Kampi i pritjes së emigrantëve është gati që të hapë dyert për të pritur të martën më datë 20 gusht kontingjentin e parë të forcave të policisë italiane, që do të garantojnë sigurinë në qendrat e ngritura në Gjadër e Shëngjin.
Efektivëve të policisë u është dorëzuar mes të tjerave edhe një listë me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri në përputhje me traditat e vendësve. Në këtë zonë pritjeje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër, rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për azil.
Emigrantëve të cilëve do t’u refuzohet kjo kërkesë, do të riatdhesohen. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja Parlamentet, ndërsa në vendin tonë u kërkua edhe një aprovim i Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut”.
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar. Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, “Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat e përmendura në pikën 1, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësishtë të nevojshme për të.
Në rast se, për çdo arsye, e drejta e qëndrimit në struktura nuk gjen zbatim, pala italiane i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar. Transferimet për dhe nga këto struktura janë përgjegjësi e autoriteteve kompetente italiane.
Hyrja e emigrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane. Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli. Shpenzimet për përshtatjen e një apo më shumë strukturave të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të emigrantëve do të mbulohen tërësisht nga pala italiane”.
Pala italiane angazhohet të ndërtojë, gjithashtu, strukturat e dedikuara për personelin shqiptar, që do të ruajë perimetrin e jashtëm të zonave, në funksion të zbatimit të detyrimeve sipas pikës 2, të nenit 6, të këtij protokolli.
“Pala shqiptare lehtëson ofrimin e shërbimeve të nevojshme për funksionimin e strukturave të përmendura në aneksin 1, për të cilat do të zbatohen kushte jo më pak të favorshme se ato që zbatohen për struktura të ngjashme. Kostot e nevojshme për sigurimin e këtyre shërbimeve mbulohen tërësisht nga pala italiane. Shpenzimet e bëra nga pala italiane për ndërtimin e strukturave të përmendura në aneksin 1 përjashtohen nga taksat dhe detyrimet doganore indirekte.
Pala italiane nuk kërkon përjashtime nga taksat ose pagesat e tjera, pavarësisht se si janë të emërtuara, të cilat përfaqësojnë tarifa për përdorimin e shërbimeve publike. Në marrëveshjet citohet se për nevojat e ndërtimit e të menaxhimit të strukturave të përmendura në nenin 4, autoritetet kompetente të palës italiane përjashtohen nga kufizimet ose kontrollet e monedhës dhe mund të transferojnë lirisht monedha, pavarësisht parashikimeve të dispozitave në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pala shqiptare angazhohet të lehtësojë kryerjen e praktikave doganore për materialet dhe pajisjet e kërkuara nga pala italiane, me qëllim realizimin e veprimtarive, sipas këtij protokolli”.
Autoritetet kompetente të palëve do të bashkëpunojnë për ruajtjen e sigurisë së zonave. Autoritetet kompetente të palës shqiptare sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar. “Autoritetet kompetente të palës italiane sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë brenda zonave. Autoritetet kompetente të palës shqiptare mund të hyjnë në zonë, me pëlqimin e shprehur të drejtuesit të strukturës. Përjashtimisht, autoritetet e palës shqiptare mund të hyjnë, duke njoftuar drejtuesin e strukturës së palës italiane, në rast zjarri, rreziku tjetër serioz dhe të afërt që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për zbatimin e detyrave të ndërsjella që lidhen me sigurinë, secila palë ngre një njësi përgjegjëse për mbarëvajtjen, koordinimin dhe mbikëqyrjen e çështjeve të sigurisë. Autoritetet kompetente italiane do të marrin masat e nevojshme për të siguruar qëndrimin e emigrantëve brenda zonave, duke mos lejuar daljen e paautorizuar të tyre në pjesën tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë, si gjatë kohëzgjatjes së procedurave administrative ashtu edhe në përfundim të tyre, cilido qoftë rezultati përfundimtar”, – thuhet në marrëveshjen dypalëshe.
j.l./ dita
Kam ca dyshime per kete te ashtequajturin kamp Italian. Ky po behet per te strehuar azilantet e Italise, apo eshte ndonje Spac-gulag modern per Shqiptaret ” Armiqe ” ne te ardhmen. Asgje nuk me duket llogjike ne kete mesele. Shume gjera po fshihen ne kete muhabet. Ky nuk duket fare si qender azilantesh, por duket si burg i sigurise se larte.
Shyqyr qe nuk ju ndjek njeri me ato idiotizmat tuaja, ku dyshoni per cdo gje qe ndodh, i vetmi person qe nuk dyshon, eshte gruaja jote.
Na cate trapin me keto teori konspiracioni.
Fakti qe eshte lene ne dore te OKB-se, per shqyrtime eshte shqetesues. OKB si organizate Globale eshte kthyer ne nje institucion Global kriminal, Terrorist e safi Komunist. Bile po tentojne qe te ndryshojne dhe carterin baze te te drejtave te njeriut, i cili u inkorporua ne OKB qe kur ajo u krijua. Ky eshte nje puc-revolucioni Global, kunder njerezimit nga Elita Kriminale qe kontrollon instancat e larta te OKB-se. Po doni prova, hidhini nje sy kreut te OBSH-se, Tedros Adnahom, nje Marksist Terrorist Somalian me mijera krime ne kurriz te tij, dhe finacohet si organizate ne 90% nga Bill & Melinda Gates Foundation dhe Gavi Alliance ( Mbreti Global i shtyrjes se Vaksinave ).
Vini kamera te fshehta afer kampit dhe monitoroni levizjet dite e nate dhe do shikoni si nxirren jashte me autobusa dhe fugona emigrantet dhe shperndahen ne vend dhe evrope.
Mos u jep idera, se do ta bejne zone rreptesisht te ndaluar me rreze 5-Kilometra. Eshte e qarte qe e gjithe kjo histori eshte nje pisllek i permasave nderkombetare.
Per median e shiur si Arthur e te tjere! Ego e madhe shqiptare eshte injorance! Nje me floke kardinal,mashkull, tha se Ukraina beri gabim fatal qe sulmoi Rusine! Humbja e Ukraines ne se ndodh eshte humbje e Natos e Perendimit! Nje tjeter nje nga te ftuarit e Arthur qe ai i quan apetaiser tha se ,patjeter Arthur di me shume nga te ftuarit e tij, Verush eshte mbiemer avranitas qe ndihmoi Greqine dikur! Jo Verush eshte mbiemer Vllah qe do te thote Besniku si mbiemer dhe perdoret edhe si emer! Injoranca nuk eshte justifikim por “marrezi e madheshtise”! Shembull eshte saliu, Tosi, Zheji,Andi e te tjere!
Jo po helikopterin. C’jane keto cartera or Phoenix. Quhet Karta e OKB-së. Duket qe informacionet i merr derr ne thes nga uebajtet nderkombetare. Nga ti marresh tjeter xhanem, ashtu si edhe Çako e Cako a si e ka ai. Nuk them qe nuk ka te verteta neper to, po nuk perdorni filtra fare. Filtra kullimi them, jo zbukurimi.
Nje gje me ben pershtypje me ty, perse te krruhet kaq shume kur shkruaj une dicka? Po mendon se jane budalliqe, nuk eshte nevoja te kercesh si pleshti. Thjesht injoroi e kaq. Ne te kundert dicka te shqeteson, se c’fare ate e di ti.
Mos i bej qejfin shume vetes, se as me krruhet me ty, e as me rruhet per ty, por nese do qe te besh monolog, mos shkruaj ketu, shko dil para pasqyres. Qenke mesuar te dhjesesh i pasfiduar. Une sapo ta thashe or cope qe neper ato qe lexon perdor edhe njefare te menduari kritik për të dalluar çfarë mund të jetë miell e çfarë krunde.
JA NAZIFASHIZMI I EDVIN BALLISTIT!
VOTONI L.BASHËN,7*7=42.
Po behesh pak emocional, pa arsye. Dhe mua, as me rruhet e as ma ndien, se kush je apo c’fare je. Thjesht ndjeva detyrim te pergjigjem, meqenese mu drejtove.
Dhe dicka, fjala carter qe perdora siper, vjen nga fjala UN Charter. Nuk eshte as helikopter e as aeroplan.
Ndersa ti u bere emocional me arsye. Nuk ke detyrim te pergjigjesh, madje as kur te pyesin,dhe une nuk te pyeta.Thelbi i asaj qe po te thosha,e thithe apo jo eshte pune tjeter, eshte se bota eshte e rrafshet dhe ato qe lexon ti i lexojme edhe ne te tjeret,nuk po na thua ndonje gje te re. Ajo qe me beri pershtypje dhe ishte “e re”,ne fakt,ishte qe do tia tregoje qejfin Rames,nuk do ta lejoje ta mbushte Shqiperine me jevgj e ezmere.Sigurisht nje mut te madh do beje,u zbythe menjehere sapo te permenda veprimin,u bere pacifist e gandist.Te ishte per ty Rama kishte sjelle tre milione jevgj deri tani.Nejse,vazhdo ndergjegjesimin,se po ta le pa ta krruar e ma ler te parruar.
Edhe dicka,une ate sapo te thashe,ngaqe i lexon ato qe lexon ne anglishte, nuk e di qe UN Charter ne shqipe eshte Karta e Helsinkit. Nuk ben as perpunimin gjuhesor te asai qe lexon.
Karta e OKB-se,me fal,lapsus.
Lerini llogjet pa llogjike elementare CIC-MIC sepse kjo qe ka bere Edi Rama me Gjadrin dhe Lezhen i njgjan mareveshjes per Armet Kimike te Asadit
sepse:
ME TREGONI NJE SHTET TJETER BALLKANIK QE KA PRANUAR TE KETE NGRITUR KAMP IZOLIMI NE VENDIN E TIJ PER AZILANTET MESHKUJ NGA AFRIKA PERENDIMORE
Koha do te tregoje se cilli do te jete fati i RUANDES shqyptare ne breg te detit, por nje gje eshte fare e qarte dhe nuk do kallauz se gangsteri Edi Rama po shtet cdo cope te Shqypnise per interesat e pushtetit te tij enverist dhe nuk ka askush qe ta ndaloje
Qe e di e di, por ben sikur nuk e di, per te diskretituar komentet. Kam vene re dicka interesante te ty. Sa here permendet Komunizmi e Marksizmi, ti nxjerr briret si me magji. Te jete valle koicidence kjo?
@Phoenix eshte e vertet jo ide. Si ky kampi ka dhe ne greqi ne disa ishuj por nuk kan kapacitet te madh dhe prurja e emigranteve nga deti vazhdon pa pushim. Ka dal video dokument me autobusa qe i nxjerrin naten me drejtim te paditur brenda shtetit. Nuk eshte e beshtire ti gjesh ku jane e gjithe greqia po behet si Athina ne pakistaneze etj. Ky do jete dhe fati i albanistonit.
E di e di Detar. Kur thashe ide, e thashe ne kontekstin e fimimit te veprimtarise se kampit, sepse krimineleve ne pushtet, nuk ju pelqen tu nxjeresh te palarat ne ballkon. Sa per ate qe thua ke te drejte, dhe une kam komentuar ketu te Dita para se te gatuhej mareveshja Meloni, qe kjo eshte nje axhende shpopullimi dhe zvendesimi popujsh, sidomos per Ballkanin Perendimor i cili eshte relativisht i paprekur nga kjo axhende e mbrapshte, ne krahasim me vendet e BE-se.