1. NËNA…
Në mbrëmje u kthye ai në shtëpi
i lodhur, i ngrysur, me traktet në gji.
Mesnatës së shurdhër, së errët, së shkret’
do ngjisë ai traktet kudo në qytet.
-Mesnatës ti sonte, o nënë, me zgjo!
-Mir’, biri nënës, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur në gjumë ra pastaj
dhe nëna mbi të nuk i ndan sytë e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet për të
“Fli, biri i nënës, se ora s’është një”.
Akrepi lëviz, me ngadale lëviz
pas perdesh, pas xhamash: e zezë nata pis.
Në ëndërr ai buzëqesh e po sheh,
një fushë të bukur, një qiell pa re.
Dhe nëna e tij me të bardha vallëzon,
në fushë të sahatit me dorë tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar në një,
ndaj nëna s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas në fushë u dëgjua që larg
një krismë përreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nëna u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer seç ra përmbi dhe.
I mbytur në djersë u zgjua ai
“O nënë”, dhe dorën e vuri në gji.
Atje trakte s’ka. “O nënë ku je?”
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin ditë e re.
“O nënë!”, por nëna nuk është më përqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Diçka nëpër mendtë atij shpejt i erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Në dor’ revolverin, në rrugën e shkret’
vrapoi n’errësirë, kudo në qytet.
“O nënë, o nënë, o nënë, ku je?!”
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjëkundi ajo,
“Ndal!” ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N’agim afër pyllit, në an’ të një përroi
pas drurëve ai u mbështet e vajtoi.
…Që biri të flinte i qetë gjer n’agim,
mesnata për nënën s’do ketë mbarim.
Ismail Kadare
2. NËNA…
Ka filluar të plaket nëna.
Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.
Po mbulohet me një pleqëri të bukur.
Ç’është kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?
Dhe duart që më mbanin mua,
tani janë rënduar.
Po s’ka gjë, nga shpirti i saj
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.
Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për ato që po shkruaj
Por s’më ka pyetur ndonjëherë nëse po shkruaj për të…
Se nëna e di:
Fjalën e parë në botë ia kam thënë asaj
Dhe fjalën e fundit asaj do t’ia them…
Frederik Rreshpja
3. NËNË….
Tani vij rrallë tek varri yt,
gjë tjetër s’më ka mbetur,
s’më thua dot: “Mos u mërzit!”,
se edhe ti je tretur!
T’i dije ti dhimbjet e mia,
do vije ulërimën,
kur prisja dritë nga perëndia,
më hodhi vetëtimën!
Fëmijtë nga vatra më janë shkulur,
tani vërtitem kot,
një thikë në zemër më është ngulur,
dhe nuk e shkul më dot!
Veç shkruaj vargje si i marrë,
fletore mbush me dhjetra,
ka frikë vdekja të më marrë,
me thonj dhe me kthetra!
Të paktën ti të ishe gjallë,
t’i ndanim dhimbjet tok,
po ti më ike-Yll i rrallë,
më ike si një zok!…
Po ti më ike si një zok,
në tjera hapësira,
ah veç një ditë të ishim tok,
pa pranga dhe zinxhira!
Se unë zinxhira kam vërtetë,
në këmbë dhe duar,
ndaj vij kaq rrallë se kam siklet,
tek ti moj e bekuar!
Me netë të tëra jam përpjekur,
si peshku përmbi zall,
të kam unë ty dhe pse e vdekur,
mbi çdo njeri të gjallë!
Se nga të gjallët pashë çdo ditë,
veç halle dhe siklete,
ilaç i vetëm edhe dritë,
veç ti Mama më mbete!
Po ka ca kohë që ndjej gëzime,
sikur m’u tret mërzia,
se ti moj bukuroshja ime,
rilinde tek Sofia!
Para Sofisë është baltë koti,
i gjithë margaritari,
do vijë tek si ëngjëll zoti,
dhe do të ngrejë nga varri!
Arben Duka

Të tria, dobët.
Uskania, je një kohe jashtë përdorimit.
E mrekullueshme ajo e Kadaresë.
Rrënqethëse
Per ty moj nena ime. Nuk jam poete,nuk shkruaj poezi,
Jam nje vajze qe qaj nenen me za
Nuk di as te kendoj
Di te qaj nenen time ta qaj ta vajtoj.
Gjume skam ne sy , jam duke ju lutur henes
Me ka marre malli shume te degjoje zerin e nenes .
Ike ti nene azgje nuk mbeti
Shume dhimbje dhe lote ty dheu te treti.
Se malli me keputi shpirtin goja nuk thote me nene
Shpirti qane ,syri lote pikone, nene moj e embla nene sa shume kam per te thene.
Nena ime, nene zonje
Luftove per bijen te vetme gjithmon
Me krahet e tua e mbrojte si shqiponje .
Luftove si burre gjithe jeten
Goje mjalte e embel moj nene
Kurr se kurseve vehten per asgj
Me mungon era e nenes
Dua nane ta puthe ta perqafoj
Vazhdoj ti lutem henes
Vajtoj e vajtoj e vajtoj .
Te gjithe e dime shume mire eshte e vertete
Nene eshte nene jep e mbron jete.
Mjaft e vecante dhe e bukur poezia e frederik Rreshpjes!
Rreshtat me te bukur per nenen i ka shkruar Ai qe u rrit pa NENE,Maksim Gorkij,tek Zemra e Nenes.
Mer “uskania,, shko shiko ndonjë”Big vip-vup,, se nuk janë për ty kto punë. Ke ndonjë ide o njeri se çfar flet?
PËR TY NËNA IME
Të gjitha fjalët e botës sikur t’i shkruaj
S’do mjaftonin kurrë nëna ime e mirë ,
Të ta them në çdo çast sa shumë të dua ,
Të ta shpreh me to çdo timen dëshirë.
Sa lehtë jeta ime nënë duket pranë teje
Kur ludhur , trishtë e mërzitur unë jam ,
Rritur nga gjaku yt , nëpër të tuat deje
Falënderoj sot Zotin që ende të kam .
Atëherë kur njerzit të gjithë mu larguan
Ti kurrë nuk ike nga unë , qëndrove aty ,
Kur shtatin e brishtë dhimbjet ma mbuluan
Ti qaje nga brënda më buzëqeshje me sy .
Si ty nëna ime s’ka tjetër në botë
Tek zëri yt i ëmbël është forca ime
Ju gëzohem thinjave të tua dhe sot
Pranë teje gjithmonë jam ajo bija trime .
NËNË …
Sa vargje për ty të shkruaj ti bëj poezi
Sa lule ti mbledh ti bëj buqeta ,
S’mund kurrë të ta shpreh timen dashuri
Lutem për ty sa më e gjatë të jetë jeta .
Gëzohem o NËNË që ende të kam
Duart rreshkur fërkoj,ti puth rrudhat në ballë ,
Them , njeriu më me fat unë jam
Qoftë larg ajo ditë kur për ty të kem mall .
Një NËNË, vetëm një nënë është në botë
Një NËNË Zoti bëri për çdo njeri
Për fëmijën e saj lutet ,qesh , qan e derdh lotë
Një të kam dhe unë ,NËNË SI MREKULLI .
E dini përse i dhembin këmbët nënës?
Zoti i Madhërueshëm e ka vendosur foshnjen në mitren e gruas në një lëng shumë të kripur me qëllim që t’i rritet trupi, që të lehtësohet pesha e tij dhe në të njëjtën kohë t’i vijë ushqimi pa asnjë lodhje nëpërmjet kordonit të lidhur me nënën, që i ofron atij ushqimet që i nevojiten.
Nëse nëna nuk e ushqen veten si duhet per shkak të kushteve mbase të vështira, foshnjës në barkun e saj nuk do t’i mungojë asgjë, sepse disa gjëndra arrijnë të shkrijnë dhëmbët dhe kockën e nënës për të zëvendësuar ushqimin e munguar.
Për këtë arsye me rritjen në moshë nënës i dhembin dhëmbët, gjunjët dhe këmbët. Kjo bën që shumë njerëzt të thonë se gruaja plaket përpara burrit.
Sikur ta dinte njeriu se ka shkrirë kockën e nënës së vet për të jetuar, nuk do të dinte se si ta shpërblente atë.
Na ish nje djale, nje sylesh
Qe deshte nje po ajo s’è desh.
Me sill ketu – i thote ajo
Zemren e nenes ne me do.
Edhe syleshi me vrap kercet
shkon tek Nena dhe e vret.
Tek kthen me turr shket e bje
Zemra i nenes i bjen perdhe.
Djali gjakoset ne gjunj, bertet
Degjon zemren qe i flet.
Zemra e thote me pergjerim;
– u vrave shume o biri im?
Ismaili ka kthyer nenen e Gorkit ne ca vargje te dobat skematike. Me e mire eshte poezia e A. Dukes : nena dhe vazhdimesia…..