Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërprerja e dialogut, Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ndërprerja e dialogut, Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese
KosovëLajmi i fundit

Ndërprerja e dialogut, Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

Published: September 15, 2025
Shpërndaje

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi e tha këtë të hënën për Radion Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA-ja e pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe se “ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

- Publicitet -

Ambasada amerikane nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Të hënën, zëdhënësi theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë”, duke mos dashur të japë më shumë hollësi.

Ai siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por tha se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së që çuan në pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani – e cila kishte njoftuar në fillim të këtij viti se Kosova do ta finalizonte një marrëveshje të arritur me SHBA-në për këtë dialog – shprehu keqardhje dhe shqetësim për vendimin e SHBA-së.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Derisa SHBA-ja nuk ka treguar për cilat veprime të Kurtit është e pakënaqur, ditëve të fundit, Kurti – i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarin Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mollosi says:
    September 15, 2025 at 2:23 pm

    Pushtetaret ne Kosove jane mosmirenjohes. Ne vend se ta duan dhe respektojne Ameriken, ata e shajne ate.
    Albini po mendon se i vetem mund te perballet me Serbine. Edhe ai po krekoset njejte sikurse qe krekosej Millosheviq-i gjate viteve te nentedhjeta. Shtyhej me Serbine dhe ne fund e humbi Kosoven. Po kam frike qe edhe Albini do te jete shkaktari i humbjes se Veriut.
    Qofsha i gabuar.

    Reply
    • Aldrinp says:
      September 15, 2025 at 3:00 pm

      Po ca thua o morr korofillak. Albini nuk i duhet Serbise per dialog. Kaq e veshtire eshte te Kuptohet kush luan pas kuintave?

      Reply
  • Pavaresia nuk eshte mall Importi says:
    September 15, 2025 at 2:52 pm

    SHBA ne Kosove do ishte me e ndershme ta shpalle Protektorat e te gjeje nje tip atje qe t’ja marre ate rol, ose ti njohe realisht Pavaresine atij vendi e mos kerkoje ta paqtoje me zor me serbet duke i perplase koke me koke ne dialogje koti.

    Reply
  • Deda says:
    September 15, 2025 at 3:45 pm

    Po pse duhet t’a shpallë protektorat Amerika Kosovën , more pavarësia çfarë borxh i ka . Kush i ka borxh Kosova Amerikës apo Amerika Kosovës ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?