Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LETËR E HAPUR
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > LETËR E HAPUR
Lajmi i funditopinion

LETËR E HAPUR

Published: July 7, 2026
Shpërndaje

Nga Arlinda Ymeraj

Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!

Megjithë megalomaninë që të karakterizon, shpresoj ta lexosh këtë letër. Kushedi nga fjalimi yt i mrekullueshëm i falënderimit pas fitores në 2013 të ka mbetur diku në ndonjë cep ndonjë ndjenjë njerëzore.

- Publicitet -

Edhe pse nuk ju kam votuar asnjëherë, në vitin 2013, përballë dështimit politik, institucional, human e social të Berishës dhe ish-sigurimsave të tij, mendoja dhe shpresoja se do të dinit të hapnit dyert e një Shqipërie të re. Nuk isha e vetmja që besoja te fjalimet dhe premtimet tuaja. Arsyetimin tim e mbështesja te qytetaria juaj, arsimi, rinia, vrulli, egoja dhe kurajo për ndryshime.

Sigurisht që nuk i besoja të gjitha shifrat broçkullore që deklaruat asokohe dhe në vijim, siç ishin 300 mijë vendet e punës apo shëndetësia falas apo ritmet e rritjes së të ardhurave, e mirëqenies sociale, sepse ishin dhe janë të pamundura. Por besoja se të paktën disa premtime ishin të mundshme e duhej të ishin realizuar në 13 vitet e sundimit tuaj.

Çfarë ju pengoi ju të zgjidhnit konfliktin e ARMO-s? Apo të zbardhnit 21 Janarin dhe Gërdecin? Apo të mbështesnit reforma serioze dhe të qenësishme ekonomike në favor të prodhuesve të vegjël e të mesëm, në qytet e në fshat? Apo të rikthenit të drejtën e pronës te pronarët në vend të legalizimit të zaptimeve të paligjshme dhe rimbursimit me pikatore edhe të asaj vlere që llogaritën nëpunësit tuaj gabzherr shqyer?

Me keqardhje konstatoj se nuk keni bërë asnjë reformë që ka në qendër të vëmendjes qytetarët, edhe pse në hyrje të çdo strategjie i referoheni të drejtave të qytetarëve e të tjera fjalë të bukura, por pa “bukë”.

Përkundrazi, të gjitha reformat tuaja janë klienteliste, që thellojnë polarizimin dhe pabarazinë, e çfarë është edhe më keq, përsëri taksat janë në shpatullat e klasës së mesme, sepse ata që mbrojtët ju, përveç se hyjnë në treg pa konkurrencë, përveç se tokën e marrin falas ose me çmim preferencial, përveç se likuiditetin për investim e krijojnë pasi shesin ajrin, paguajnë edhe më pak detyrime ose aspak.

Realisht, arritjet e tua përmblidhen në trefishimin e administratës publike në krahasim me vitin 1996, edhe pse 60% deri në 70% të punëve të tyre janë të dixhitalizuara; dhjetëfishimin e pagave dhe pensioneve suplementare të posteve politike, ndërsa paga dhe pensioni minimal e mesatar janë rritur 3 deri në 4 herë, përfshirë edhe inflacionin; lënien e 540.959 pensionistëve me pension nën 20 mijë lekë të reja; shkatërrimin e çfarë kishte mbetur nga arsimi dhe shëndetësia; krijimin e shtresës së patronazhistëve dhe klientelistëve, roje besnike e pushtetit tënd; eliminimin “de facto” të profesionalizmit nga ligji për Statusin e Nëpunësit Civil; lulëzimin e luksit të shfrenuar me çdo mjet, pavarësisht nga legjitimiteti; dhe qershia mbi tortë, krijimi i skemave korruptive në çdo sektor, kryesisht në sektorin e krenarisë suaj, “Rilindjen Urbane”, duke betonuar “shëmtinë”, krejtësisht e pajustifikuar nga një artist, i këshilluar nga “Nobelistët e arkitekturës moderne”.

Sot? Nuk keni realisht asnjë rezultat, përveç llafollogjisë tuaj boshe, ironisë e sarkazmës suaj, që nuk emocionon apo tremb më askënd. Keni dështuar me sukses të plotë.

Nga pikëpamja sociale, jeni edhe më i dështuar, sepse jeni vetëm. Miqtë tuaj i keni futur ju në burg ose i kërcënoni me burg. Ata ju urrejnë e mezi presin që këmba juaj të shkasë. Siç bëri Enver Hoxha me shokët e tij të luftës, këtë bëtë edhe ju, e nuk mund të vepronit ndryshe. Vetëm përpiquni të kujtoni se Enver Hoxhës, në fund të jetës, në ethet e marrisë së tij, i dilnin fytyrat e gjakosura të sa e sa të masakruarve e nuk gjente dot qetësi.

Arritja e vetme reale e juaja është aleanca me Berishën, të cilin e quaje “un morto che cammina”, e megjithatë e ringrite nga varri, për të të mbajtur ty në pushtet.

Nën presionin e revoltës që, kundër parashikimit tënd, po vijon duke u rritur edhe pas 37 ditësh, je justifikuar me mandatin 4-vjeçar, që ua vodhe votuesve me ligjin e mbrapshtë elektoral, fryt i dashurisë tënde të vonuar me Berishën.

Por mos harro se edhe në 1996, PD i fitoi zgjedhjet njëlloj si ti; edhe Berisha justifikohej se kishte mandat besimi, por pas një viti u detyrua të dorëhiqej. Atëherë ti ishe në një llogore tjetër, kushedi se sa herë e ke treguar nëpër gazeta e TV, shqiptare e të huaja, foton e fytyrës tënde të masakruar, por në përfundim, pas revanshit, u bëre njëlloj me masakruesit e tu.

Ti i kishe të gjitha mundësitë të hapje rrugën për një Shqipëri të re, siç e kishte edhe Berisha. Ju mund të hynit në histori si arkitektë të zonjës së Ballkanit, Shqipërisë të Skënderbeut, Rilindasve, Ismail Qemalit e sa e sa idealistëve të tjerë. Por nuk dolët dot mbi ADN-në tuaj. Çfarë bëre ti? Zgjodhe të bëhesh mbret. Harrove se koha e mbretërve ka perënduar.

Ke vetëm një shans që të tregosh se në fjalimin e falënderimit për fitoren në 2013 kishte edhe disa fjalë të sinqerta: jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen, Naltmadhni, sepse ke dështuar.

Nuk mund të bësh më asgjë edhe sikur të ndërgjegjësohesh e të duash të kthehesh pas. Ata që kanë investuar tek ti, nuk do të të lejojnë kurrë. Është më e logjikshme dhe një akt i vogël burrërie të heqësh dorë sa më shpejt.

Nesër do të jetë vonë.

Urrejtja e të shtypurve që nuk i keni llogaritur kurrë, i keni tallur e nëpërkëmbur, po ju hedh në koshin e plehrave të historisë e drejtësisë, siç e meritoni, ju, politikanët e pabesë, tradhtarë, hajdutë e të korruptuar, bij plangprishës të këtij vendi që ju ushqeu me bujari, por që ju e grabitët dhe shkatërruat sa mundët.

Naltmadhëria Juaj, këmbanat e shpagimit po bien! Vetëm ti dhe Berisha nuk i dëgjoni. Ai se është i moshuar, ju se po ju zë frymën megalomania juaj!

—–

Botuar në DITA

Prof. Asoc. Dr. Arlinda Ymeraj është ish Ministre dhe Deputete, 1996–1997

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
42 Comments
  • demo says:
    July 7, 2026 at 1:34 pm

    Me te gjitha fjalet qe ka shkruar zonja jam dakord,por qe Berisha nuk degjon nga ai vesh,se eshte plak,,me kete nuk jam dakord.Ujku qimen e nderron. Ujku plak nuk behet vegjetarian moj zonje.

    Reply
    • Kris says:
      July 8, 2026 at 1:01 pm

      Njerezit duhet te kene respekt per veten kur shkruajne komente! The Dita duhet te respektoje veten kur pranon t’i botoje!

      Reply
  • Zgjohuni, o t’marre koha sprer says:
    July 7, 2026 at 1:46 pm

    Bravo.
    Po rama-berisha pjese te nje muti te ndare ne disa copa. Ne moralin e tyre, gjithmon nese i ka mbetur te japin dorheqje dhe t’shporren pre sundimit ne te kater pushtetet dhe parti.
    Uthulla e forte thyen enen e saj; thot populli.Dhe kjo u vertetua me causheskun, sadamin, gadafin e s’fundi me Maduron. Zgjohuni, koha s’pret.

    Reply
  • Vilajet Qyrku says:
    July 7, 2026 at 2:49 pm

    Cfare gallate! Dallohet qarte qe zonja ne fjale, paska nje urrejtje te madhe ndaj Berishes. Kjo duket nga menyra sesi e etiketon, dhe mllefi me te cilin i shpreh ato. Arsyen nuk e dime ,se skemi sesi, por patjeter qe eshte nga ato banalet, si perhere ne raste te tilla. Shume banale madje. Vetem banaliteti shprehet permes nje mllefi te tille. Nuk mund te krahasohet nje monster si Rama me Berishen. o zonje je nderuar! Lerini batutat e pjerdhura te RAmes, qe ua kane marre mendjen shum grave e bajzave, shume tyryfyckave, qe shohin tek ai modernin, postmodernin.
    Zonje qe paske qene ministre dhe deputete, pertej mllefit ndaj Doktorit, mundohu te shikosh arritjet e qeverisjes se tij dhe te besh krahasimet perkatese me arritjet e qeverise RAma. Nga viti 2005 deri ne vitin 2013, Shqiperia nenshkroi stabilizim asocimin, u anetaresua ne NATO, liberalizoi vizat me BE-ne; pagat, sidomos pagat, dhe pensionet i disafishuan; Sali Berisha thote qe ishin me te larta se te vendeve te rajonit; e perserit vazhdimisht, dhe te gjithe kritiket e tij heshtin ( ti zonje si thua, genjen ky Saliu apo thote te verteten?); u ben investimet me te medha ne infrastrukture, duke kulmuar me Rrugen e Kombit dhe gazsjellsin TAP, te vetmin qe kontribuon realisht ne statistikat ekonomike; sa i perket mediave, ishin ndare me dysh; por me te ndjekurat ishin me opoziten e RAmes; sa i perket drejtesise, Gykata Kushtetuese i pat kthyer pa fund ligje dhe VKM-ra BErishes, dhe anuloi marreveshjen me te rendesishme nderkombetare, ate te detit me Greqine; kishte perplasje me Presidentin, me Kryeprokurorin; shoqeria civile gumezhinte, dhe pothuaj te gjitha ojq-rat dhe ojf-rat ishin kunder Berishes; dhe si per ti vene vulen gjithe kesaj situate kaq dinamike, Sali Berisha qeveriste ne KOALICION.
    Ja ku kemi Ramen tani…. asnje investim madhor, stanjacion sa i perket pagave dhe pensioneve, asnje arritje madhore ne procesin e integrimit ( sic pati ne kohen e Saliut); edhe ato rruge , te cilat u ndertuar me disafishin e kostes se kohes se Saliut, po shemben dita dites si te ishin prej balte, nderkohe qe asnje rruge, ASNJE, e Saliut te keq, nuk eshte shembur…! Sot ne kohen e RAmes, mediat e medha qe dikur ishin ndare gjyse per gjyse, sot jane TE GJITHA pro pushtetit; ojq-rat dhe ojf-rat sikur kane vdekur (sepse jane socialiste , me te); presidentin e ka ne xhep si kukull, jo kundershtar sic e kishte Saliu i keq; GjK e ka ne xhep poashtu dhe gjithe gjykatat dhe kete drejtesin e re…! E per ti vene vulen gjiteh kesaj, Edi RAma ndryshe nga Sali berisha qe qeveriste ne koalicion, qeveris i VETEM. Pike.
    Per te mos folur per jeten prej sheiku, per veren 34 mije eruoshe, per supervilen futuristike ku jeton si sheik, per shum e shume vese te tjera si te ishte baron droge… dhe krahasoje me kete Saliun e keq qe ka nje jete qe ben nje jete prej murgu, larg cdo vesi e vaniteti….!!!
    Po juve zonje, ashtu si shume grave dhe vajzave, ua pat marre mendjen “gjuha e bukur” plot me batuta post-moderne e Edi Rames; prape shume prej jush e di qe e adhuroni per kete; kujt i ka dale gjumi prej nanurisjeve te tij “post-moderne” tashme eshte shume vone. E as nuk i plas kujt per kritikat tani qe eshte bere muuti mullar. Merrini ere tani!

    Reply
    • PopulliNukHarron says:
      July 7, 2026 at 3:02 pm

      CV e Sali Berishës
      – Firmat Piramidë
      – 1997
      – Gërdeci
      – 21 Janar
      – Kompleksi Partizani
      – Shitja e detit tek Greku
      – Mbështetjen e Serbisë përgjatë luftës së Kosovës
      – Moszgjidhja e çështjes së pronës
      – Ligji Elektoral antiproporcional
      – Marrëveshja me Fatos Nanon për vjedhje kolektive
      – Marrëveshje me Ilir Metën për vjedhje kolektive
      – Marrëveshje me Edi Ramën për vjedhje kolektive dhe për opozitë të dobët
      – Shkatërrimi i partisë demokratike
      – etj.

      Reply
    • K R says:
      July 7, 2026 at 4:22 pm

      Ke te drejte
      Nuk krahasohet Rama me Berishën

      Rama po ia kalon në nivele të.frikshme deri në shitjen e atdheut

      Reply
      • RRETH I MBYLLUR says:
        July 7, 2026 at 8:18 pm

        Vetëm të vazhdohet me teatër të filluar me 1992 Berisha është i vetmi në Botë që i hëngri 4 ministra të PS dhe 2 -3 jo paritiak ai kurrë nuk i ka pranu rezultatet e zgjedhjeve dhe kurr nuk ka pranu dorzim zyrtar të pushtetit për dy gjana 1.që të pengoj krimet e tij gjatë pushtetit dhe 2. çdo herë buxhetin e shtetit e ka sjellë në kolaps
        Veprimet permanente të tij dhe grupit të tij për interesa personale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ndikime tepër negative te njerëzit duke i pengu dhe manipulu që ata vetë të fillojnë të mirren me vehtën e tyre dhe jo të presin vetëm nga shteti
        Sa i takon Ramës në qeverisjen e mbrendëshme ndër ma të mirët por sjelljet dhe qëndrimet e tija në në politikën e jashtme kan qenë tejet irituese dhe të dëmshme sidomos lidhjet e tija me rrjetin ndërkomtar jevre pasojat mund të jenë edhe tejet të dëmshne për shqiptarët ndoshta edhe e kundërta por e pa besueshme andaj ai për gabimet dhe delirin për tu dukur ka degradu komlet andaj largimi do të jetë i pa shman gshëm ndryshe e nesërmja do të jetë e vështirë

        Reply
        • Vilajet Qyrku says:
          July 8, 2026 at 2:52 pm

          “RRETH I MBYLLUR” me sa lehtesi e thua krejt te kunderten! Sali Berisha ka dhene doreheqjen dy here: ne vitin 1997, kur terroristet e kuq donin te fitonin pushtetin me gryken e pushkes si ne 1945, me ane te bandave terroriste te “komiteteve te shpetimit kombetar” qe rezultuan ne komitete te terrorit kombetar, duke e zhytur Jugun ne gjak qytetaresh te pafajshem, vetem e vetem per te shmangur katastrofen e plote. E dha perseri ne vitin 2013. Kurse Rama per te ardhur ne pushtet beri kurban kater militante socialiste, bile ishte gati sic vete deklaroi se do ta mbushte Bulevardin me kufoma! Mbi gjakun e atyre kater viktimave i ka ngulur thelle kembet e karrikes se tij te pushtetit. Tani mbreteron si sulltan, dhe tall menderen me te gjithe, sidomos me viktimat e tij. Pin vere 34 mije eruo, ka nje supervile prej sheikesh arabe a bosesh kartelesh latine te droges, udheton me avion privat sic beri prap kete here me gruan e tij per ne Stamboll; falimenton nje linje te tere ajrore vetem per udhetime qejfi. Edi Rama eshte i vetmi politikan shqiptar, se europian posepo, qe eshte akuzuar nga OSBE se ka pasuri 200 milione euro vetem kur ishte kryebashkiak, imagjino tani keto 13 vite pushtet absolut sa mund te kete bere pisi! Po ju jeni fare e keqe, nga ato dumbabistet e kuq, dmth enveristet qe ju ka marre malli per ate qe jua ckaperdheu me fis e fare. Ne shqiperi ka edhe demokrate dhe te djathte, se po te ishte vetem per socialistet si puna jote, do i thosha Rames: tua besh temen e semes edepseve se e meritojne! Rrace e poshter.

          Reply
    • Rama ik. Berisha në litar says:
      July 7, 2026 at 6:29 pm

      Sali Berisha është qënia më e ndyrë dhe bastarde që ka sunduar këtë vend. Ka vrarë, ka shitur, ka grabitur, ka shkretuar mbarë vendin. Në kohën e tij në Shqipëri ngritën kokë skafistat, hyri droga dhe degjenerimi, u shkatërrua arsimi, shëndetësia, mbrojtja dhe gjithçka tjetër. Ai duhet të ishte varur 1 000 herë deri tani. Mënxyrë kombëtare. Ishte po ai që lejoi gazsjellësin TAP të transportonte gazin në territorin tonë pa paguar asnjë dyshkë. Është ai që futi edhe “Bankersin” që ka vjedhur deri tani miliarda duke shfrytëzuar naftën, pa paguar asnjë qindarkë. Vetëm ndonjë qelbësirë mund ta mbrojë akoma, duke shpresuar se krimet e tij janë harruar. Rama duhet të largohet, Berisha duhet të varet!

      Reply
    • Emigranti says:
      July 8, 2026 at 6:25 am

      Vilajet, ke shkruar gjithe ate artikull. Me dy fjale, ata te dy jane njeri mut e tjetri kake. Ata jane tradhetare te ketij vendi, duhet te jesh i brendshem qe te kuptosh sa mjeshtra jane te dy. Te dy ne burg, dhe te gjithe ne burg qe ka vjedhur kete popull, dhe tu sekuestrohet pasuria. E di ti sa pasuri kane ata? Kane rrembyer te gjitha pasurite e vendit me emra te ndryshem. Prandaj duhen zhdukur te gjithe.

      Reply
      • Mësuesi i fillores says:
        July 8, 2026 at 12:54 pm

        Ju emigrantët jini rrota kari . Po pse atje ku jetoni ju , njerzit në burg i futin emigrantët, apo prokurorët e gjykatësit ?

        Reply
  • Vezhguesi i industrise pasurive natyrore minerare says:
    July 7, 2026 at 2:57 pm

    Shkaterroi qellimisht Industrine e Naftes, ku perfshihet edhe ARMO me gjithe asetet kryesore te saj sic ishin rafinerite dhe sidomos kjo e Ballshit, qe kishte rolin kryesor ne prodhimin e karburanteve per tregun e brendeshem dhe zgjidhjen e krizave energjitike qe sa vjene e shtohen cdo dite. Sepse keto kriza i paguan konsumatori shqiptar, ekonomia dhe i paguan populli, kurse qeveria bashke me oligarket e importit karburanteve rrisine dhe ndajne fitimet me keto pazare te pista midis tyre. Shkaterrimi saj qe hodhi ne rruget e botes mbi 1200 punonjes, fabrikave te pasurimit te mineraleve dhe mos shtetezimi i pasurive natyrore te naftes dhe mineraleve te ngurta por lenia e tyre ne doren e oligarkeve te tij per ti grabitur, eshte e qellimshme per te eksportuar te gjitha keto pasuri si lende e pare ne tregjet boterore dhe keto fitime oligarket e EDI RAMES i ndajn bashke me ate. Shkaterimi Gjigandit Ballshit, eshte nje biznes personal i kryeministrit antikombetar Edi Rama dhe per kete duhet te jap llogari para drejtesise. Lexoni se cfare shkruan nje specialist:

    https://telegraf.al/i-pakategorizuar/inxh-isuf-tushe-si-korrupsioni-importuesi-e-karburantit-dhe-tenderat-shkaterruar-rafinerine-e-ballshit-qe-sillte-miliona-usd-fitim/

    https://www.youtube.com/watch?v=pj_-bKgokL8

    Reply
  • Kol Balla says:
    July 7, 2026 at 3:07 pm

    Shtatmarrezia Juaj pallosh Rama, keshtu shkon me mire…me gjuhen qe kupton mire ai vete e ca me shume Ballukja pas tij.

    Reply
  • Patrioti i Ballshit ne rruget e botes says:
    July 7, 2026 at 3:18 pm

    Shkaterroi qellimisht Industrine e Naftes, ku perfshihet edhe ARMO me gjithe asetet kryesore te saj sic ishin rafinerite dhe sidomos kjo e Ballshit, qe kishte rolin kryesor ne prodhimin e karburanteve per tregun e brendeshem dhe zgjidhjen e krizave energjitike qe sa vjene e shtohen cdo dite. Sepse keto kriza i paguan konsumatori shqiptar, ekonomia dhe i paguan populli, kurse qeveria bashke me oligarket e importit karburanteve rrisine dhe ndajne fitimet me keto pazare te pista midis tyre. Shkaterrimi saj qe hodhi ne rruget e botes mbi 1200 punonjes, fabrikave te pasurimit te mineraleve dhe mos shtetezimi i pasurive natyrore te naftes dhe mineraleve te ngurta por lenia e tyre ne doren e oligarkeve te tij per ti grabitur, eshte e qellimshme per te eksportuar te gjitha keto pasuri si lende e pare ne tregjet boterore dhe keto fitime oligarket e EDI RAMES i ndajn bashke me ate. Shkaterimi Gjigandit Ballshit, eshte nje biznes personal i kryeministrit antikombetar Edi Rama dhe per kete duhet te jap llogari para drejtesise. Lexoni se cfare shkruan nje specialist:

    https://telegraf.al/i-pakategorizuar/inxh-isuf-tushe-si-korrupsioni-importuesi-e-karburantit-dhe-tenderat-shkaterruar-rafinerine-e-ballshit-qe-sillte-miliona-usd-fitim/

    https://www.youtube.com/watch?v=pj_-bKgokL8

    Reply
  • demo says:
    July 7, 2026 at 3:20 pm

    Mor po nuk po e marr vesh.Vajti Edi Rama ne Samitin e NATOS ne Turqi?Apo nuk e pranoi Erdogani?A mund ta saktesoje gazeta kete?

    Reply
  • Tironcja says:
    July 7, 2026 at 4:33 pm

    Bravo zonje, e ke qare!

    Reply
  • Juristi says:
    July 7, 2026 at 5:12 pm

    Arlind,
    Sado mllef dhe urrejtje që, me të drejtë mund të kesh, nuk mundet që gjërat t’i shohim veç bardh e zi. Ndonjë reformë të qenësishme, jashtëzakonisht të nevojshme për Shqipëdinë 114 vjeçare, siç ishte reforma në drejtësi, megjithë mangësitë dhe gabimet në implementim, nzk mund t’ja mohojmë PS dhe Edi Ramës, apo jo?

    Reply
    • K R says:
      July 7, 2026 at 7:04 pm

      Edhe atë po e zhbën

      Reply
    • Avokati says:
      July 8, 2026 at 5:12 am

      Reforma ne drejtesi dhe SPAK ka qenë e kerkese e ambasadës Amerikane dhe te gjitha partitë kane qene te detyruara ta pranojnë. E kane pranuar madje duke e votuar ne Parlament ne mesnatë….. Amerikanet kane investuar shume ne kete…se po te ishte per PS&PD&LSI, kurr drejtesi sdo te kishte.

      Reply
  • KTH S says:
    July 7, 2026 at 6:39 pm

    https://www.bbc.com/news/articles/cvge48j5lplo

    https://www.dw.com/en/kanye-west-ye-adolf-hitler-song-illegal-germany-v2/a-72529448

    https://edition.cnn.com/2025/02/10/business/yeezy-nazi-tshirt

    https://youtu.be/LQbS55rSEXA

    https://www.washingtonpost.com/history/2022/12/02/hitler-kanye-west-black-germans-holocaust/

    Doni me per Belulin???

    Reply
  • chp says:
    July 7, 2026 at 7:17 pm

    Pse zonja A.Y. po gabon ne menyre te shemtuar ashtu si Flamingoxhinjte dhe stafi i Dites gjithashtu.
    –
    E kam thene dhe here te tjera qe Edi Ramortja ka rrezuar veten e tij shume here dhe me thene te drejten kjo e Zvernecit eshte nga me te voglat e tij.
    Pse Flamingoxhinjte dhe A.Y-te e Dites nuk thone te verteten ?
    _
    Keta kane turp te thone se Demon-Kracia 1992-2026 ka deshtuar si demokraci qe ne fillimet e saj (shikoni fotografine Berisha-Rama-Klosi ne 1991 dhe do ta kuptoni)
    Me qarte:Demon-Kracia ne 1991-1992 u ngrit ne baze te kanibalizmit anitikamanist ndaj sistemit te vdekur te socjalizmit.Pikerisht keto flamingaxhinjte dhe AY-te e Dites duhet te dine qe ne 1991-1992 dhe me vone Shqiperia u kthye ne nje Republicke Ambasadoriale dhe Lartmadhnia e tij Bill Rajeson me Biberet e tij duhet te dalin para gjyqit historise sepse:
    1-Shemben nje sistem ( regjim te vdekur) pikerisht me ish komunistet me te ndyre ne balle
    2-Perkrahen me zagaret e tyre cuarjen e ekonomise ne nivelin ZERO (shkatarrimi i cdo nderrmarje)
    3-Te pakten ne vitet 1992-1997 miqte tane p/perendimore nuk investuam asnje KOKERR GOZHDE dhe ne vend te saj na dhuruan 1997 -vrasja e shtetit shqiptar.
    –
    Flamingaxhinjte dhe AY-te e Dites duhet te jene te ndergjegjshem me veten e tyre minimalisht qe do te thote te kerkohet debimi spektakular i dyshes Rama-Berisha..Rruga me i mire do ishte largimi nga sheshet e Tiranes dhe rrethimi i rezidencave njekohesisht te Rames dhe Berishes ne Lalez dhe Surrel…Nese nuk dorehiqen njeri si kryeqeveritar dhe tjetri si kryeopozitar le te vazhdoja beteja patriotike duke i djegur shtepite…Ne te kunderten nese kerkohet vetem egzekutimi politik i Rames duke pranuar si albiter Salihin e AY-ve te Dites dhe Shpend Gasheve & Larashave te bulevardit jeni te lutur mos e shani me “rexhimin kamanist” se paska qene i nevojshem dhe i domosdoshem per ate kohe
    qofte nga hipokrizia kozmike e miqve perendimore
    qofte dhe nga niveli i shoqerise civile qe sot po urinohet nga dyshja R&B
    nen zgerdhimjen e pleqve te pjerdhur te perendimit
    dhe e meritoni !

    Reply
  • Sy Peshkaqeni i Gerdecit, pronar i Syri Tv says:
    July 7, 2026 at 8:05 pm

    Ju te Dites keni pese jave qe keni kaluar ne histeri te neveritshme me tituj shkrimesh (se artikullin e plote nuk ka njeri nerva ta lexoje)qe shprehni nje urrejtje pathollogjike vecanerisht kunder Rames , sa qe dhe thirjet per eliminimin e tij me plumb nga ekstrmistet terroristet islamiste i quani te drejta, keni shkuar , aq larg sa dhe pacavurja e ish sigurimsit Fari pordhes , dhe gazetes fashiste RD ja keni kaluar.Jam shume i sigurte qe numri i lexuesve ka rene ndjeshem , po perkrahni me zell te pa kuptimte qenerine sic thoshte i madhi dhe i pa harueshmi Arben Duka. Nuk eshte rastesi per qe me shume urreni Ramen se kryekriminelin monster nongrata ng Vicidoli

    Reply
  • Pellazg says:
    July 7, 2026 at 9:42 pm

    Nuk i shkruaje ndonje derri me mire?

    Reply
  • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
    July 8, 2026 at 4:54 am

    Vetëm njerëzit e mangët mund të shkruajnë kështu!

    Reply
  • nastradini says:
    July 8, 2026 at 5:43 am

    Pse duhet te krahasohet vazhdimisht dhe te vihet ne kandar farmacie Sali SEKRETARI alias Sali VARKARI i Enverit me Edvin PJELLEN e Kristaqit, KILLERIT te Enverit?

    KJO ESHTE TE KRAHASOSH MUTIN ME KAKEN E PARTISE SE PUNES, SEPSE EDHE SALIU EDHE EDVINI JANE PJELLA TE DIKTATURES KOMUNISTE, QE KA SJELLE VETEM MJERIM NE SHQYPNI

    Per BAJGAT e PD qe numerojne ARRITJET dhe FITORJET e Sali Gerdecit une i them: “Tregoni o kriminele vrastare te pabese te PD se ku keni groposur Remzi Hoxhen dhe pastaj e vazhdojme muhabetin se kush eshte MUT me i madh: Saliu apo Edvini i Partise se Punes ne asgjesimin enverist te Shqypnise,

    prandaj:

    RAMA NE BURG, BERISHA NE BURG!

    Eshte e vetmja politike shpetimtare per Shqypnine e grabitur nga Mafia Komuniste me pushtet.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    July 8, 2026 at 6:07 am

    Sa urrejtje ka ky vend……. dhe te gjithe e quajne veten e tyre qelibar, te tjeret jane tradhetare. Postimi i Dritan Hiles ne Facebook na pershkruan si jemi historikisht, ju keshilloj ta lexoni (megjithese askush nuk pranon keshilla)

    Reply
  • realisti says:
    July 8, 2026 at 7:11 am

    Me i verber eshte ai qe nuk don te shikoje dhe me shurdh eshte ai qe nuk don te degjoje… Kjo zonja qe nuk e paska votuar asnjehere Ramen kuptohet se nuk don as te shikojne e as te degjojne per arritjet e Shqiperise ne kto vite me Ramen. Shqiperia po behet gati te hyjne ne Komunitetitn Europian dhe gjithe liderat e Europes flasin me superlativa per kto arritje dhe per vete Edi Ramen dhe ata shqiptare qe as nuk duan te shikojne dhe as te degjojne thone se nuk ka bere as nje te mire ne kto vite por vetem te keqia..Çudi e madhe vertete!!!.. Po ku jetojne keta njerez. Edhe ne fashatin tim te lindjes,qe eshte nje fshat i thelle,me i varferi ka qene nje djale qe ishte me te meta mendore por,tani edhe ky jeton me mire sepse kerkon 30000 leke per dite pune dhe paketen e duhanit plus.Kte duhet te zejshe rradhen per ta kapur se nuk e gjen kollaj te lire. E po degjojsh politikanet thone se shqiptaret po vdesin per buke!!! Nderkohe qe ne çdo qytet te Shqiperise eshte veshtire te gjejsh vend parkimi sepse jane shtuar kaq shume makinat.Dy komshinj te mi vetem me te ardhurat si punetore,madje te pa kualifikuar,kane blere nga dy makina. I lutem kesaj zonje dhe atyre tjereve qe i shkojne pas avazit,çfar tregon kjo varferi??? Po te krahasosh Berishen me Ramen dhe te vejsh shenjen e barazimit eshte vertete habi…. Nje njeriu im i ndjere thoshte ne te tilla raste se mos u mundoni me mi qerruar syte me drurin e mullarit. Perdorni argumenta qe qendrojne dhe ju besoj dhe un e tjere se vend per pakenaqesi ka mjaft dhe per keta duhet te ngrejme zerin.

    Reply
    • Toni says:
      July 8, 2026 at 8:29 am

      Sa te drejte qe ke o realist! Po a me thua, se me se do ta paguaje pensionisti me 200000 leke pension, ate punetorin e fshatit tend qe do 30000 leke dita? Se ate te qytetit qe do dyfishin nuk e paguan e nuk e paguan dot. E di mire pergjigjen ndaj mos u mundo zotrote: pensionisti nuk e vret shume mendjen, se i kerkon leke djalit apo vajzes qe ka derguar ne emigrim, nderkohe qe voten ja jep Rames qe i detyroi keta te emigrojne. Dhe sigurisht qe u qahet se pse jane larg dhe kur do te vijne perseri per vizite, kuptohet me duart plot. Ndersa keta qe ne vendet ku jane punojne shume, por u ngelet shume pak, turfullojne sa here qe shkojne te kthejne kursimet e djerses ne lek, sepse shohin manipulimin skandaloz qe behet me kursin e kembimit, dhe mallkojne veten qe nuk i bejne pushimet shume me mire dhe me lire, aty ku i bejne punonjesit e administrates se Rames, biles edhe ata punetoret me dy makina te shembullit tend: ne Spanje, Greqi, Turqi …
      Rama vertet ka rritur rrogat dhe pensionet ne Shqiperi, por ka shtrenjtuar me ritme akoma me te shpejta edhe jetesen ne ate vend. Dhe meqe dashke argumente qe qendrojne, a e di zotrote qe Shqiperia ka nje bilanc tregetar negativ prej plot 6 miliarde Euro? A e kupton dot se c’do te thote kjo? Nese Shqiperise per pak kohe i mungojne leket e droges qe pastrohen ne ndertim dhe ato te emigranteve, shqiptaret nuk kane me buke te hane dhe as sapun per te lare prapanicen. Dhe te mburresh nje kryeminister qe e ka bere vendin te varur nga keta dy faktore eshte idiotesi ose maskarallek.

      Reply
    • Vlorë says:
      July 8, 2026 at 8:59 am

      Real patronazhist!
      Spiuni i sigurimit te Kumbarit!

      Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    July 8, 2026 at 7:39 am

    Nje bravo e madhe per ty ” Realisti” Lum si ti qe e sheh “realitetin ” tek fjalet e Rames dhe tek shkrimet e Meros e te Bol (es)linos . Ti na mburresh se njerezit qenkan te gjithe me makina ,biles dhe nga 2 dhe se smund te gjesh parkim , por nuk na thua qe edhe ne nje pallat te vogel ku jetojne 20-30 familje nuk ka shesh parkimi me te madh se per 10 makina sepse ndonje park per te luajtur femijet as qe behet fjale ! Ti nuk thua qe 90 % e makinave jane per tu hedhur ne plehra por te duket nje mrekulli e Rames qe i beri njerezit te “pasur ” Ti REALIST MASHTRUESI nuk thua asnje fjale sa te paguan Rama si patronazhist per keto komente qe ben sepse besoj qe eshte e vetmja pune qe di te besh .

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    July 8, 2026 at 7:43 am

    Nuk e di ku e sheh ti moderatori mungesen e etikes qe nuk i boton komente ? Mos valle duhet te te paguajme ?

    Reply
    • Phoenix says:
      July 8, 2026 at 10:42 am

      Nuk quhet mungese etike, quhet Censure. Nuk e di c’fare halli ka Thano qe i jep urdhera Moderatorit ku te bllokoj e ku te zhbllokoj apo fshi kur ti teket. Keshtu e kane keto mediat e pavarura, shqetesohen shume per shendetin e lexuesit dhe lirine e shprehjes.

      Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 8, 2026 at 2:44 pm

      VO:
      -E falinderoj zonjën,pasi nuk po shkruan si ANONIM..
      -Se tregohet e Haptë nuk e ka VOTUAR E.RAMËM..
      ● Unë që e kam VOTUAR E.RAMËN,IJAP TË DREJTË ZONJËS PËR:
      1.GËRFEC DHE..
      2-21 JANAR ME 32 TË VRARË QË RAMA KUJTOHET VETËM PËR LULE 1 HERË NË VIT..
      ● E.RAMA DO TA KISHTE BLLOKUAR SPAK,GJKKO..QË NË 2016 ME KUSHTIN QË FITOI ZGJEDHHET 2023..KËTË NUK JA HARRON POPULLI..DHE KJO DO E NDËSHKOI.!?
      3.KËDHTU,ER DËSHTOI ME DREJTËSINË E “RE”100 %:
      -Pasi u bë vetëm për PS dhe POPULLIN e thjedhtë,QË DRRJTËSIA BASHK ME SALIUN U BËN KANCER ME:
      ● PARABURGIMET SELELTIVE 65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN..PROBLEM ND/KOMBËTAR.
      ● NUK U SEKUESTRUA PASURIA E VJEDHUR NGA 1992 TË QEVERISJES GANGËSTERE (DASH),TË.PD 92-97,MBI 500 MILD.$,DUKE FILLUAR NGA RR.KOMBIT 230 MIL.$ DHE KJO VAZHDOI ZINXHIR DERI SOT.!
      ▪︎ MEQËNSE NUK E PËRMËNDE U TREGOVE MILITANTE E SËMURË.!
      ● PASI PA DREJTËSI NUK KA SHTET.DHE KJO DREJTËSI E SALIUT 92 VAZHDON ME MBËSHTETJE ND/KOMBËTARE (PPE)QË RIKTHEU SALINË NË PD.!
      ● KJO BËRI QË TË SHTOHET VARFËRIA NË TË GJITHA SHTRESAT..!
      4.RAMA DUHEJ RRËZUAR PAS MANDATIT TË 2 POR NUK KISHTE OPOZITË DHE NIK KA..
      -NDOSE DASH E DIZENJOI NON GRATA PËR KORRUPSION ETJ,ME QËLLIM QË TË LARGOHEJ NGA POLITIKA DHE NË BURG PËR VJEDHJE E VRASJE(GËRDEC,21 JANAR,2 PRILL,TROPOJË 200..NË GJITHË SHQIPËRINË MBI 22.000)SPAK I TIJ NEPOTIK 92 I MBAN SEHIR..PO E FAL SKOMA ME 60 VILA NË GJITHË BE.!
      ● Nuk bersoj që e fali E.Rama..PASI KY NUK KA E NUK PËRDOR ASNJË NR.TELEFONI TË MAGJISTRSTVE(KJO ËSHTË FATKEQSI E TIJ)!
      ● Rama ushqen OLIGARKËT E SALIUT ME TENDRRA ME MILIARDA,TË CILËT E VJEDHIN DITËN DHE NATËN RAPORTOJNË TE BABI SALIH.!
      5.RAMA NUK BIE NGA QEVRRISJA 4 DERI 2029..
      -PASI PROTESTUESIT ANONIM I KAPI SALISËRBI..ATA NUK FORMUAN PARTI ALTERNATIVE TË NXIRNIN NOKAUD PD E KRIMIT 91,E CILA DUHEJ NXJERR JASHT LIFLGJIT ME KOHË PASI QË NË 1991 U MBUSH ME 65.000 KOMUNIST E SPIUN TË ENVERIT..!
      -NDËRSA PS ËSHTË REFORMUAR MBI 90 %,POR ME SHUMË MEDIOKËR.
      EL NEWS ALBANIA,FIER
      FLM DITA(MOS PRANO ANONIM)!

      Reply
    • BojkotiKoti says:
      July 8, 2026 at 8:06 pm

      Moderatorët nuk kanë urdhër prej kryeredaktorit të ushtrojnë “censurë pa interes”, thjesht për mungesë etike. Edhe pse kjo e fundit, sipas praktikës në shumë gazeta të huaja, do ishte mëse normale.

      Fatkeqsisht, komentet me përmbajtje banale e vulgare aprovohen prej tyre “me kënaqësi”. E publikojnë vulgarizmin jo nga mosnjohja e rregullave ndërkombëtare të etikës, por për të mbytur mendimin e lirë dhe zërat e fuqishëm. Këtyre të fundit i druhen, prandaj këtë lloj mekanizmi mund ta quash “super-censurë”.

      I kam bërë një javë bojkot ditëzezës vetëm pse moderatori nuk më postoi një koment për arrestimin e protestuesve. Edhe pse e vura në dijeni, ai jo vetëm që s’e postoi, por bëri pa pikën e përgjegjësisë dhe një modifikim të replikës së mësipërme. Nëse nuk e poston dhe këtë të sotmin, bojkoti shtyhet pa afat.

      Reply
  • nastradini says:
    July 8, 2026 at 10:08 am

    @realisti:

    ARRITJET DHE FITORJET E GANGSTERIT EDI RAMA JANE DROGA DHE BETONI BASHKE ME ASGJESIMIN E SHQYPNISE.

    Ti duhet te jesh nje nga ata hajdutet 5D te Lali Erit, prandaj te duken kaq madheshtore ARRITJET dhe FITORJET imagjinare te propagandes enveriste te Rilindjes me gisht ne bythe. Sepse ndryshe ne Boten pragmatike zhvillimi ekonomik matet me GDP per fryme te popullsise, sa e ke GDP/capita te Edi Rames ne mandatin e tij te 4 ti o BOLE fanatike budallaqe e ARRITJEVE dhe FITORJEVE te Partise? Po te hapesh internetin dhe faqen e Bankes Boterore do te shikosh se Shqypnia nuk prodhon kurgje per ta shitur ne tregun nderkombetar dhe ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit me nje GDP/capita afro $8000 dollaro nderkohe qe ti o @realist BOLJA fanatike a e di sa e kane kete tregues te mirqenies vendet e tjera? Ja ta thote @nastradini: Luxemburgi $145 mije dollaro per fryme te popullsise, SHBA $86 mije dollaro, lista para Shqypnise eshte e gjate, pas vendit tone renditen fiset e Afrikes me vendet me te varfna te Botes dhe ti lumturohesh me ARRITJET dhe FITORJET e gangsterit Edi Rama, qe pa drogen dhe betonin nuk jeton dot nje dite.

    Reply
  • Lexues says:
    July 8, 2026 at 12:23 pm

    Kush është kjo Ymeraj? Ndonjë personalitet politik, emër i shkencës?

    Reply
  • demo says:
    July 8, 2026 at 12:45 pm

    Ajo gjelle,qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.
    Gjithe fshatrat e Shqiprise te mbushen me vetura,une punova gjithe jeten,Kam 47 vjet pune ne Libreze Pensionit,Nuk e bleva dot nje te tille.I shoh rruget e bllokuara me parkim dysh,po per mua jane si veturat e byrose politike.Te paarritshme.
    Arritja me e madhe e Qeverrise Rama sivjet eshte ulja fenomenale e cmimit te domateve,qe sivjet nuk i ka kaluar 1000 leke te vjetra.Ketu mbaje or fenomen!Mishin tek kasapi nuk e blej dot,por mish frigoriferi Brazili sa te duash dhe ziejeni mire mos psoni si akademistet e Akademise,qe do na mbroje nga Protestat.

    Reply
    • Vëzhgimi says:
      July 8, 2026 at 4:32 pm

      Po kush po çan karin për ty a derëzi .

      Reply
  • ILIR says:
    July 8, 2026 at 1:27 pm

    Shkrim shume i bukur dhe i permbledhur,historia komplete e nje sorrogatoje si Edi Rame.Historia me fakte e nje megallomani ,mashtrues.Nje verejtje kam per zonjen : duhet te theksonte se Edi Rama sot vec te tjerash eshte nje i semure mendor qe nuk mund te rri me ne krye te vendit.RAMA QERROU.

    Reply
    • Ganua says:
      July 8, 2026 at 4:30 pm

      Ilir rrugaçi , Ramës t’ja hash atë të gjatin .

      Reply
  • Kiri says:
    July 8, 2026 at 11:52 pm

    Idegjuat lajmet Rama eshte ne samitin e NATOS ne Ankara OK

    Reply
  • realisti says:
    July 9, 2026 at 8:21 am

    Per ata qe komentuan per “realistin”
    Un jam nje pensionist,73 vjeç,qe punoj akoma dhe nuk i kerkoj femijve asgje por hwre pas here u jap ndonje dhurate. Dhe nuk me paguan Rama,asnje here nuk me ka paguar,madje ne kohen e Berishes kam bere me shume prokopi,jo se me paguante Ai por fale aftesive te mia dhe zoterimit te tre gjuheve te huaja.
    Per shume gjera qe ngrejne komentuesit un bashkohem me to por jo te nxij gjitheçka. Çfar i takon Çezarit jepja Çezarit,ndersa per ate qe nuk shkon ngrije zerin fuqishem sa te mundesh. Ky eshte parimi im. Edhe ne monizem e kam thene mendimin tim pa patur frike dhe kurgje nuk me ka gjetur.
    Ju falenderoj per komentet ne adresen time gjithesesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?