Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar ashpër kryeministrin e Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer dhe udhëheqësit e Francës dhe Kanadasë, duke thënë se ata kanë thënë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet. Ai akuzoi gjithashtu Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney se kanë mbajtur anën e “vrasësve masivë, përdhunuesve, vrasësve të foshnjave dhe rrëmbyesve”.
Duke folur për sulmin e së enjtes ndaj stafit të ambasadës izraelite në Uashington, Netanyahu tha se udhëheqësit e disa prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit dëshironin që Izraeli të “tërhiqej dhe të pranonte që ushtria e vrasësve masivë të Hamasit do të mbijetonte”.
Downing Street deri më tani nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por vuri në dukje dënimin e mëparshëm të Sir Keir për sulmin në Uashington. Në atë postim, Sir Keir e quajti antisemitizmin një të keqe që duhet ta zhdukin.
Të tre vendet dënuan të shtënat në Uashington dhe dolën në mbështetje të fortë të Izraelit pas sulmeve vdekjeprurëse të udhëhequra nga Hamasi 19 muaj më parë. Por më herët këtë javë, Britania, Franca dhe Kanadaja dënuan zgjerimin e luftës në Gaza nga Izraeli si joproporcional”dhe e përshkruan situatën humanitare si të patolerueshme. Ata kërcënuan me veprime konkrete nëse Izraeli nuk ndalet.
Në videon e tij, Netanyahu tha se Hamasi donte të shkatërronte Izraelin dhe të shfaroste popullin hebre. Ai tha se grupi i armatosur palestinez kishte mirëpritur kritikat e përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë ndaj sjelljes së Izraelit në luftë.
“Nuk mund ta kuptoja kurrë se si kjo e vërtetë e thjeshtë i shpëton udhëheqësve të Francës, Britanisë, Kanadasë dhe të tjerëve. I them Presidentit Macron, Kryeministrit Carney dhe Kryeministrit Starmer, kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë. Jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe jeni në anën e gabuar të historisë”, u shpreh ai, shkruan BBC.
Një ministër izraelit, Amichai Chikli, tha se Sir Keir dhe udhëheqës të tjerë kishin inkurajuar forcat e terrorit. Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza në përgjigje të sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Të paktën 53,762 persona, përfshirë 16,500 fëmijë, janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.
j.l./ dita
derri do plumb
Ik ore plere…..turp i shekullit dhe rreziku numer nje i paqes ne bote. Te jesh kunder politikes se Izraelit ne kete moment nuk do te thote te jesh antisemit, ky eshte nje abuzim i ulet qe beni , mbi 90 perqint e punlikut europian eshte kunder politikave te gjenocidit qe po zbatoni dhe …i thone , cfare keni mbjelle do te korrni….(edhe pse besoj qe nuk ka drejtesi ne kete bote )
E dini se c’fare eshte qesharake me kete klubin e madh Global te Satanisteve? Ato qe bejne vete ju a faturojne te tjereve, gjoja kundershtare me ta. Gjithashtu, realitetin e paraqesin koke poshte, pra e konvertojne ne sens te kundert me te verteten. Krijojne dualitetin pro dhe kunder, nderkohe qe nje dore i kontrollon si ata gjoja pro, por dhe ata gjoja kunder. Krijojne iluzione perceptimi nepermjet propagandes dhe manipulimit te informacionit, te cilat jane shume larg dhe te kunderta me aktet reale te tyre ne terren. Eshte e gjithe nje klub dhe nje loje e madhe, ku shumica e njerezve jane thjesht spektatore dhe nuk jane pjese e ketij klubi qe vendos per fatet e tyre.
Dhe me qesharakja eshte, se nderkohe qe Hebreu Starmer gjoja kritikon Izraelin, ne anen tjeter thote te zhdukim Antisemitizmin. DMTH, neqoftese thua se Starmer eshte Cifut, eshte antisemitizem. Neqoftese thua se ne nivelet e larta te qeverive dhe Parlamentit Europian jane pothuajse te gjithe Hebrenj, kjo eshte Antisemitizem. Neqoftese thua se Ursula Von Der Leyen por dhe Makron jane Hebrenj, kjo eshte antisemitizem. Neqoftese thua se Christine Lagarde eshte Hebre, je fajtor per antisemitizem. Pra eshte e qarte, se po perpiqen te fshehin te verteten, duke e kriminalizuar ate. Te kujton ligjet e Agjitacionit dhe propagandes te kohes se Komunizmit. Ti je antisemit, neqoftese guxon te thuash te verteten.
po ik more idiot , ti duhet te dergohesh para nje gjyqtari per mase sigurie se je i rrezikshem per njerzimin