Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndotja e ajrit nxit problemet mendore, rreziku i depresionit rritet me 13%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Ndotja e ajrit nxit problemet mendore, rreziku i depresionit rritet me 13%
Lifestyle

Ndotja e ajrit nxit problemet mendore, rreziku i depresionit rritet me 13%

Published: June 21, 2022
Shpërndaje

Ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore. Gjithashtu kur tymi është përtej niveleve të lejuara, problemet psikiatrike mund të përkeqësohen. Kështu rreziku i depresionit rritet me 13%.

Kjo u deklarua nga ekspertët e mbledhur për Seminarin Ndërkombëtar “RespiraMi” të organizuar nga Fondacioni IRCCS Ca ‘GrandaOspedaleMaggiorePoliclinico dhe Fondacioni Ndërkombëtar Menarini, në Milano.

Për herë të parë në Itali, një studim me pak më pak se dy milionë njerëz të ndjekur për tetë vjet vlerëson, ndikimin në shëndetin mendor të ekspozimit kronik ndaj ndotjes së ajrit.

- Publicitet -

Sipas të dhënave, për çdo rritje prej rreth 1 mikrogram për metër kub në ekspozimin ndaj grimcave të imta (PM2.5), rreziku i depresionit rritet me 13%. Ai i çrregullimeve të ankthit me 9%, i skizofrenisë me 7%, veçanërisht në moshën ndërmjet 30 dhe 64 vjeç.

Në mënyrë të ngjashme, ekziston një korrelacion midis pranisë së tymit dhe rritjes së recetave të antipsikotikëve, antidepresantëve dhe stabilizuesve të humorit që rriten deri në 4%.

“Këto të dhëna shqetësuese të reja mbi efektet afatgjata të ndotjes tregojnë se pluhuri është një rrezik konkret jo vetëm për zemrën dhe mushkëritë, por edhe për trurin” vëren Sergio Harari, bashkë-president i Seminarit.

Eksperti shtoi se pluhuri mund të jetë toksik për funksionimin e trurit deri në atë pikë sa të shkaktojë patologji psikiatrike. Kjo për shkak një rritjeje të inflamacionit të përgjithshëm ose një ndryshimi të mbrojtjes antioksiduese.

Sipas ekspertëve këto efekte janë të njohura edhe tek fëmijët.

“Ne e dimë, se nivelet e ekspozimit ndaj ndotjes atmosferike lidhen me aftësitë në testet matematikore dhe gjuhësore”, thotë PierMannuccioMannucci, profesor i mjekësisë së brendshme, Universiteti i Milanos

Rreziku i pluhurave për mirëqenien mendore konfirmohet edhe nga një studim tjetër i diskutuar paraprakisht gjatë konferencës. Ky studim është kryer në partneritet nga Njësitë e Epidemiologjisë dhe Psikiatrisë të Poliklinikës së Milanos, mbi rreth 200 pacientë me depresion bipolar.

Duke analizuar të dhënat në lidhje me ekspozimin ndaj pluhurit në ditët menjëherë para tij, tregoi se rritja e grimcave PM10 në ajër shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital, pikërisht për probleme mendore.

“Këto të dhëna konfirmojnë efektet negative të ndotjes në shëndetin mendor, duke treguar se kushtet mjedisore mund të ndikojnë shumë në menaxhimin e pacientëve me depresion bipolar”, përfundoi MicheleCarugno, bashkë-autore e studimit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?