Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “NATO lëviz drejt Lindjes”, analiza e Bugajskit në DITA për Samitin e Madridit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “NATO lëviz drejt Lindjes”, analiza e Bugajskit në DITA për Samitin e Madridit
AnalizaKryesoreopinion

“NATO lëviz drejt Lindjes”, analiza e Bugajskit në DITA për Samitin e Madridit

Published: July 3, 2022
Shpërndaje

 

Nga Janusz Bugajski, SHBA

Botuar në DITA

- Publicitet -

Samiti i NATO-s në Madrid tregoi se pushtimi i mirëfilltë ushtarak i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane. Sulmi i Moskës i dha fund një faze relativisht paqësore që pasoi Luftën e Ftohtë dhe paralajmëron një epokë të re në konfliktin ndërkombëtar.

Sulmi, gjithashtu, zhvendosi epiqendrën e sigurisë europiane drejt lindjes, me Poloninë që u shfaq si qendra e frontit lindor të NATO-s, i cili po përballet me një Rusi agresive. Tre faktorë do të jenë vendimtarë në fazën strategjike që po shpaloset.

Së pari, çfarë do të nënkuptojë pushtimi shkatërrues i Ukrainës nga Rusia për kërcënimet që shpalosen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore përgjatë frontit lindor të NATO-s?

Së dyti, çfarë ndikimi do të ketë lufta në kohezionin transatlantik dhe marrëveshjet pan-europiane të sigurisë?

Së treti, cilat do të jenë pasojat për vetë Rusinë prej luftës së saj kundër Ukrainës, veçanërisht në përpjekjet e Moskës për të mbajtur donominimin e saj rajonal dhe një shtet të bashkuar rus?

Polonia po shfaqet gjithnjë e më shumë si lojtari kryesor strategjik dhe si pikëmbështetja e parandalimit dhe mbrojtjes për shkak të përmasave, vendndodhjes, burimeve, angazhimit ndaj mbrojtjes, rolit në rajon dhe lidhjeve me SHBA-në. Varshava ka bërë investime serioze në sektorin ushtarak, për strukturën e forcave dhe për blerjen e armëve.

Është marrë vendimi që, në vitin 2023, të rrisë buxhetin e mbrojtjes nga 2.5% në 3% të PBB-së, dhe të vazhdojë këtë rritje me një plan pesë-vjeçar për të shtuar ndjeshëm aftësitë ushtarake dhe për të dyfishuar numrin e trupave në 300,000. Për më tepër, duke u bazuar në historinë e vet, potencialin ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtinë e vendosur ndaj imperializmit rus, Polonia e sheh veten si një lider rajonal në rritje.

Lufta në Ukrainë nxori në pah kërcënimet më të mëdha në kufijtë lindorë të NATO-s dhe intensifikoi angazhimin e Polonisë për të mbrojtur Aleancën. Pushtimi i Ukrainës tregoi se Rusia është një shtet perandorak që injoron kufijtë dhe traktatet ndërkombëtare për të rivendosur sundimin e vet.

Me prestigjin e dobësuar të Gjermanisë dhe Francës, për shkak të reagimit të tyre joadekuat ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, qendra e gravitetit të NATO-s po zhvendoset drejt lindjes. Roli i Polonisë për sigurinë, gjithashtu, do të forcohet ndjeshëm, kur fronti lindor i NATO-s të përfshijë Finlandën dhe Suedinë si anëtarët e tij më të rinj.

Blerjet e shtuara të Varshavës të pajisjeve ushtarake amerikane, përfshi tanket Abrams dhe avionët luftarakë F-16, dhe prania në rritje e forcave amerikane në Poloni, përfshi selinë e përhershme të Korpusit të Pestë të Ushtrisë Amerikane, po e transformojnë vendin në aleatin kryesor europian të Uashingtonit.

Varshava ka rezervuar në disa programe blerjeje që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Shumica e kontratave pritet t’i jepen furnizuesve amerikanë dhe Polonia mund të presë bazat amerikane në vitet e ardhshme, pasi infrastruktura dhe pajisjet e SHBA-së të zhvendosen jashtë Gjermanisë.

Aleanca e NATO-s nuk është më e detyruar që të heqë dorë, për shkak të angazhimeve të hershme, nga vendosja e forcave të saj në një bazë të përhershme në lindje të Europës. Me sulmin ndaj Ukrainës, vetë Moska e hodhi poshtë Aktin Themelues NATO-Rusi që i pati vendosur disa kufizime dislokimeve lindore të NATO-s.

Faqja e parë DITA, 02 korrik 2022

Në Samitin e Madridit, NATO njoftoi se, në muajt e ardhshëm, do të vendosë mbi 300,000 trupa në gatishmëri të lartë dhe do të fuqizojë forcat e saj në Rumani dhe tre shtetet baltike.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, NATO ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar ushtrinë boshnjake dhe për të punuar më ngushtë me forcat e mbrojtjes së Kosovës. Por këto vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për frenimin e provokimeve nga ana e udhëheqësve serbë pro-moskovitë në Banja Luka dhe Beograd, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç kërcënon me luftë potenciale ndaj Kosovës.

Ka nevojë urgjente për një rrugë për të anëtarësuar Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën në NATO, veçanërisht pasi BE-ja ka dëshmuar të jetë e pamjaftueshme në ofrimin e perspektivave reale për anëtarësim dhe në këtë mënyrë po inkurajon radikalët nacionalistë në të gjithë rajonin.

Shtetet (anëtare) të NATO-s përgjatë frontit lindor përballen me tre sfida urgjente rajonale me ndikim afatgjatë në sigurinë europiane dhe rolin e Amerikës.

Së pari, në vazhdën e luftës shkatërruese, atyre u duhet të promovojnë sigurinë dhe rindërtimin e Ukrainës.

Së dyti, atyre u duhet të ndihmojnë për të sjellë më afër strukturave ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore vendet e tjerë jo-anëtar të NATO-s por pranë Rusisë, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë.

Së treti, atyre u duhet të përballen me ndikimit rajonal të trazirave të mëdha në Rusi, prej rënies ekonomike dhe humbjes së mundshme ushtarake ose një ngecjeje të tejzgjatur në Ukrainë.

Për t’i bërë ballë këtyre sfidave, NATO-s i duhet të zhvillojë një strategji shumëdimensionale, duke kombinuar të gjitha aspektet informative, kibernetike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake. Dhe NATO-s i duhet t’i zgjerojë aftësitë e veta në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit, të cilat Rusia vazhdon t’i trazojë dhe kërcënojë nëpërmjet përfaqësuesve që ka emëruar vetë (në poste).

Uashingtonit i duhet të përgatitet për një periudhë të zgjatur pasigurie rajonale, e cila do të përfshijë gjithashtu shfaqjen e subjekteve të reja politike nga një Federatë Ruse e dështuar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 3, 2022 at 8:29 am

    NATO LËVIZ DREJT LINDJES..NDERSA NATA KA TRIDHJET VJET QE KA PUSHTUAR SKIPERINE BASHKE ME LUGATIN SERBG S A L I N Ë….!!!!!!

    Reply
  • QIrio QInam QIriazi says:
    July 3, 2022 at 12:04 pm

    DITA,
    Thuhet se ish Shqipnia eash ma keq se ne 1914-ten ne kohen e qeverrise se Esad Pashe Top tanit e ‘Princ Vidit’!!!!!FuQIte e mdha kan venose qe te sjellin ne vend te princ Vidit …KokK…ose Kokolarin….Ështe e vertete?????????

    Reply
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    July 3, 2022 at 4:01 pm

    O Janosh pse nuk e thua troc qe Amerika e ka pushtuara Polonine atj pa i shpallur lufte ?

    Reply
    • anticensurë25642654 says:
      July 4, 2022 at 5:41 pm

      or ti nuk është njëlloj si me tët ëmë??
      ti sa herë sheh ndonjë burr sipër saj thërret “ai xhaxhi po më qi mamin”,kurse amerika në poloni nuk është njëlloj!!1 mln ka pasur në gjermani dhe nuk e ka pushtuar!!
      100 mijë ka pasur në greqi,dhe kur i tha greku ik!?
      ajo mbylli bazat dhe në shtëpi!në katar ka bazën më të madhe në lindjen e mesme megjithëse katari është si është!dhe tuqi po ashtu,por nuk po e bën si mamin tënd!!

      Reply
  • Armir says:
    July 3, 2022 at 4:26 pm

    1. Amerika kerkon stabilitet ne Europe.

    2. Stabiliteti ne Europe kerkon pranine e Amerikes.

    3. Prania Amerikane pengon qe shtetet e Europes, kudo qe te jene, ti kundervihen, perplasen me njeri tjetrin.

    4. Ajo qe perceptojme e ndjejme, ne situaten ne fjale eshte nje “konfjuzon total”, qe e ben te veshtire te parashikojme se “cili do jete rezultati perfundimtar”.

    5. Besoj, shpresoj, se kur gjendja do qetesohet e të kemi kaluar “nga bota e ëndrave ne boten reale” dite me te bukura do vine.

    6. “Instiktet tona” jane krijuar ne dhjetra apo qindra miliona vite.

    7. “Ato” perfaqesojne “esencen e luftes per egzistence”, ku jane integruar “esencat” e te gjithave qenieve, ngjallaseva te evolucionit deri ne kete moment kohor.

    8. Kur ne analizojme boten, “ne perputhje me eksperiencat personale, me llogjiken tone”, dhe marim vendime, flasim per “free will”, ne nuk duhet te harrojme faktorin e fuqishem te instikteve, qe kane kontribuar ne “menyre te padukshme” tek ajo qe quhet “free will”. Pra nuk jemi aqe te lire saç e kuptojme, mendojme, lirine.

    9. Pra behet fjale per “Nje lufte per egzistence” ku eksperiencat njerezore te 10 mije viteve te fundit duhet te kene, “Nje fare fuqie per te interpretuar instiktet tona” qe te mos kalojme ne vete shkaterrim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?