Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKEMA: Ndrangheta, miliona euro të pastruara nga jakat e bardha në Hungari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SKEMA: Ndrangheta, miliona euro të pastruara nga jakat e bardha në Hungari
BoteLajmi i fundit

SKEMA: Ndrangheta, miliona euro të pastruara nga jakat e bardha në Hungari

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Para të gjeneruara përmes aktivitetit kriminal në Itali, që më pas pastrohen në vende të tjera të Europës, për t’u rikthyer sërish në vendin e origjinës si investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Skema e njohur lidhet me Ndrangheta-n, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Europë.

Ndrangheta, shumë më e strukturuar dhe e pranishme në nivel ndërkombëtar, ka arritur të transformohet dhe të evoluojë me kalimin e kohës, duke shkuar përtej kufijve të organizatës kriminale kalabreze, e cila financohej përmes rrëmbimeve.

- Publicitet -

Me kalimin e viteve, në fakt, ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes ishte te Cosa Nostra, ‘Ndrangheta’ arriti të shndërrohej në një kompani të vërtetë të krimit, e aftë për të faturuar shifra të cilat, sipas vlerësimeve të fundit, mund të kalonin 60 miliardë euro.

Organizata kriminale kalabreze mblodhi shuma marramendëse përmes trafikut të drogës dhe kontakteve të tij me kartelet kryesore në Amerikën e Jugut.

Një operacion i kryer së fundmi në Itali zbulon se “Ndrangheta” vendase, e përfaqësuar nga banda Bonavota e Sant’Onofrio, në provincën e Vibo Valentia, ka pastruar miliona euro përmes kompanive të shumta të pranishme në shtete të ndryshme evropiane, veçanërisht në Budapest, Hungari.

Nicola Gratteri, kryeprokuror i Catanzaro-s, thotë se duke angazhuar profesionistë që ndodhen jashtë vendit, Ndrangheta ka arritur të ndërlidhet me banka të shumta në vende të ndryshme për t’i bërë paratë të kalojnë në shumë xhiro dhe t’i pastrojë para se t’i kthejë në Itali përmes investimeve veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme”.

Mes këtyre profesionistëve përmendet edhe dr. Edina Szilágyi (në foto lart), një avokate me peshë në një prej firmave ligjore më të mira në Budapest. Falë përgjimeve dhe deklaratave të siguruara nga bashkëpunëtorë të ndryshëm të drejtësisë, doli se banda e Bonavota di Sant’Onofrio, falë profesionistëve të sektorit, arriti të ngrejë kompani të ndryshme në vende të ndryshme si Hungari, Francë, Britani e Madhe, por edhe Qipro dhe Danimarkë, për të pastruar para, duke përfshirë investimet në pasuri të paluajtshme, ose nëpërmjet blerjen e një jahti luksoz.

Një pjesë e mirë e këtyre kompanive u krijuan në Hungari dhe duket se studioja ligjore e avokatit Szilágyi luajti rol themelor, duke e shndërruar Budapestin jo vetëm në një lavatriçe parash të pista, por edhe në një varrezë korporatash.

Në vitet e fundit – siç raportohet nga gazeta hungareze “Pesti Srácok” – rreth 168 kompani janë regjistruar në adresën e studios ligjore të dr. Szilágyi, 50% pronare e një prej kompanive të sipërpërmendura dhe, aktualisht me një urdhër arresti europian.

Rrjeti kriminal dyshohet se ka publikuar reklama të shumta përmes kompanive të ndryshme të huaja. Synimi ishte futja e kompanive në krizë të rëndë financiare, duke premtuar nxjerrjen nga situata përmes kanaleve të investimeve të huaja të krijuara për të ulur borxhet. Në fakt, pothuajse të gjitha kompanitë e identifikuara kishin të përbashkëta borxhe të mëdha të grumbulluara me kalimin e kohës.

Rezultati përfundimtar ishte zhvendosja e shumave të mëdha përmes llogarive të shumë kompanive të huaja, duke gjeneruar një vëllim kaq të madh transaksionesh sa ishte e vështirë të gjurmohej – raporton ResPublica.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Drejtësia do të bëhet, duan apo s’duan bandat supërkorruptive e bashkpuntor në mijra krime në vite…. says:
    January 5, 2024 at 10:06 am

    Pastro politikën prej binjakzimit me bandave kriminale korruptive tashmë të vetdenoncuara me zë, figur e dëshmi të gjalla, vetëm atëherë ndrangheta do të mbetet një ëndërr e keqe e së kaluarës. Me shit ujqër dhe ushqe klysht vetëm se ushqehet krimi në të katër pushtetet. Mjaft më larg bythës time, se një ditë të afërt do të marrë dhe ty, se atë që s’e bën ligji e njerëzia do ta bëjë Zoti, por dhimbja do të jetë më e madhe.

    Reply
  • mali says:
    January 5, 2024 at 3:57 pm

    Si e spiegoni viziten e hungarezit ne shqiperi qe as cau bythe per ndonje shenje miqesie, vecse u fokusua tek parate e pista qe ne(hungarezet) I mirepresim sepse parate nuk jane pista ,vetem njerezit jane te pista. Jo me kot zgjodhi Edi Ramen .Me kete vizite te hungarezit u vulos roli mafioz I Edi Rames ne te gjitha pazaret e droges me kalabrezet,drogen e kolumbise,furnizimi me droge nga Hollanda,pastrim parash nepermjet bankes se shqiperise.

    Reply
  • Xha jaho says:
    January 5, 2024 at 10:59 pm

    Gjyna, nuk eshte me Saliuvic ne udheheqje te luftonte pastrimin e parave, e kena hup ket figure SkenderBEU

    Reply
    • ¿? says:
      January 6, 2024 at 12:15 am

      A mer Xha Jaho, mer xha Jaho, tamam trap si ai i filmit qe i ke marre emrin je. Ua kane pjerdhur mendjen me Saliun dhe po shkon si ajo puna “Ujku, Ujku (demek Saliu), po Çakalli (Edvini) po e bon kerdine, or taj Xha Jaho me breke te grisme. Ik e merr ndonje sufllaqe tek guzhina e Endri Fuges se e ke bo hallall, e ke bo.

      Reply
  • Gjysmagjeli says:
    January 6, 2024 at 3:31 am

    Boten lajmeron
    Hypur mbi qymez
    Cdo mengjez kokoshi
    Pula beri veze

    Ja keputi bubi
    Kengen.mu ne mes
    Le te mburret pula
    Ajo beri veze

    Reply
  • Gjysmagjeli says:
    January 6, 2024 at 3:32 am

    Boten lajmeron
    Hypur mbi qymez
    Cdo mengjez kokoshi
    Pula beri veze

    Ja keputi bubih
    Kengen.mu ne mes
    Le te mburret pula
    Ajo beri veze

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?