Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta Vera Zheji, aktore, pedagoge e njohur dhe zëri simbol i Radios
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndahet nga jeta Vera Zheji, aktore, pedagoge e njohur dhe zëri simbol i Radios
KronikeKultureLajmi i fundit

Ndahet nga jeta Vera Zheji, aktore, pedagoge e njohur dhe zëri simbol i Radios

Published: August 18, 2024
Shpërndaje

Zëri simbol i Radio Tiranës, Vera Zheji, është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 91 vjeçare. Lajmi i u bë i ditur nga nga familjarët e saj.

Vera Zheji është pinjolle e dinastisë kulturore Zheji, motra e gjuhëtarit dhe filozofit te madh Petro Zheji.

Vera Zheji lindi më 30 Janar 1933 në Tiranë. Kur ishte vetëm 15-vjeç, në vitin 1948, Vera Zheji u bë një zë popullor kur nisi të lexonte emisione letrare përpara mikrofonit të Radio Tiranës.

- Publicitet -

Ajo krijoi emisione të ndryshme e mjaft të ndjekura në radio, si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit e të folurit.

Të gjithë mund të kujtojnë zërin e saj magjik kur lexonte përrallat e orës 19.00 në vitet ‘70. Vera Zheji lexoi edhe lajme në italisht, gjuhë që e zotëronte shumë mirë, sepse ishte e prirur për gjuhë të huaja ashtu si vëllai i saj Petro Zheji. Vera Zheji tregoi edhe talentin e saj në aktrim, kur mori pjesë në komedinë “shi në plazh” e pjesë të tjera teatrore.

Në vitin 1975, Vera Zheji la përfundimisht Radion dhe u emërua pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 18, 2024 at 8:20 am

    NGUSHËLLIMET MË TË SINQERTA RADIO TIRANËS PËR KËTË HUMBJE TË PAPRITUR!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 18, 2024 at 9:05 am

    Ja ky budallai Rroft Kuli, “për këtë humbje të papritur” thotë.
    Po ajo e ndjera 91 vjeçe o kërriç hipokrit..!!!

    Ngushëllime familjes së zonjës Vera Zheji !!!
    Qoftë e Xhenetit !!!

    Reply
  • Artan says:
    August 18, 2024 at 9:30 am

    Ja edhe ky palla,fjala me fënd,i thotë qoftë e xhenetit një të krishtere.

    Reply
  • Aldrinp says:
    August 18, 2024 at 9:43 am

    E kishim harruar Veren me kohe.. Respekte per Veren, dhe ate kohe qe dhuroi nje brez te tere artistesh.

    Reply
  • Fjala says:
    August 18, 2024 at 10:10 am

    Lexo 50% te kolenteve te kuptosh nivelin e 50% te shqiptare qe jane mbylle syte dhe veshet dhe bejne iso saliut me shoke. Mjere vendi dhe toka qe i mban!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 18, 2024 at 10:47 am

    O FËNDA,KUJDES KUR FLET ME MUA SE E DI VETË!

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 18, 2024 at 11:49 am

    Dhimbje e madhe per brezin tone.Ne oren 20 nga Radio Tirana do te degjonim zerin e saj te embel duke lexuar ne shqip letersine shqiptarePer mua eshte humbje shpirterore si per Vace ZelenDritero Agollin e Ismail Kadare..Ngushellime familjes me maksimumin e sinqefitetit tim!!

    Reply
  • Albert says:
    August 18, 2024 at 12:24 pm

    I qofte dheu i lehte Vera Zheit, nje ikone ne dekada e transmetimeve radiofonike, pinjolle e familjes se njohur qe i dha kultures sone dy emra te tjere te nderuar, Petro dhe Gjergj Zhein.
    Vera ka qene nje zonje e kulturuar, e mencur, e talentuar.
    Ajo, duke kujtuar vetem nje shfaqje te drames “Nje dashuri e tille” te Pavel Kohout, do te ishte nje aktore nder me cilesoret e teatrit tone kombetar.
    Si folese ne Radio, ne krah te emrave te njohur Bejleri, Konomi, Fotialli, Xhai etj, mbetet shkolle e interpertimit te materialeve qe kalonte neper duar.
    Si pedagoge ne Institutin e larte te arteve ajo mbetet nje figure e nderuar mesimdhenieje.
    Si koleg i hershem i saj, e kujtoj me respekt te vecante per gjithcka dha me talentin e saj.

    Reply
  • Andreas says:
    August 18, 2024 at 4:21 pm

    Ore kur vdesin keta artistet e medhenj kujtohen shkerdhatomediat…. Deri tani i kishit harruar per se gjalli…

    Reply
  • Bashkim Trenova says:
    August 18, 2024 at 5:02 pm

    Ndjesë pastë! Ngushëllime të sinqerta familjes. Vera u largua, por na la të gjithëve neve dhe pasardhësve tanë, zërin e saj melodioz e të kristaltë,njerëzor dhe depërtues. Kam shkruajtur para disa vitesh se nëse do të njihej ndonjë urdhër apo dekoratë për mjeshtërinë e fjalës, Vera do të ishte “patronia”, e padiskutueshme e këtij urdhëri apo kësaj dekorate. Kam lexuar se në një përvjeor të Radio Tiranës, në sallën e mbledhur për këtë rast, ajo tha vetëm dy fjalë : “Ju flet Tirana!” Kaq mjaftoi dhe salla u elektrizua. Duartrokitjet e pandërprera i shoqëruan këto dy fjalë “magjike” në zërin e Verës tonë të dashur.

    Reply
  • DRITA says:
    August 19, 2024 at 6:45 am

    Sa me endje degjoja perrallat e saj ne radio

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?