Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Marsin e grave duhet të jesh Vjosa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Në Marsin e grave duhet të jesh Vjosa
Kryesoreopinion

Në Marsin e grave duhet të jesh Vjosa

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Për të tërhequr vëmendjen tek çështja e pabarazisë gjinore, Marsi është cilësuar ndërkombtarisht si muaji grave.

Gjithsesi, në botë, zërat kundër nismës janë të shumta, kryesisht me argumentin se fenomeni problematik nuk mund të adresohet me periudha kohore. Ndërsa, në Shqipëri, marsi i sivjetshëm duket se kishte vlerë vetëm për të dëshmuar gjendjen e mjerueshme të grave në vend, pamjaftueshmërinë e politikave përfshirëse, si dhe lojën hipokrite që bëhet mbi shpinën e tyre.

Muaji filloi kobshëm. Tre gra u vranë e tre të tjera shpëtuan të plagosura nga dora e një personi që eleminimin e grave me të cilat krijonte lidhje nuk e kishte për herë të parë.

Por, sa mizoria e autorit të papenduar për vrasjen e shumëfishtë, ra në sy edhe fakti se ai ishte një i ish-dënuar, i liruar nga burgu pasi kishte kryer veçse një pjesë të dënimit për vrasjen e partneres 22-vjeçare. Si duket, instancat përkatëse kishin arritur në përfundimin se ai ishte rehabilituar krejtësisht dhe nuk do të përbënte aspak rrezik kur të ri-integrohej në shoqëri. Si duket, makabriteti i vrasjes së një të reje nuk jehon ndër vite aq sa të pengojë lirimin e parakohshëm të një gra-vrasësi.

E si të ishte një garë e shëmtuar, një tjetër grua iu shtua, brenda pak ditëve, listës së dëshmoreve të Marsit. Si disa prej viktimave të gra-vrasësit kinse të rehabilituar, edhe ajo ishte veçse “dëm kolateral” i mllefit. U gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar. U bë pre e plumbave të tërbimit bandesk, teksa punonte dy turne rresht në një bar të kryeqytetit.

Ngjarja rrënqethëse zbuloi edhe se viktima 58-vjeçare e “Don Boskos”, dukshëm, i përkiste asaj shumice grash shqiptare që Marsi nuk u sjell të drejta. Kategoria e “grave të sakrificës” për sigurinë e jetës dhee jetesës të të cilave instancat nuk bëjnë asgjë konkrete.

Gjasat që vrasësit e 58-vjeçares të mos gjenden kurrë apo që, nëse kapen ndonjëherë, të marrin dënime të cunguara e të bëjnë kërdinë sa të lenë qelinë janë larta.

Por kur është fjala për gra lehona në prag të mjerimit, drejtësia shqiptare nuk vonon minutën. Ligji zbatohet me përpikmëri të hatashme dhe gratë burgosen, pa e ditur as vetë as kur u gjykuan as kur u dënuan. Që të lirohen për të qëndruar pranë të porsalindurit, të ardhur në kohën e gabuar, duhet të ngrihet në këmbë mbarë opinioni publik.

E vetëm atëherë kujtohen deputetet kuota-mbushëse se një fëmijë e një grua – si ato – po nëpërkëmben nga keqpërdorimi i ligjit. Vetëm atëherë ministret kujtohen se kanë pergjegjësi përtej fjalëve bosh, që i shlyejnë me vizita teatrale pasi dëmi është bërë.

Nuk iu bën përshtypje dhe nuk shqetësohen këto të pushtetshme se në muajin e grave, ligjzbatues të dalluar shtyjnë kohën duke përgujuar adoleshente të humbura, që edhe mund të jenë duke u dhunuar apo mund të kenë gabuar. Nuk sikletosen nga përpjekja për të fshehur me akrobacira fjalësh zbulimet e hetimeve mbi megaafera korruptive të paprepkshmish, por mbllaçitet si arritje objektet intime që u gjenden në shtëpinë e partneres së tij.

Hipokrizia e Marsit të grave qëndron pikërisht në faktin se gratë deputete, vërtet, janë në numër të lartë, ministret gra zbukurojnë kabinetin me shumicën e vet, importohen zonja të suksesshme për poste drejtuese kyçe, por për emancipimin e mirëfilltë të grave në vend pak është bërë.

Ndoshta janë arritje festimet e 8 Marsit anekënd me valle e fustane me xixa. Ndoshta është arritja e Marsit të grave, shpallja e Vjosës, lumit me emër të gjinisë femërore, park kombëtar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?