Auron Tare
Një miku im më dërgoi një postim të Muzeumit Historik Kombëtar mbi një aktivitet të organizuar për Masakrën e 4 Shkurtit. Kam botuar nga origjinali kujtimet e Kadri Cakranit për këtë ngjarje dhe besoj se kjo ishte edhe arsyeja që më dërguan prezantimin e Muzeumit Kombëtar. Duke qënë se nuk i ndjek aktivitetet e këtij Institucioni nuk kam asnjë ide se me cfarë merret me ky Muze, u interesova pak. Miku im më shkruan se tashmë Muzeu kishte një Drejtor të ri që vinte nga komunitetit rom dhe nuk ishte historian. (Të them të vërtetën një Drejtor institucioni nuk ka përse të jetë historian por administrator i mirë.)
Gjithsesi përtej cështjeve të Drejtorit që nuk më interesojnë apo me perkasin, prezantimi qe pashe ishte nje prezantim tejet amator dhe ne vazhdimesi te nje historiografie te manupuluar qe ne origjine. Masakra e 4 Shkurtit e kryer nga forcat gjermane dhe numri 84-të të vrarë janë dy nga pikat kryesore të manipulimit historik.
Edhe pse dokumentacioni i ri i botuar mbi këtë ngjarje është lehtësisht i gjetshëm, Muzeu Kombetar pra Institucioni më i rëndësishëm i memories kombëtare nuk mer mundimin të japë një pasqyrë realiste të bazuar në dokumentacionin historik.
Muzeu Kombëtar në postimin e tij vazhdon rrëfimin tashme te anashkaluar të Masakrës dhe terrorizimi i banorëve të Tiranës bëhej nga trupat gjermane që gjendeshin në qytet me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre. Muzeu Kombetar nuk ka marre mundimin te pakten te lexoje dokumentat e arkivit gjerman botuar disa here nga studiuesi Dr. Maringlen Kasmi ku qartesisht vihet ne dukje se gjermanet jo vetem nuk kishin asnje lidhje me kete ngjarje por dhane urdher qe ti rrinin larg ngaterresave midis shqiptareve te perfshire ne kete perplasje.
Në raportin ditor të Divizionit 297, XXI A.K, të datës 3.2.44 shkruhet se
“(…) Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Komandanti i Përgjithshëm (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti (…)” nga shkrim i Dr Maringlen Kasmit ne Gazeten Dita.
Qe gjermanet nuk kishin asnje lidhje me kete Masaker eshte shume e qarte jo vetem nga Kujtimet e Kadri Cakrani por edhe nga nje sere telegramesh te autoriteteve gjermane ne Tirane si ky i me poshtem botuar nga Dr Kasmi.
“Telegram Neubacher derguar Berlinit më 17 shkurt 1944, 13 ditë pas masakrës, ku shkruhet:
“Zhvillimet në Shqipëri mund të konsiderohen ende si të përshtatshme. Shkatërrimi i bandave komuniste vazhdon. Edhe në Tiranë u shkatërrua aparati i Partisë Komuniste nëpërmjet aksioneve spastruese të ndërmarra pa kompromis nga forcat nacionaliste. Qeveria fiton terren, ngritja e Policisë dhe Xhandarmërisë vazhdon, çka premton konsolidim të mëtejshëm të situatës […].
Pra vete gjermanet e cilesojne bastisjen e 4 Shkurtit si nje nderhyrje teresisht e forcave te Qeverise me urdher te Xhaver Deves si dhe te forcave nacionaliste drejtura nga Kadri Cakrani. Njeri Minister i Brendshem i Qeverise Shqiptare dhe tjetri Komandant i forcave te Ballit per Jugun, te cileve ne daten 3 Shkurt ju be atentat perpara Hotel Dajtit duke vrare njerzit e afert te tyre.
Fatkeqesisht Muzeu Kombetar as nuk ka marre mundimin qe te botoje ekstrake nga Kujtimet e protagonisteve kryesore te kesaj ngjarje, Kadri Cakrani Komandanti i forcave te Ballit dhe Xhelal Staravecka ish kuader i larte i Brigades se pare Sulmuese Partizane dhe me vone Komandant i Xhandarmarise se Tiranes. Po keshtu asnje shenim nga dokumentacioni i Xhaver Deves ish Minister i Brendeshem i kohes. Shenime keto qe ne nje Muze Historik duhen parashtruar dhe ballafaquar qe publiku i interesuar te krijoje nje ide sa me te qarte te ngjarjeve historike.
Që historia e 4 Shkurtit 1944 ka qënë një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për qytetin e qetë të Tiranes kjo nuk ka diskutim. Vrasja pa gjygj e nje numer qytetaresh te lidhur apo jo me Levizjen Nacional Clirimtare konsiderohet krim lufte edhe kjo nuk ka diskutim por eshte ne detyren e Muzeumit Historik Kombetar qe ne se mer mundimin per te kujtuar ngjarje te tilla historike te jape nje narrative sa me afer te vertetes bazuar ne dokumentacionin e kohes dhe nga kendveshtrimi i protagonisteve te ngjarjes.
Muzeu Historik Kombetar edhe pse nje institucion pa asnje ndikim ne jeten kulturore dhe historike te kombit nuk duhet dhe nuk ka perse te kthehet ne nje kafene qokash.
P.S sygjerim per Muzeun Historik Kombetar. Ne arkiven Amerikane ne Maryland ka me qindra dokumenta te sherbimeve sekrete amerikane ku vertetohet se pas Luftes se Dyte Boterore Xhafer Deva autor i Masakres se 4 Shkurtit, pjese e Listes se Krimineleve te Luftes qe kerkohej nga Qeveria Shqiptare, ishte nje nga emrat me aktive ne sherbim te agjencise se zbulimit amerikan CIA ne operacione kunder Republikes Popullore te Shqiperise. Jo vetem qe sherbeu per nje kohe te gjate per kete agjenci spiunazhi por u vendos me banim ne Kalifornia dhe ne varrimin e tij moren pjese disa emra te rendesishem te CIA-s amerikane.
Kadri Cakrani autori i dyte i Masakres se 4 Shkurtit pas Lufte ne Listen e krimineleve te Luftes, vendosur ne Itali dhe me vone ne Siri. Nga Siria u pranua nga autoritetet amerikane per tu vendosur ne Amerike së bashku me familje deri ne ndarjen nga jeta. I nderuar nga Kongresi Amerikan per shpetimin e nje numri hebresh gjate luftes emri i tij eshte edhe ne Muzeumin e famshem ne Jeruzalem si personalitet i shquar per shpetimin e hebrejve.
1. Kadri Cakrani
2. Xhafer Deva
Kadri bej Cakrani dhe Xhaferr Deva te nderuar dhe te respektuar nga demo kendej Drini dhe nga populli Shqiptar matane Drini.Luftuan dhe punuan gjithe jeten per Bashkimin e Trojeve shqiptare kunder murtajes serbosllave qe perfshiu Toskerine ne vitet e Luf.II bot dhe me pas.Muzeu Tiranes gjermanet i do per garniture.
Kan ken tan tradhtarë, se sigurimi i asaj kohe i ka njoft kush jan ken, mos u merrni me pordha ju gazetës. Sot po vdesin njerzit kot se në atë kohë tan ça ka vra e dënua sjan vra e dënu kot. Tjerat jan pordha.
_________________________
Nje histori e trishtushme
__________________________
Baban tim e kishin futur ne listen
e zeze te 4 shkurtit, gabimisht,
per shkak te mbiemrit te tij.
U njoftua nga nje student qe
kishte degjuar per kete liste.
Shkoi prapa malit te Dajtit se i
thane se ishte nje cete partizane.
U semure nga tifo dhe i ra imuniteti
dhe pas dy vitesh u goditje nga
Leocemia Galopante dhe ndroj jete
ne vitin 1946.
Prinderit e mij, te dy mesuse ishin
kunder pushtimit te Shqiperise nga
Italia dhe Gjermania. Nuk kane qene
kurre antare te PPSH-se.
Nena ime gjithmon thonte se po te
kishin luftuar kunder pushtuseve te
gjithe llojet e nacionalisteve, Enveri
nuk do kishte patur nje pushtet te
pa kufizuar.
Them te gjitha llojet e nacionalisteve
sepse shume partizane dolen ne mal
per clirimin e Shqiperise, por pas luftes
atyre ja moren te gjithe pasurine qe e
kishin krijuar prinderit e tyre me pune
te ndershme.
__________________________________________
Inatet e vjetra duan shume vite,
bile shekuj sa te harrohen
___________________________________________
Ne Angli u be nje lufte civile per ta larguar
mbretin, King Charles I, qe u ekzekutua ne
vitin 1649.
Oliver Cromwell, the Lord Protector e fitoj
luften civile shume vjecare kundra mbretit
Charls I.
Cromwell ishte kunder monarkise absolue
dhe donte
qe Anglia te ishte nje republike kushtetuse.
Por pasusit e atyre qe u vrane gjate luftes
civile dhe ishin ne krahun e mbreti Charles I
nuk e donin Oliver Cromwell dhe Ai u rivleresua
ashtu sic i takonte pas me shume se 3 shekujsh.
Ne vitin 1895 u ndertuanstatuja e
Oliver Cromwelltij
perpra godines se parlamentit te
Britanise se Madhe.
Gazeta DITA:
AMAN DHE DERMAN ME KETO DACIBAO KOMUNISTE TE HISTORISE ME TERCI-VERCAT E SIGURIMSAVE PER 4 SHKURTIN E ENVERIT SI NJE MASHTRIM HISTORIK!
Pse nuk shkruani nje lajm per masakren GJENOCID te Tivarit kur LANC kriminal jugosllav i Enverit vrau me pabesi mbi 4 mije djem kosovare ne bashkepunim me kasapin e Titos, Alexander Rankoviq qe pozonte me kriminelin Shefqet Peci mbi kufomat e kosovareve te ekzekutuar ne prite dhe me pabesi te papare. Pse Parlamenti i Shqypnise voton deimin per masakren e Srebrenices ne Bosnje dhe nuk e ka hapur gojen kurre per masakren antishqyptare te Tivarit nga LANC kriminal i Enverit si nje vegel vrastare e Titos dhe ne sherbim total te sovjetikeve te Moskes si tradhetare internacioliste antikombetare?
Tashko.Nena jote shume ka menduar edhe Aq. Luftoi i Ziu Abas Kupi qekur zbarkuan italjanet ne Durres dhe dersa u larguan gjermanet nga Tirana,.Edhe Bajraktaret e Kukesit,edhe Fraksionistet e Vlores,edhe Abas Ermenji,por kjo nuk i shpetoi nga
KOMISJONI.Lycki Luciano i komisjonit ishte Myladin Popovic, Frank Costello ishte Enver Hoxha dhe Vito Genovese,Dushan Mugosha,Bugsy Siegel-Mehmet Shehu.Cdo grimce,cdo molekule shqiptarie kalonte neper hundet e ketyre.ishe ballist,komunist,ruajalist,apo individualist.
Te kishin pasur Syte,Zemren,Veprimin si Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani, Delet e Perendise Mustafa Merlika,Qazim Mulletja,Ibrahim Bicaku,e tj.NUK KISHIM PSUAR ASHTU SI PSUAM.
perpara se te qerohej Enver Hoxha,Myladin popovici,duhej qerruar kodoshi Bahri Omari,qe kenaqej me paudhesite e miqve.
Ashtu si qeruan Gjakovaret Abdullah pashe Drenin me Murtatin xheneral Ali pashe Maxhari.
Keto qe thua Z. Demo jane te verteta.
Por:
Mendoj se Po te mos largoheshin
me ndihmon e Gjermaneve dhe te luftonin
deri ne fund kunder fashizmit, ka mundesi
qe regjimi i Hoxhes nuk do kalonte ne
ATO cmendurira qe beri per popullin
tone per te mbrojtur veten dhe familjen
e Tij.
Nuk egziston mundesia qe te kthehemi
ne vitin 1944 dhe ta ndryshojne rroten
e historise, e te shikojme si do vepronta
Hoxha.