Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
KronikeLajmi i fundit

Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Published: April 24, 2026
Shpërndaje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin e ri, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shoferët profesionistë (kategoritë C dhe D) do të kualifikohen dhe rinovojnë certifikatat e tyre. Ky udhëzim synon përafrimin me standardet evropiane dhe rritjen e sigurisë rrugore përmes teknologjisë së avancuar.

Strukturë e re e orëve mësimore

Udhëzimi përcakton saktë kohëzgjatjen e kurseve për kualifikimin fillestar dhe atë periodik. Për kualifikimin për herë të parë për teorinë do të zhvillohen 60 orë në jo më pak se 15 ditë. Kurse për praktikën do të zhvillohen 10 orë në jo më pak se 5 ditë.

- Publicitet -

Trajnimi për rinovim lidhur me teorinë do të zhvillohet në 35 orë në jo më pak se 7 ditë.

“Kodi 95” dhe digjitalizimi

Një risi është shënimi i “Kodit 95” direkt në lejen e drejtimit ose në CAP. Ky kod vërteton se drejtuesi ka përmbushur kërkesat profesionale të Bashkimit Evropian për transportin e mallrave dhe pasagjerëve.

Fokus te teknologjia

Programi i ri mësimor përfshin tema moderne që nuk kanë qenë më parë, si Smart Tachograph V2. Kjo lidhet me njohuri mbi gjeneratën e re të tahografëve inteligjentë.

Lidhur me sistemet ADAS, shoferët do të mësojnë mbi sistemet e ndihmës në drejtim (frenimi automatik, mbajtja e korsi, paralajmërimi i goditjes).

Ndërsa drejtimi ekologjik ka në fokus të veçantë kursimin e karburantit dhe uljen e emetimeve në mjedis.

Kontroll mbi autoshkollat

DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) merr kompetenca më të forta monitoruese. Autoshkollat duhet të marrin një vendim miratues për të ofruar kurse CAP, si dhe do të ushtrohen kontrolle periodike vjetore për bazën didaktike, mjetet dhe personelin.

Nëse nuk plotësohen kriteret, autoshkollat çregjistrohen menjëherë nga sistemi.

Shëndeti dhe sjellja profesionale

Ndryshe nga trajnimet e vjetra, programi i ri i kushton 8 orë shëndetit dhe emergjencave, duke përfshirë menaxhimin e stresit dhe faktorët psikologjikë; efektet e alkoolit dhe ushqyerjen e balancuar; parandalimin e kriminalitetit dhe trafikimit të paligjshëm gjatë transportit.

Rinovimi i CAP tashmë kushtëzohet plotësisht nga përfundimi i trajnimit periodik prej 35 orësh. Nëse zotëroni dy lloje CAP (për mallra dhe pasagjerë), rinovimi mund të kryhet njëkohësisht.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Aldrin says:
    April 24, 2026 at 2:25 pm

    Digjit or digjit
    Digjitiali i zimit

    Reply
  • Aldrin says:
    April 24, 2026 at 2:27 pm

    Mbajtja e korsi?
    Nuk kane me vete fjalet?
    Korsise i thoshin njehere e nje kohe

    Reply
    • [email protected] says:
      April 25, 2026 at 2:08 pm

      Sa per te thene e per te marre leket

      Reply
    • arti says:
      April 29, 2026 at 5:35 pm

      Ore e kane mendjen ne koke apo ne bythe keta teoricientet tane !!!!. Une kam 33 vite qe punoj me kamjon keta thone do beje 15 ore praktik kur une bej çdo dite nga 10-12 ore, sa idjotsi do degjojm akoma.

      Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 24, 2026 at 8:59 pm

    Asnje sflet gjuhen shqip, i thonë dixhitalizim jo digjitalizim

    Reply
  • labi says:
    April 25, 2026 at 9:30 am

    Nje arsyje me shume per te vjedhur njerezit.

    Reply
  • Ramazan daci says:
    April 25, 2026 at 10:15 am

    A keni me per te shtuar per capin me mir mesoj avjonin sa te punoj shofer

    Reply
    • Eduard Kola says:
      April 25, 2026 at 9:00 pm

      Hajduda vetem si të vjedhin kët popull qa ndryshimi ka patenta me karten e identitetit
      Që karten e identitetit e ben ambasada kurse parenten duhet të shkosh në shqiperi ta rinovosh lekl do paguhet ne Shqiperi lek ktu edhe më shume se ne Shqiperi e nuk e kan miratuar ta rinovojn ktu ne Europe

      Reply
  • Dashi says:
    April 27, 2026 at 4:41 pm

    Dhe sa lek do japim ose do na vidhni un kam mbaruar kursin xhaxhit o shoke

    Reply
  • Ervis Hoxha says:
    April 27, 2026 at 5:39 pm

    Ca ligji budallik vendosni pupupu po këtu ku jam un ska nevoj 70 or praktik teori rëndësi ka që bën shkoll për patent dhe mer patentën ca degjenerimi bëni kështu

    Reply
  • Gentjan says:
    May 1, 2026 at 11:19 pm

    Per mendimin tim kontrolli duhet te jet tek marrja e patentës ,te gjith e don qe aty 80% e kursantëve paguajnë lek kurse policia se di .Pra kush merr patenten s’ke pse i ben provim per CAP kerko nje pagesë dhe kaq ,se esht thjesht nje pagesë me shum se CAP me zotësi vetem 1% e merr te tjeter te gjith paguajnë .Pra mos te bojn sikur s’din gje ,se lejet Keta qe kontrollojnë i marrin dhe. I ndajn

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  • Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
  • SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  2. Mutdhënësi on Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
  3. Tellalli on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  4. Une on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  5. K R on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?