Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përjashtim nga çdo organizatë, SHBA largohet, BE ngrin vizat, Kurti non grata, dorë e lirë serbëve…! Paketë ekstreme ndëshkimi për Kosovën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Përjashtim nga çdo organizatë, SHBA largohet, BE ngrin vizat, Kurti non grata, dorë e lirë serbëve…! Paketë ekstreme ndëshkimi për Kosovën?
KosovëKryesore

Përjashtim nga çdo organizatë, SHBA largohet, BE ngrin vizat, Kurti non grata, dorë e lirë serbëve…! Paketë ekstreme ndëshkimi për Kosovën?

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës, në rast se nuk përmbush detyrimet e saj, sipas tyre, dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit.

Masar janë vërtet ekstreme. Ato përfshijnë izolim të Kosovës, tërheqje të amerikanëve nga mbrojtja e saj, dhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, – sipas një teksti të qeverisë amerikane, të siguruar nga Euronews Albania.

Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, ngrirjen e procesit të liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.

- Publicitet -

Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovë. Kjo fazë parashikon edhe përjashtimin e Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Dokumenti gjithashtu parashikon sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej.

Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të dy zyrtarëve, me justifikimin se ata janë “kërcënim për sigurinë dhe paqen në rajon”.

Dokumenti thotë se “komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë në Ballkan në situatën e sotme me Rusinë”.

Teksti vijon se, “askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës, ajo që me veprimet e saj, do të nxiste pasigurinë dhe do të ushqente konflikte dhe kriza”.

Më tej, teksti thotë se komunitetit ndërkombëtar i ka mbaruar durimi dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga qeveria e Kosovës: është apo jo partnere e komunitetit ndëratlantik?”

Të qenit partner nënkupton përmbushje të pakushtëzuar të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja” sipas tekstit.

Përveç kritikave për qeverinë aktuale, dokumenti hedh kritika edhe ndaj opozitës së Kosovës dhe i akuzon ata “se kanë dështuar të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun e vërtetë për Kosovën”.

Në dokument thuhet se opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë nëse është pro përmbushjes së detyrimeve të Kosovës në procesin e dialogut.

“Fakti që opozita nuk e ka bërë këtë, sjell mosbesim dhe projekton oportunizëm”, shkruhet në tekst.

Në fund thuhet se “nëse Kosova nuk përmbush detyrimet e saj, ajo rrezikon të ardhmen si shtet”.

Euronews Albania iu drejtua për koment Komisionit Europian, nëse janë në dijeni për dokumentin dhe janë dakord me të tilla masa ekstreme.

Një zëdhënës i Komisionit u përgjigj: “Ne nuk komentojmë për rrjedhje dokumentash të pretenduara, dhe në veçanti për  dokumente të një vendi të tretë në lidhje me veprime të supozuara të BE-së.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • K R says:
    June 7, 2023 at 12:03 pm

    Nese amerikanet e bejne kete vertete, do t thote qe rikthehet lufta. Dhe jo vetem Kosova por edhe Shqiperia do destabilizohet

    Reply
  • Avniu says:
    June 7, 2023 at 12:15 pm

    Cfare emri ti veme ketij Albin Kurtit? Qe ne fillimet e tij shume te dyshimta. Emertimi i Partise “Vetevendosje”, cdo te thote kjo? Une mund ta quaja “Vetpërdhosje”. Dyshimet jane qe kjo levizje, teper e sterholluar nga Beogradi, nuk eshte qe tjeter vecse pozicionim i imponuar larg hijes Perindimore-Amerikane. “Sovranitet” pa brek ne by.. qe po gëlltitet nga mbështetes te shumte ne Kosove. “Nostalgjia” Jugosllave nuk i le shume njerez te Kosoves te kthjellohen dhe te hapin syte kush eshte rruga qe duhet te ndiqet. Me kujtohet viti 1999 kur te gjithe te përzënët nga Kosova ne Shqiperi i mbanin syte nga lajmet e dites, se kur do te fillonin sylmet e NATO-s mbi Miloshevicin. Po a thua e kane memorjen kaq te shkurter ata qe votojne Kurtin?

    Reply
  • Begaj says:
    June 7, 2023 at 12:15 pm

    Kosova nuk do të jetë më Serbi!

    Kosova po kalon ditë të vështira.
    Në Veriun e Mitrovicës ka shpërthyer një dhunë e egër e bandave të Vuçiç që pretendojnë se po kërkojnë të drejtat e tyre, por që në të vërtetë refuzojnë çdo gjë shqiptare.

    Refuzojnë që Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Ëndërrojnë të kenë nën këmbë territoret tona!
    Bandat e Vuçiç çdo natë ëndërrojnë Serbinë e Madhe!

    Kjo është e vërteta!

    Kryeministri Albin Kurti kërkon të vendosë dhe me forcë madje, të drejtën e Kosovës dhe sovranitetin e saj në këtë pjesë të pushtuar nga bandat e Vuçiç.

    Kjo përpjekje meriton mbështetje e respekt nga e gjithë Shqipëtaria.

    Por nga ana tjetër Kosova dhe kryeministri Kurti e ka jetike mbështetjen e aleatit tonë SHBA!

    Ndaj të nxisim dhe mbështesim çdo përpjekje që kjo miqësi të mos thyhet e që këto keqkuptime të tejkalohen.

    Në çdo rast e në çdo kohë, Serbia dhe e gjithë bota mbarë duhet ta dijë,edhe në raste kur duhet do të ua rikujtojmë, se Mitrovica është shqiptare dhe Kosova kurrë nuk do të jetë më Serbi derisa të marrë frymë dhe shqiptari i fundit mbi dhe!

    Reply
  • Ajtu says:
    June 7, 2023 at 12:18 pm

    Kjo është puna shum e menqur e Albin Kurtit
    Kriminelët serb në krye me Vuçiqin menduan se po të largohen nga institcionet do të bëhet kaos në veri të Republikës së Kosovës dhe pastaj 3 komunat në veri ti jipen Serbis për ta qetsuar situaten. Albini largpamës e shfrytzoi situaten në favor të Kosovës. Albini i bëri zgjedhjet dhe i zgjodhi 4 kryetarët e ri shqiptar.

    Qka fitoi Kosova me veprimet e Albinit?

    1. Policët e dorhequr shumica dërmuese nuk mund të kthehen më në detyr, poashtu një numër i konsiderueshëm nuk mund të kthehen më në Kosovë se do arrestohen.
    2. Poashtu shum nga administrata nuk mund të kthehen më në punë.
    3. Autoriteti i Listes Serbe ka rënë dukshëm tek popullata serbe në Kosovë.
    4. Në veri janë punsuar polic të ri që e njofin pavarësin e Kosovës.
    5. Tani do të bëhen zgjedhje të jashtzakonshme nën presionin ndërkombëtar ku Lista serbe detyrohet të marrë pjesë, dhe nuk është më dominante dhe nuk mund ti manipuloi serbët, as ti manipuloi zgjedhjet si më parë.
    6. Të zgjedhurit e ardhshëm në veri do të detyrohen ta pranojnë shtetin e Kosovës dhe në ato Komuna do të valoi flamuri i Kosovës. Pra Kosova do ta shtrij pushtetin (kontrollin) edhe në 4 Komunat në veri.
    7. Hapi tjetër do të jet kthimi i mbi 12.000 shqiptarve në pronat e tyre që ishin dëbuar me dhunë nga veriu.
    _____________________________________________________
    * Ju lumt liderve të Kosovës Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
    ______________________________________________________
    * Turp Edvin Ramoviqit që e përkrah Vuçiqin dhe e sulmon hapur Albinin duke shpresuar se Albini do të rrxohet dhe Ramoviqi të paraqitet si hero. Për fat të mirë kjo nuk do të ndodhë, por është mier që Ramoviqi hapur duel kundër Kosovës.
    ________________________________________________________

    Reply
  • albin kurti says:
    June 7, 2023 at 12:18 pm

    Keshtu meson kur mer trrute e cim pekes, andi bushatit dhe fatos lubonjes dhe politiken e bejne kriminela si sali berisha ,albin kurti apo debilja vjosa osmani.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    June 7, 2023 at 12:19 pm

    Amerikanet kane nje plan
    E ka.sqaru Bugajski
    Serbi,Shqiperi, Kroaci.drejtojne rajonin.
    Kosove, Mali Zi, Bosnje behen kurban.
    Kaq

    Reply
  • Bardhyl says:
    June 7, 2023 at 12:20 pm

    Albin hape krahun dhe largohu nga politika,nuk ke puptuar asgje nga realiteti ose je tradhtar i popullit kosovar e shqiptar.SI nuk e kupton qe Koso va dhe Shqipria nuk bejn as nje hap pa AMERIKEN.Te gjitha mendimet e E.Rames jane ne perputhje me Ameriken?E HOXHA per veprimet e tije detyroi shqiptaret te hanin bar?Ndersa ti ske as nje dite jete paa Ameriken.Te ka marre koka ere me keq se Sberisha dhe te tjeret qe i shkojn pas.Ti svlen me dhe sikur flori te nxjeresh ti ke humbur besimin e saj dhe fundi eshte xero.Demi yt ndaj Kosoves ,pa ty do shume kohe te mirebesohet.

    Reply
  • Troç says:
    June 7, 2023 at 12:23 pm

    Nuk ndertohet shtet me servilizem ndaj ndaj te medhenjeve.

    Reply
  • Ylli says:
    June 7, 2023 at 12:32 pm

    Asgje e vertete, vetem pershkrim i nga sa enderrohet ne Beograd –
    – Euronews Albania leshon Fake News shkruar ne shqip e te diktuar serbisht.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 7, 2023 at 12:39 pm

    Per ke Shqiperi flet ti’KR’allias ‘KAR’ pas 30 vjetesh pa shtet,popull e pereni!?

    Reply
  • Patjeter says:
    June 7, 2023 at 12:52 pm

    Mire e kane amerikanet! Kosova e Kurtit eshte me brek neper kembe! Qeveria dhe shteti i kosoves mbahet vetem me ndihmat ekonomike dhe politike te amerikes! Duhet ta pranojme! Nuk duhet bejme “trimin” kur ske gje ne vij! e vetmeja rruge eshte kompromisime ameriken!
    Pa ameriken kosovaret dhe shqiptaret jane pupla!

    Reply
  • Piro says:
    June 7, 2023 at 1:03 pm

    Ky lajm eshte marre nga “Tanjugu” dhe ka dale nga zyrat e sigurimit te Vucicit.
    SHBA ne radhe te pare, e mbi te gjithe, mbetet aleat i natyrshem strategjik i Kosoves dhe asgje nuk mund ta ndryshoje kete fakt (te pakten per nje kohe te parashikueshme sepse ne politike nuk ka as aleate te perhershem as armiq te perhershem).
    Amerika dhe shqiptaret jane me te mencur se c’mendon Vucici. Eshte ne interesin gjeostrategjik te Amerikes qe te mos ia leje Kosoven Serbise e rrjedhimisht, Rusise.

    Reply
  • Bitoci says:
    June 7, 2023 at 1:22 pm

    Ul koken i thone Kosoves
    Pse e cliruan???

    Reply
  • Thano qeke Prostitute e Keqe edhe ti says:
    June 7, 2023 at 2:27 pm

    Eshte shndruar gjithe media Shqiptare ne Anti Shqiptare hej ! Komnetet tona edhe pse jane brenda cdo Rregulloreje te Medies me Etiken dhe NIvelin e duhur qytetare Ju i Cenusroni !
    O Jashteshqitja e Njerzimit , ju rren mendja se do Helmoni Shqiperine me te tilla Censura qe na beni ne qytetareve shqiptare ,qe mbrojm intereat e Shqipetareve ? Hah ha ha . Do vij ora e trokas Porta o pederastet e Hales medie

    Reply
  • Maloku says:
    June 7, 2023 at 3:08 pm

    Shiko si shkruajne gomeret kosovar. Nje popull qe nuk di si hapet libri, nuk ka mend po do ta shohin shpejt rezultatin e budallallekut te tyre.
    Ne Shqiperi ka ren popullariteti per kosovaret. Krshtu qe po i perzuri edhe njehere serbi, te gjejne vrim e te foten.

    Reply
  • mao says:
    June 7, 2023 at 3:24 pm

    HESHT SI PESHKU QEVERIA
    FAQE E ZEZE SHQIPERIA
    KUR KOSOVA PERPELITET
    DO TE RROJ A DO TE SHITET

    AJO RRI E BEN SEHIR
    HASMIT ISON SEC JA MBAN
    SOROSIT I BEN YZMET
    TE PERLAJ TRECE E UJMAN

    SHQIPERI MOS FLI ,GJEMO
    SA SHPEJT BORXHIN E HARROVE
    VETEN E SHKRUMBOI KOSOVA
    PER TY QE LIRINE SHIJOVE.

    EUROPA SPEKULLON
    NUK GJEN DOT MIQ AMERIKA
    SI KOSOVA KURRE NE BOTE
    MES NESH HASMI PO FUT PYKA

    NE CDO FJALE E CDO VEPRIM
    TE ALBINI S`GJEN GABIM
    MALLKU QOFTE TRADHETIA
    QE NUK I DHEMBSET LIRIA

    ME TY JEMI AMERIKE
    KURRE BORXHIN S`TA PAGOJME
    MOS DEGJO CFARE THOTE EUROPA
    PREJ SAJ SHEKUJSH PO RENKOJME

    NUK KERKOJME SALLTANETE
    VETEM TE GEZOJME LIRINE
    MOS LEJO GOZHDE NASTRADINI
    TE NA PERLAJNE SHTEPINE

    Reply
  • Nik says:
    June 7, 2023 at 3:52 pm

    Turp kesaj radhe per ju te Redaksise te “Dita” qe botoni rrenat e Vuçiç-Rames apo Baton Haxhiu – B. Buzhala! Ku eshte burimi i informacionit!?! Kjo eshte nje loje e ndyre ku kini rene edhe jue! Eshte ne favor vetem te Serbise!

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2023 at 4:02 pm

    Armatosu,Armatosu armatosu.. e te jete KFOR,HORR,HUMNIK,,
    tI ARMATOSU ARMATOSU ARMATOSU,,SEPSE HASMI ARMATOSET PERDITE.
    Le te c`armatoset Shqipria,,le te hedhe ne ere municionet,le te luajne kalamajte e Berishes me barutin si ne Gerdec.E kane ate llux.Kur bie jevgu ne pasuri,luen bythen me gjize.
    Ti Kosove armatosu armatosu armatosu,.se e ke ujkun ne vathe tue kercit dhembet perdite,..
    Kam 20 vjet qe plasa ne komente,ne Portale,ne biseda,.
    Dihet qe Amerikanet nje Dite do ndrronin mendje,.Shume ndejten dhe 24 vjet,?
    Cfare bere 24 vjet?
    Topat dhe Tanket e Shqiprise ne mushama,duhet te kishin kaluar ne Morine,.
    Sot duhet te ishin strehuar neper tunele ne Kosove,..Pa dijenine e Amerikaneve,Umnikave,Kforave.
    Ne Kroaci,ne Gjermani,ne Itali,ne Turqi duhet te ishin stervitur,tankistat,aviatoret,artiljeret Kosovare.
    6 drone i dha Turqia Edvinit,.Nga keta tre jane per soditje,tre jane jasht luftimi,,sa per boje,.
    300 drona iraniane ne dite leshon Rusia kunder Ukraines.

    Reply
  • Nik says:
    June 7, 2023 at 4:12 pm

    Si nje lexues i rregullt i kesaj gazere i propozoj kryesise se Gazetes te mblidhet urgjentisht te gjeje “autorin” besoj se eshte Thano, nje sherbetor i verber i Rames, ta ndeshkije fajtorin per skandalin dhe ta heqe menjehere kete paçavure antikombetare nga faqja e internetit! Duket qarte ky pisllek eshte gatuar nga Rama-Haxhiu-Ymer Baze -Buzhala e kompani, qe paguhen nga parate e taksapaguesve Shqiptare. Nje lufte shume e ndyre nga antishqiptaret per Shqiptaret!

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 4:13 pm

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikojeni ne kete emision:

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • Igor says:
    June 7, 2023 at 4:22 pm

    Jetima kemi lindur jetima dote vdesim, ma ne fund nuk dote na pranoj askush deri sa te zhdukemi nga uria pse neve mendojme vetem si ta vrasim dikend ne vend qe te prodhojme dicka,pra edhe Zoti ka ikur nga vendet Shqiptare dhe eshte pranuar si AZILANT ne Amerike.

    Reply
  • Asd says:
    June 7, 2023 at 5:45 pm

    Albin Kurti eshte politikan i ndershem, por politikat ballkanike jane kafshate e veshtire; Po perpiqet te mos humbase veriun, sepse e ka kuptuar qe SHBA dhe BE kane ndryshuar mendje dhe kane zbutur qendrimet ndaj Serbise. Duket se po ravijezohet nje pazar i ri; tia leshojne Serbise veriun e Kosoves, per tia marre Serbine Rusise. Pazar jo i keq per ata, por i tmerrshem per Kosoven. Albini u ka ngecur papritur neper kembe te gjitheve, pervec kosovareve te veriut qe kane frike te kthehen ne shtepite e tyre. Rreziku eshte i madh por ne loje eshte integriteti i Kosoves. Asosacionet serbe, nuk jane loje aq e thjeshte. Te nesermen e formimit te tyre asnje shqiptar nuk shkel dot pertej ures se Mitrovices, ku do filloje te valevitet legalisht flamuri serb. Albini tashme eshte i vetmi qe mund te mbroje Kosoven. Mund te jete lufte e deshperuar por nga pikepamja e tij nuk e ka keq. Fundja, ata qe i propozojne pazare, vete nuk japin asnje centimeter nga gardhi i tyre. Te pakten ti njohim Albinit kete te drejte; ate te luftes para dorezimit.

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 7, 2023 at 5:56 pm

    Ska me nevoje per Viza ne BE, shumica jane me dokumente, te ikur me kohe. Dhitini mu ne te Escobar dhe CO
    Albin, REZISTO, JEMI ME TY

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 7, 2023 at 5:58 pm

    Teksti thote qe Qeveria e Kosoves nxit dhunen dhe konfliktin
    Si ka mundesi, serbet dhunuan shtetin e Kosoves, dhe vete KFORIN, ndersa Kosova qenka dhunusi?

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 7, 2023 at 5:59 pm

    O Avni, o bythqir i Rames

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 6:25 pm

    Ju te gjithe komentuesit ketu shkruani kote me kot.

    Lexoni kete qe ta kuptoni:

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikojeni ne kete emision:

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • Shqiptari says:
    June 8, 2023 at 7:35 am

    Lufta ishte momenti me i bukur me ideal qe ta vinim perpara serbin e çoroditur deri ne kufijt real , por per turp te kosoves burrat e kosoves lan pleq gra e fmi dhe iken nga kosova , nese te ter mosha per luft do rrinin nen arm ne kosov dhe te bashkoheshin me 20 mij luftetaret e UÇKs qe erdhen nga diaspora bashk me shtetin shqiptar pas duhet ta vinin perpara serbin deri ne kufi , sot nuk do e linin ameriken te bente si i do bytha me kosoven , burrat e kosoves iken nga syt kembet tani te ulin koken te heqin breket dhe te bej si i do qefi amerikes ky esht realiteti , shikoni kroacin filloj lufta kemb burri per luft nuk u largua nga vendi dhe sot nuk pjerdhin per kerken , ne luften e kosoves luftuan vetem idealistet e majt , ish nazistet e luftes dyt iken nga syt kembet bashk me dashamirsit e serbis qe ishin me shumic , ky ka qen realiteti qe kemi par me syt tan .

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 9:32 am

    Shqiptari, ti ke shkruajtur shume sakte te verteten. Te lumte.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 9:37 am

    Shqiptari, elita e Londres qe sundon te gjithe boten pra Illuminati e ka planifikuar tani per t’ia vene kufijte real Serbise edhe per ta pushtuar te gjithe Serbine edhe kete e tregon ky emision:

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2023 at 10:07 am

    Ti nuk rrezove dot nje enver,se te shtypte me arme me tanke me ushtare,si ata fatzijte e Spacit,,jo me nje Ushtri jugosllave me armet me moderne furnizuar nga te gjithe shtetet e botes.
    E megjithate ata djem te UCK si OSO Kuka i dhane zjarr barotit.
    Tani na meson ti shqiptari si kofini pas te vjeli me gjithe kete idjot balenen si te sakrifikohej Kosova e paarmatosur. E doni te vdekur qe te ferkoni duart.
    Ju s`jeni vetem budallenj,jeni edhe maskarenj.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:15 am

    demo, maskara je ti fashisti demo.

    UCK vrau 4 mije ushtare serbe edhe fitoi gjithe ato beteja !

    Armet UCK i mori nga Shqiperia, kuptohet aq sa i dhane Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha se po t’i jepnin cunat e Enverit me shume arme UCK-se atehere UCK do kishte cliruar shume shpejt vet te gjithe Kosoven !

    Por kjo ishte loja !

    Se per Kosoven e Shen Konstandinit do ngrihej per here te pare ne histori NATO ne lufte !

    Kush e kupton kete e kupton se kush eshte ajo elita e Londres pra Illuminati qe sundon te gjithe boten.

    Te tjeret hane mut kot me analiza politike si gomere.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:45 am

    demo, Enver Hoxhen e donte populli. Vetem fashistet si ty nuk e donin Enverin. Mire jua beri fashisteve si ty Enveri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?