Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon Kodi Penal: Nëse dënohesh dhe nuk do të shkosh në burg, pranohet konvertimi, ja sa lekë duhet të paguash në ditë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndryshon Kodi Penal: Nëse dënohesh dhe nuk do të shkosh në burg, pranohet konvertimi, ja sa lekë duhet të paguash në ditë
KronikeKryesore

Ndryshon Kodi Penal: Nëse dënohesh dhe nuk do të shkosh në burg, pranohet konvertimi, ja sa lekë duhet të paguash në ditë

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Drafti i ndryshimeve në kodin penal, i cili së shpejti pritet të kalohet ne kuvend për diskutime parashikon disa dispozita të reja për zëvendësimin të dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në arkën e shtetit.

Mesa duket një nismë e tillë synon uljen e mbipopullimit të burgjeve duke u dhënë mundësi alternative për kryerjen e dënimit personave të akuzuar për vepra penale të lehta.

Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e vazhdim, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një̈ shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.

- Publicitet -

Gjykata shpall vendimin e pa zëvendësuar dhe cakton afatin 10 ditor si kufi, brenda te cilit i dënuari duhet te paguaje shumen e gjobës qe konverton kohen e dënimit me burgim. Pagesa e te hollave në favor të shtetit behet pas dhënies se vendimit.

Por ky zëvendësim nuk mund të vendoset pa dëgjuar viktimën nëse ka dhe prokurorin por ne kod ka edhe kufizime pasi përcaktohet se k jo dispozite nuk zbatohet ne rastet e veprave penale te kryera nga nëpunësit publik, veprat penale të korrupsionit, veprat penale kundër drejtësisë, atyre të trafikimit dhe kundër personit apo dhunës ne familje.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe ne llogaritjen e paraburgimit. Ne kodin e ri koha e paraburgimit ose e arrestit në shtëpi, llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes. Kështu një̈ ditë paraburgim baras me një ditë burgim. Një ditë paraburgim baras me shtate mijë lekë gjobë.

Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi. një dite arrest shtëpie është e barabarte me një dite burgim. Një dite arrest shtëpie është e barabarte me 3 mije leke gjobe. Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë pune në interes publik. Kjo mënyrë përllogaritje duhet të zbatohet nga prokuroria e gjykatat në rast se ndryshimet në Kodin penal miratohen dhe hyjnë në fuqi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Golemi i Kavajes says:
    September 22, 2023 at 1:12 am

    Mjere ai qe s’ka para, nuk do t’i falet asnje dite! A nuk duket se shkelsit e ligjit paralli, shtrengojne keshtu te denuarit pa parà? Administrata e burgut ka keshtu, veç buxhetit te shtetit, edhe nje “buxheti te dyte”!

    Reply
  • XHAKOMO PUCINI says:
    September 23, 2023 at 12:00 am

    Eshte e turpshme dhe e papranueshme qe arresti ne shtepi te konsiderohet, si kohe, i barabarte me burgimin. Kjo gje do iu jape mundesi qindra apo mijera horrave ( sic ka ndodhur jo pak here deri tani ) te kryejne krime, te korruptojne gjykaten duke iu dhene ” arrest ne shtepi ” ne vend te arrestit ne burg dhe pastaj, pas denimit perfundimtar te therrasin: Urraaaa! E kreva denimin me burg por e kreva ne shtepi, duke fjetur me gruan apo me dashnoren. Pse, kjo eshte drejtesia ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?