Rasti i Ballkanit të Hapur le të shërbejë si mësim për të ardhmen për të mos bërë gjërat fakt pa u këshilluar me njëri-tjetrin më parë. Pavarësisht se si formulë ai mund të afirmonte entitetin e Kosovës në rajon, dëshirës së mirë e arsyes së hapjes së tregjeve e lëvizjes së popullsisë (si thelb i vetë BE) ku e vetmja e ndarë mes shtetesh është ajo shqiptare, ai nuk e pati të gjatë sepse Kosova nuk u bë pjesë e tij.
Kjo ngriti pikëpyetje për largpamësinë e Tiranës zyrtare që u ul gjatë në tryezë e humbi kohë të vyer me Sërbinë ndërkohë që Kosova refuzoi në parim.
Ballkani i Hapur mund të ishte vërtet një mekanizëm i dobishëm përafrimi ndaj integrimit në BE sa kohë Sërbia nuk do të ishte ajo që është. Në parim rreziku ekonomik nga hapja e tregjeve të pabarabarta nuk ka pse të jetë arsye kundër tij.
Do të ndodhë një ditë kur mbarë rajoni të jetë në BE dhe fajin nuk na e ka kush, as BE, që nuk kemi industri e jemi katandisur në vënd tregtarësh dhe hanxhish bujtinash me turizmin që po derdhet “lumë”! Vetëm nëse i themi JO edhe vetë BE!
Ballkani i Hapur dështoi sepse Tirana e Prishtina nuk u bënë një dhe kjo ngre rëndësinë e “vetos” mes nesh për çdo projekt që prek botën shqiptare në rajon. Për fat të mirë, sot Prishtina zyrtare ka zërin e saj dhe kjo i mundëson Tiranës dhe Prishtinës së bashku të flasin më me forcë për kauzat shqiptare në gadishullin Ilirik në rradhë të parë Luginën e Preshevës, Sanxhakun etj nën Sërbi dhe Çamërinë, arvanitasit e shqiptarët në Greqi.
Nëse Sërbia flet në emër të sërbëve në Kosovë e Greqia në emër të minoritetit në jug, Prishtina e Tirana duhet të flasin në emër të shqiptarëve në Luginë, Sanxhak e kudo në Sërbi dhe Çamëri, arvanitas e shqiptarë në Greqi duke kërkuar reciprocitet qoftë në organizim e vetadministrim lokal, shkollim, financime, monedha në qarkullim etj.
Kryeshteti amë!
Për shqiptarët në Luginë sot tok Kosova e Shqipëria janë shtete amë. Por nëse Sërbia refuzon të diskutojë në parim për reciprocitet me Kosovën sepse nuk e njeh atë, atëhere roli i Tiranës është vendimtar dhe detyrim historik për reciprocitetin me të drejtat e shqiptarëve ende nën Sërbi dhe lobimi ndaj aleatëve tanë për to, deri edhe thirrja e një mbledhjeje të KS në OKB, do të kishte vërtet kuptim.
Rolin e kryeshtetit amë Tirana duhet t’a dëshmojë edhe ndaj fatit të kauzës kuq e zi në Greqi. Sikurse me Sërbinë dikur, edhe me Greqinë Rama e nisi me letra të hapura por sot për Çamërinë e arvanitasit nuk po pipëtihet më ndërkohë që Greqia nuk le rast ordiner të kalojë pa krijuar probleme për integrimin drejt BE. Greqia e di se futja në BE do të hapë kufijtë e kutinë e Pandorës bashkë për të drejtat shekullore shqiptare të mohuara padrejtësisht ndaj dhe “belerët” nuk do të sosen dhe nëse është e thënë që integrimi drejt BE të merret peng pafundësisht nga Greqia, të paktën të dihet botërisht se po ndodh për të drejtat tona historike dhe jo “tymueset” greke që maskojnë padrejtësitë e së shkuarës ndaj nesh.
Patriotizmi nuk është pengesë drejt BE (rasti i Kroacisë deri Sërbia para nesh drejt BE pavarësisht shovinizmit të saj) ndaj dhe politikë e mënçur nuk është të lëshosh pe për të patur perëndimin pas. Do të ishte e kollajtë por poshtëruese, deri antikombëtare nëse tenton të fshehë paudhësi e abuzim me pushtetin e garanci perëndimore për të vijuar me të. Politikë e mënçur dhe atdhetare është të mbrosh të drejtat e tua duke e patur perëndimin pas duke folur si duhet e bindur atë.
Sot kemi dy shtete amë shqiptare në gadishullin Ilirik dhe integrimi para se të fillojë nga bota, fillon nga vetja. Dje ishte Rama, së fundi ishte rradha e Kurtit të shpaloste botërisht të vërtetat e rajonit në OKB. Kushdo që ka rradhën e flet nesër, flet në emër e duhet përshëndetur nga të gjithë.
Dhe sa kohë flitet për të drejtat tona kombëtare, çdo tryezë, mbledhje apo takim, merr kuptim!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Cfare Shteti Ame flet o Artan?Po ndiqja lajmet ne TVSH,kryelajmi ishte Mungesa e Lindjeve,Braktisja e Vendit,Pas 10 vjetesh Shqiperia nuk do te kete Fuqi punetore.Skema pensioneve do bjere ne kolaps,.Shifrat Arian thonin qe ne 1990 linden 88 mije bebe,Ne vitin 2023 ,23 mije bebe,Shto dhe ata mijra qe hikin cdo vit.Pas 10 vjetesh Ne do jemi shteti gjysh,jo shteti ame.Rama do ti fitoje edhe zgjedhjet e ardhshme,,por medet,.,Do psoje si Ay pronari qe fitoi gjyqet me rivalet per tokat buze lumit,,por i toleronte fadromat qe rrembenin reren dhe zhavorrin,.Avash avash,vit pas viti Lumi ja grreu dhe ja mori me vete gjithe tokat megjithe Shtepine dykateshe.Te rrofshin fitoret o Rame. Ato Vjedhjet me PPP dhe koncesionet jane Fadromat dhe Buldozerat,qe po e merr Shqiprine Lumi.
gjysma jashte vendit! Na rrofshin turistet… lepe peqe me boten se ia di pislleqet, shpresa eshte Bashe gjumadhi apo Berisha qe krifet ne dritare… ben palle Rama, I nderron xholat poshte se eshte bere sulltan, kurtit I jep leksione, deri dje pinte vere me vucicin e serboles dhe micos se greqires I ben bust te babes… njeri pa kurriz me boten e ben arrogantin me popullin qe po e katandis jabanxhi ne vendin e tij, prandaj ikin njerezit se o ne shi o ne bresher kjo pune…
Blegtor i mire eshte Ay qe shton e shumon dhente,,Drejtues Shteti eshte Ay qe shton e pasuron popullin e tij.
Italia fashiste e gjeti kete popull me 1939 me 800 mije banore,.Facizmi dhe nazizmi e lane kete popull ne 1945 me 1 miljon banore,me 2 miljon e 600 mije krere bageti ,me magazinat plot me mall italjan,me stofra Hinglizi magazet me drithe,,me qypat plot me florinj dhe lekun shqiptar te fuqishem si dollari.
Diktatura enver hoxhes e mori kete popull me 1 miljon banore dhe e dorzoi me inventar 3 miljon e 400 mije banore,cope e cike me barkun zgropull,,por gjalle shyqur,,
Sali Berisha e mori me 3 miljon banore dhe e dorzoi po 3 miljone banore.Ca zengjina ca me lope,ca me dhi,e conin buken ne shtepi.
edi rama e mori me 3 miljon banore,sot ka 1 miljon e 400 mije,
kur te ngrihet nga karrikja,kur ti vje me dhi,do lere 780 mije pensionista,qe s`ka kush tu paguaje pensionet.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Doli prape Tan Duka
Fillon e PELLET
Por akoma s’di
C”eshte nozioni SHTET
Mjere ne te mjere
Pa’toke,ajer,DET
Tani i Dukaj e
Pellet per ‘KRYESHTET’!?
Ish SHqiperija pa’ popull
Shtylla e shtepise-SHTET
Tani ‘shkencetari’
Perrallis per ‘KRYESHTET!?
Per dy ‘kryeshtete’
Na perrallis i NGRATI
Nje qenkerka i Albinit
Tjetrin e Ka i ‘GJATI’!?
ShQIpot neper Bote
30 Vjet pa’ SHTET
Deliranti Duka
Perrallis per ‘KRYESHT’!?
Ne Athine takova nje shokun tim shume te afert,nje njeri nder shoket me te shkelqyer,me origjine te larget vllahe, te paret e tij ishin vendosur ne Shqiperi para 400 vjetesh,njeres te beses,puntore,te ndershem.Kishte emigruar ne Greqi ne vitin 1994,per dore mbante djalin pesevjecar, e perkedhela femijen ne gjuhen shqipe, ai me shikonte i habitur,e pyeta mikun e shokun tim,nuk di djali shqip, ai duke buzeqeshur mu pergjigj,”se pari do te mesoje vllahcen se e ka gjuhen e origjines,do mesoje greqishten se e ka gjuhen ku jeton,do mesoje anglishten se eshte gjuhe qe i duhet neper bote,me shqiperine tashme nuk e lidh asgje ndaj nuk ka arsye tja mesoj”Desha tu pyes ju Z Artan Duka a e di ke ka R A M A gjuhen e O R I G J I N E S se vetem ajo vazhdon te flitet nder breza, pamvaresisht se ku eshte i detyruar te shperngulet njeriu.Nje shembull tipik jane dhe arvanitasit,te shperngulur nga trojet ame qe ne 1250 por gjuhen e ruajn edhe sot me gjithe trysnine kriminale te nacional-shovinizmit grek.Perfundimisht, a eshte Rama shqiptar?????????????
Z. Duka, protagonizem, kur eshte fjala per shqiptaret dhe per Shqiperine, nuk ben Tirana shqiptare, por, e keqja eshte se protagonizem po ben ana e kundert – Prishtina e udbashave e pasardhesve te tyre “shqiptare”, ‘patriot pas patrioti’, qe tere jeten e tyre kane punuar kunder shqiptareve -per Serbine e Jugosllavine e Tites… Ju, thoni e shkruani “… ku për Kosovën, foli vetë Kosova!”… Kjo nuk qendron, sepse, po te fliste Tirana a Kosova shqiprtare ne OKB, do te fliste per Hagen dhe per burrat qe mbahen padrejtesisht atje, ndersa ju nuk i kurseni se levduari te gjithe ata e keta qe bien ne lojen e Vuçiçit e vuçiçve tjere…, qe eshte turpi i politikes dhe diplomacise shqiptare, nese ka mbetur ndonje grime shqiptarie ne horizont…
Monopol te ‘patriotizmit’ po mban UDB ne Prishtine dhe ne Tirane, fatkeqesisht!!!
DRENICA E KUQE
Zoti A.Duka:
-Në Shqipëri e Kosovë jan 2 personazhe që duan shumë njëri-atrin por JOOO Shqipërinë dhe Kosovën,duke dal KUNDËR SHBA,BE.
-KM E.Rama ka kën & është proPERËNDIMOR dhe i ka rekomanduar A.Kurtit që më par sa të marr vendime të konsultohet me ATA QË E KAN ÇLIRUAR E BËR SHTET KOSOVËN.
-Kur E.Rama fliste pro Kosovës në Sërbi,Bruksel,Kremlin e gjektë..drejtuesit Kosovar deklaronin haptë.”..Nuk ka çi duhet E.Ramës me Kosovën,ne jemi Shtet i pavarur..”
-Dhe A.Kurti në zbatim të shpifjeve të mikut të tij në Tiranë-Non gratës krijoi L/VV në Shqipëri dhe delegon kandidat për deputet në Tiranë,Gjirokastër dhe Lezhë,ku të 3 sëbashku morën 200 vota.
-Shkurt: E.Rama u bie drwjtuesve Kosovar me PAMBUK,ndërsa këta i bien me gur..! Jan 100 fakte të këtilla.
-Fakti që A.Kurti bllokoi DINARIN Sërb në Veti,përsëri doli kundër SHBA+BE..dhe ka trezik të madh bojkotin Perëndimor ndaj Kosovës për faje të A.Kurtit që po del kundër të gjithëve përveç NON GRATËS në SHQUP..!
Zoti A.Duka:
-Në Shqipëri e Kosovë jan 2 personazhe që duan shumë njëri-atrin por JOOO Shqipërinë dhe Kosovën,duke dal KUNDËR SHBA,BE.
-KM E.Rama ka kën & është PROPERËNDIMOR dhe i ka rekomanduar A.Kurtit që më par sa të marr vendime të konsultohet me ATA QË E KAN ÇLIRUAR E BËR SHTET KOSOVËN.
-Kur E.Rama fliste pro Kosovës në Sërbi,Bruksel,Kremlin e gjektë..drejtuesit Kosovar deklaronin haptë.”..Nuk ka çi duhet E.Ramës me Kosovën,ne jemi Shtet i pavarur..”
-Dhe A.Kurti në zbatim të shpifjeve të mikut të tij në Tiranë-Non gratës krijoi L/VV në Shqipëri dhe delegoi kandidat për deputet në Tiranë,Gjirokastër dhe Lezhë,ku të 3 sëbashku morën 200 vota.
-Shkurt: E.Rama u bie drejtuesve Kosovar me PAMBUK,ndërsa këta i bien me gur..! Jan 100 fakte të këtilla.
-Fakti që A.Kurti bllokoi DINARIN Sërb në Veri,përsëri doli kundër SHBA+BE..dhe ka rrezik të madh bojkotin Perëndimor ndaj Kosovës për faje të A.Kurtit që po del kundër të gjithëve përveç NON GRATËS në SHQUP..!
Mbete gomar o kapterri Teme!⅝
Servil i ndyre ke qene qe kur ishe shef i Degës Ushtarake ne Fier!
O HETHEM I MJERI TI
NXJERR NGA GOJA KAKERDHI
RRI I QETE O DJALOSH
DUHET TANI TA KUPTOSH
ASKUSH SKA NEVOJE PER TY
HA PERSHESHIN E BJER E FLI
Te lumte Z. Duka, shkruar qarte e Shqip! FLM
Shqiptarit te mire Artan!
Shkrimet e Tia jane ndihmese e real le ne ceshtjen kombetare. Me edukate e shume brume tregon se ka shume njerez te ndershem qe , me modesti, japin ndihmen e tyre per Shqiperine e shqiptaret. Jep mendime dhe zgjidhje , larg sharjeve , ofendimeve te njerezve qe s’ u thote goja nje fjale te mire.
Bravo Artan , vendi ka shume nevoje per njerez te mire! Te lumturi! Vazhdo shkruaj se ka plot njerez te mire qe te lexojne e te nderojne !