Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, Rama: Bashkë ne ndamë, thyem dhe rindamë bukën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, Rama: Bashkë ne ndamë, thyem dhe rindamë bukën
Politike

“Mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, Rama: Bashkë ne ndamë, thyem dhe rindamë bukën

Published: November 2, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se Fatos Nano “i dha Partisë Socialiste një frymë të re” e pa atë, kjo forcë politike nuk do të ishte këtu ku është sot.

“Në selinë e partisë qëndron një foto e tij, që për mua është pamja më domëthënëse”, deklaroi Rama.

“Askush nuk mund të vërë në dyshim se kontributi i tij për Kosovën e shqiptarët e rendit në rreshtat e historisë së nderit të Shqipërisë”, shtoi Rama.

- Publicitet -

Rama kujtoi kohën kur Nano u persekutua me 4 vite në burg dhe rikthimin në krye të qeverisë së vendit.

“Rindërtoi shtetin nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97, duke u përballur me një opozitë që shkoi deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij fizikisht. Kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por për t’i dhënë lamtumirën. Do të më mungojë komunikimi ynë si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, këshillat e tua që vinin të qëruara mirë duke më ndihmuar për të vënë pikën mbi i”, u shpreh Rama.

“I thonë një fjale vdis, pa të të dua! Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tonë të viteve të fundit, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e personazheve të ndryshëm tërë ç’u tha e çfarë u shkrua për ty qysh se doli lajmi se ti ike përgjithnjë. Po sa të paskan dashur e admiruar mor burrë i dheut! Edhe ata që të vunë shkopa nën rrotë, mezi pritën sapo morën vesh se nuk do t’i hapësh më sytë, edhe ata që të kallën në burg, e që të lëshuan për vite tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje si t’i kanë qëndisur fjalët…Plasja më vjen!”, tha Rama në nisje të fjalës së tij të lamtumirës për Fatos Nanon.

“Më ra puna e vështirë e të parës lamtumirë që i jepet të parit kryetar, themeleus të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark faqes së bardhë në ekran, m’u ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao Ce Dunit. Mu duk vetja si ai drejtori i Metalurgjikut që do të njoftonte vdekjen e kryetarit”, shtoi kryeministri.

“Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi e bëri histori, është një rast tejet i veçantë për t’u përcejlë me fjalët e rastit pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia jonë zhvilluar mes ekstremesh, nga birësimi im në familjen socialiste, ka vend vetëm për një fakt, nëse jam sot unë zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën e kryetarit, kur shtëpia e socialistëve nuk qe ajrosur ende nga era e së shkuarës”, theksoi kryesocialisti.

“Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!”, e mbylli ai fjalën e tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    November 2, 2025 at 1:50 pm

    Or po qe te birsoi ty Fatos Nano,i beri varrin vetes si Veprimtar Politik edhe sikur ne pushtet mos ishte me kurre.
    Sikur trashegimtar te kishte lene Majkon,Nano do te ishte perhere i pranishem ne tryezat e partise Socialiste.
    Merimange TARANTULA me te lig se Edi Rama nuk mund te gjente ne Tirane Sali Berisha.Sepse katundaret ne zgavrat e errta te Brrakoqefalit,fshehin opinionin se qytetaret jane tolerante,axhami,budallenj, dhe mund t`ja marresh simiten nga dora kollaj..!
    Po ja doli nje Tarantule me i lig se Berisha ne kryeqytet,i lindur brez pas brezi qytetar,qe e lidhi malokun me fije merimange,ka 12 vjet qe perpelitet si miza mutit ne rrjeten e merimanges.

    Reply
  • xxx says:
    November 2, 2025 at 2:19 pm

    Me koston e madhe te vdekjes kombetare prapeseprape.
    Zgjidh e merr, thike a helm.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 2, 2025 at 2:41 pm

    Politikisht Nano kish vdekur me kohe. Erdhi nja dy​here kur behej tenderi per president, por as Saliu dhe as Edi nuk ia plotesuan deshiren. U zgjodhen presidente si Bujar Nishani dhe Ilir Meta. Ky I fundit ishte ai legen burre qe cilesoi demonstruesit e 21 janarit kokepalare. Per hir te pazarit politik dhe nje darke te levduar me ngjala Meta u be kryetar parlamenti e pastaj presidenti me I mire I te gjitha koheve(?!). Keto jane fjale​qe I ka thene ky zoteria ketu, dhe ky eshte famoz per ta pjekur peshkun nga te dy anet. Dmth Nanon gjigand, reformator, tolerant, evropian e larpames aty e kishit. Jo aty tamam, se vente e vinte ne Vjene si vjenez importi. Por tani iku dhe I marrte me vete vlerat dhe difektet, fitoret dhe disfatat, dhe hallallin e harramin. Me siguri ka firmosur koncensione qe I siguruan nga miqte perfitues te mira materiale dhe nje jete mbi mesataren ngado ku I shkelte kemba. Do thoni ju cfare​eshte korrupsioni nqs keto nuk jane fryte korrupsioni? CA do thone qe kur hante x, y, z, qysh te mos hante ai? Epo, lavdi trimave te korrupsioni atehere! Nano I katandis ti lypte nje post presidenti Edit. Pa leri keshillat dhe denglat, ia hodhe si top Ilir Metes, legenit tjeter qe tallavitej e thoshte se Nanon è kishte shofer personal. Dmth perfundoi Nano ta merrnin perbythe dy kaqola, se keta po loznin me pazar te madh. Pa c’pa Nano dhe iku. Thane qe do formonte nje parti me Malajn, po as ky nuk kishte elektorat. Si duket ky we momenti kur e kujtuan se kishte dale perfundimisht nga skena. Po nga I di une keto? Po ja, nga gazeta ketu, qe per mungese faqesh 🤔nuk mban shenim kronologjine reale te fakteve. Nano nuk themeloi PS, ai thjesht u caktua si kryetar I PPSH me emer te ri. Miratuan nje statut alla perendimor te cfaredo partie te majte dhe u be “reforma”. Edhe sot e kesaj dite baza reale e PS jane kryesisht familjet e Komuniste e, ato we e paguan me sakrifica kete shkerdhatokraci, sic ia vuri emrin pijetari real dhe virtual Dritero Agolli.

    Reply
  • capi says:
    November 2, 2025 at 2:57 pm

    Tepsia, buka ky eshte bere si furxhiu i lagjes xha Jani ndjes paste. Po ai i shkreti nuk ishte afte te gjente as grua, dhe ashtur vdiq beqar, por ky te thane tepsine as therrime per te tjeret nuk le.

    Reply
  • ndreqje gabimi says:
    November 2, 2025 at 3:35 pm

    Jo censure ne fjalet e fundit ; ” Mos vdeksh kurre Fatos NANO…qe me more e solle ketu ashtu sic edhe vete ke thene ME THONJ PA PRERE ”

    Reply
  • ¿? says:
    November 2, 2025 at 4:36 pm

    Fatos Bixhozi as nje here nuk pati lurajon ta zbulonte se kush e urdheroi te te merrte ty nga makaronat e Parisit e te te bente minister qe te hapi rrugen per t’ia futur sa krahu Fatosit vete, pa leri ato bukrat e rindara, hipokrit. Mllefi i Fatos Guximtarit deri aty sa te shfrente qe te solli me thonj te paprere shkoi, nuk guxoi te thoshte kush e urdheroi. Mos vdeksh o Edvin Kristaq Rama pa u zbuluar se kujt i sherbeve dhe i sherben ti. Padroni jot me gjithe ate po iu duke limon i shtrydhur do te te urdheroje te sjellesh ndonje tjeter. Kij kujdes se edhe ty mund te te vije ora.

    Reply
  • info analitike says:
    November 2, 2025 at 7:28 pm

    Sa i peshtire deri ne neveritje eshte Kriekaqoli! Nuk arriti kurre te behet njeri e te kete ca moral as ne momentet me solemne. Si nuk e pranoi njehere si burrat qe eshte sjelle si harbut me Fatos Nanon! Megjithe te metat e veta, Fatosi dukej gjigand perpara vogelsise se Kriekaqolit e kete nuk e mbulon dot me llafe boshe e me fjalime patetike e hipokrite..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?