Nga Fron Nahzi
Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.
Shpallja fajtor më 16 shtator i katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dënimet e gjata me burg të dhëna ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tronditën shumë kosovarë. Jo vetëm për shkak të vendimit, por edhe sepse ish-aleati i tyre, Shtetet e Bashkuara, nuk u doli në mbrojtje.
Vendimi ngre një pyetje: pse SHBA mbështeti krijimin e një gjykate që do të ndiqte penalisht udhëheqës të cilët dikur kishin qenë ndër aleatët më të afërt të Uashingtonit në Ballkan? Pasi udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë dhe mbështeti rolin e UÇK-së në Kosovën e pasluftës, çfarë ndryshoi?
Përgjigjja nuk gjendet domosdoshmërisht te një çështje apo moment të vetëm. Nuk pati një ngjarje apo person që ndryshoi papritur kursin. Përkundrazi, një sërë zhvillimesh përgjatë viteve çuan në një ndryshim të rëndësishëm të politikës amerikane dhe nxorën në pah një realitet themelor që shumë kosovarë nuk duan ta pranojnë: mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e mbështetur te interesi i saj.
Akuzat për krime të rënda të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, kishin qarkulluar që prej vitit 1999. Por ato mbetën në hije përballë shkallës dhe intensitetit të krimeve sistematike të kryera nga forcat serbe dhe jugosllave – nga Prekazi në Reçak e te lista e gjatë e mizorive gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s.
Krimet e luftës të atribuuara palës kosovare morën më shumë vëmendje pas përfundimit të luftës, kur dhjetëra mijëra serbë dhe romë u larguan ose u detyruan të largoheshin nga Kosova, ndërsa u vranë edhe disa shqiptarë të Kosovës. E rëndësishme është se të gjitha këto ndodhën nën vëzhgimin e Shteteve të Bashkuara dhe qeverive europiane, si dhe të NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së.
Çështja u rikthye fuqishëm në vitin 2008, pas botimit të kujtimeve të ish-kryeprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, The Hunt: Me and the War Criminals [Gjuetia-Unë dhe Kriminelët e Luftës]. Në libër ajo paraqiste akuza për krime të rënda të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së pas luftës.
Del Ponte përshkruante vështirësitë me të cilat ishin përballur hetuesit e saj në përpjekjet për ti hetuar këto akuza, përfshirë mungesën e provave dhe vështirësitë për të siguruar dëshmitarë. Por kishte edhe një pengesë tjetër të rëndësishme: juridiksioni kohor i Tribunalit të Hagës për konfliktin në Kosovë përfundonte në qershor 1999, kur përfundoi konflikti i armatosur dhe trupat e NATO-s hynë në Kosovë.
Kjo ngrinte pyetjen se kush duhej të hetonte dhe të ndiqte penalisht krimet e pretenduara që binin jashtë juridiksionit të Tribunalit.
Në vitin 2011, raporti i senatorit zviceran Dick Marty për Këshillin e Europës nxiti thirrje për një hetim më të thelluar të pretendimeve për trafikim organesh. Trafikimi i organeve mori pjesën më të madhe të vëmendjes mediatike, por raporti trajtonte gjithashtu krime lufte dhe krim të organizuar, të lidhura me një sektor të UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”.
Raporti i Marty-t mori mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, të cilat deklaruan se do të ndërmerrnin hapa të mëtejshëm. Një nga shqetësimet ishte se Rusia mund ta çonte çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç kishte kërcënuar se do të bënte.
Më pas, Bashkimi Europian krijoi Task-Forcën Speciale Hetimore, SITF, me bazë në Bruksel dhe të përbërë tërësisht nga personel ndërkombëtar. SHBA e mbështeti drejtpërdrejt SITF-in, veçanërisht duke ofruar kryeprokurorin e saj, ish-ambasadorin amerikan për krimet e luftës Clint Williamson, i cili kishte punuar për aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviçit në Tribunalin e Hagës dhe kishte drejtuar departamentin e drejtësisë të UNMIK-ut.
Në vitin 2014, Williamson bëri publike gjetjet e SITF-it, duke deklaruar se ato konfirmonin në pjesën më të madhe atë që kishte raportuar Marty dhe se ekzistonin prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave ndaj personave të caktuar.
Sipas tij, krimet ishin kryer ndaj serbëve, romëve dhe shqiptarëve. Ai evidentoi gjithashtu klimën e frikësimit të dëshmitarëve.
Sa u përket pretendimeve për trafikim organesh, Williamson tha se hetuesit kishin gjetur prova për një numër të kufizuar rastesh në përputhje me raportin e Marty-t, por jo të mjaftueshme për ngritjen e akuzave.
Ajo që e bënte situatën të pazakontë ishte se SITF njoftoi se ekzistonin baza të mjaftueshme për aktakuza përpara se institucioni që do t’i gjykonte këto çështje të ekzistonte. Por kjo shpejt ndryshoi, ndërsa BE-ja, me mbështetjen e SHBA-së, nisi procesin për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Deri në vitin 2015, vrulli politik dhe burokratik ishte bërë i vështirë për t’u ndalur. Kosova u vendos nën presion të fortë për ta pranuar këtë fakt të kryer.
Komuniteti ndërkombëtar kishte arritur në përfundimin se institucionet gjyqësore të Kosovës nuk ishin vendi i përshtatshëm për të gjykuar akuzat ndaj ish-figurave të larta të UÇK-së. Kjo lidhej në një masë të madhe me frikësimin e dëshmitarëve në dy procese të mëparshme ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të akuzuar për krime lufte përpara Tribunalit të Hagës, ku presioni ndaj dëshmitarëve kontribuoi në dështimin ose rrëzimin e çështjeve.
Ky qëndrim ishte veçanërisht domethënës duke pasur parasysh se për më shumë se dy dekada, SHBA dhe Europa kishin shpenzuar miliarda për ngritjen e institucioneve të Kosovës, përfshirë policinë, gjykatat dhe sistemin e drejtësisë.
EULEX, misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit, dërgoi në Kosovë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie ndërkombëtarë dhe, deri në vitin 2018, kishte kompetenca të drejtpërdrejta ekzekutive në sistemin e drejtësisë.
Si pjesë e mandatit të tij, EULEX mblodhi prova për krime lufte gjatë viteve të veprimtarisë në Kosovë, por numri i aktakuzave dhe ndjekjeve penale mbeti relativisht i vogël.
Si mes qytetarëve të Kosovës ashtu edhe mes një pjese të zyrtarëve ndërkombëtarë që kishin punuar me EULEX-in dhe OKB-në, ekzistonte bindja e përhapur se presioni amerikan kishte dekurajuar ose penguar avancimin e këtyre çështjeve.
Në fund të fundit, qeveritë perëndimore shpesh bashkëpunojnë me partnerë problematikë kur besojnë se këto marrëdhënie u shërbejnë objektivave më të gjera strategjike.
Shtetet e Bashkuara ndihmuan në krijimin e një rendi politik ku ish-udhëheqësit e UÇK-së u kthyen në partnerë thelbësorë për ndërtimin e shtetit të ri.
Uashingtoni bashkëpunoi me ta gjatë administratave të njëpasnjëshme amerikane – Clinton, Bush, Obama dhe Trump – dhe u mbështet vazhdimisht te udhëheqja politike e Kosovës për të çuar përpara objektivat më të gjera amerikane në Ballkan.
Nga këndvështrimi i Uashingtonit, Hashim Thaçi ishte partneri ideal. Ai kishte treguar gatishmëri për të negociuar me Beogradin dhe ishte shndërruar në një aktor politik rajonal që mbështeste integrimin e vendeve fqinje dhe të komuniteteve të tyre shqiptare në rendin politik perëndimor.
Në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 i dha fund konfliktit të armatosur mes qeverisë dhe kryengritësve shqiptarë, mes të cilëve kishte shumë ish-anëtarë të UÇK-së.
Në Mal të Zi, Thaçi mbështeti pavarësinë në referendumin e vitit 2006, ku 55.5 për qind e votuesve u shprehën pro – vetëm pak mbi pragun e përcaktuar nga Bashkimi Europian. Shqiptarët e Malit të Zi votuan në shumicë dërrmuese për pavarësinë, duke u kthyer në një komponent të rëndësishëm të koalicionit pro-pavarësi.
Në vitin 2020, Thaçi ishte gjithashtu i përfshirë ngushtë në përpjekjen e udhëhequr nga SHBA për të ndërmjetësuar një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Kritikët argumentuan se nisma motivohej po aq nga dëshira e administratës Trump për të shënuar një sukses në politikën e jashtme përpara zgjedhjeve, sa edhe nga synimi për një normalizim të mirëfilltë të marrëdhënieve.
Në një botë të drejtuar po aq nga realpolitika sa edhe nga parimet morale, pyetja e natyrshme është: pse ndryshoi politika e SHBA-së?
Uashingtoni ua bëri të qartë udhëheqësve të Kosovës se kishin pak alternativa përveçse ta mbështesnin gjykatën, përndryshe rrezikonin të humbnin mbështetjen amerikane dhe t’i hapnin rrugë Moskës dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të merrnin drejtimin e çështjes.
SHBA angazhoi një varg të gjatë figurash amerikane dhe rajonale për ta përcjellë këtë mesazh. Nga kryeministri shqiptar Edi Rama te kongresmeni Eliot L. Engel, një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, figura të ndryshme ndihmuan në përcjelljen e qëndrimit të Uashingtonit.
Por pasi u ngritën aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, si Rama ashtu edhe Engel u kthyen në kritikë të fortë të gjykatës.
Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ndryshoi Kushtetutën dhe miratoi një ligj të ri që mundësoi ngritjen e gjykatës speciale jashtë territorit të Kosovës, me personel ndërkombëtar, por që vepronte sipas ligjeve të Kosovës.
Siç raportohet të ketë thënë në atë kohë privatisht një zyrtar amerikan: “Gjelat votuan për darkën e Falënderimeve.”
Atëherë, pse Uashingtoni ushtroi kaq shumë presion për krijimin e gjykatës?
Ekziston përgjigjja e drejtpërdrejtë: drejtësia, llogaridhënia dhe nevoja që Kosova të tregonte se ishte e gatshme të përballej me akuzat për krime të rënda të kryera gjatë luftës.
Por pati edhe ndryshime në raportet e ndikimit politik që nuk mund të shpërfillen.
Gjykata i dha Uashingtonit dhe aleatëve të tij europianë një mënyrë për të menaxhuar një çështje politikisht shpërthyese, për t’i treguar Beogradit se akuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk do të injoroheshin dhe për ta mbajtur çështjen larg një forumi më të gjerë ndërkombëtar, ku Rusia dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të luanin një rol vendimtar.
Për më tepër, gjykata ofroi një mënyrë për t’iu përgjigjur shqetësimeve në rritje në Europë për krimin e organizuar të lidhur me rrjete shqiptare dhe lidhjet e pretenduara të tyre me udhëheqjen politike të Kosovës, si edhe për korrupsionin në rritje në Kosovë, veçanërisht gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.
Kishte edhe një dimension personal.
Për vite me radhë, Uashingtoni kishte kultivuar marrëdhënie jashtëzakonisht të afërta me ish-udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë dhe veçanërisht me Hashim Thaçin.
Këto marrëdhënie mund t’i kenë shtyrë udhëheqësit kosovarë të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte përfundimisht nga pasojat e akuzave.
Asgjë nga kjo nuk i zvogëlon krimet apo vuajtjet e viktimave.
Pyetja është nëse përpjekja për llogaridhënie pasqyroi zbatimin e qëndrueshëm të një parimi të drejtësisë, apo nëse drejtësia u ndërthur me interesat gjeopolitike të fuqive që krijuan dhe mbështetën gjykatën.
Dhe ndoshta përgjigjja është një kombinim i të dyjave.
Kosovarëve kjo iu kujtua sërish së fundmi, kur administrata Trump shprehu mbështetje për vendimin e gjykatës, pavarësisht përpjekjeve të saj më të gjera për të sulmuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe për të dobësuar institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.
Parë në kontekstin e qasjes transaksionale të administratës ndaj marrëdhënieve me Serbinë dhe Rusinë, mungesa e kritikave amerikane ndaj gjykatës nuk ishte e papritur.
Çështja nuk është nëse viktimat e krimeve meritojnë drejtësi. Ato e meritojnë atë.
As vuajtjet e shqiptarëve, serbëve, romëve apo viktimave të tjera nuk duhet të peshohen kundrejt njëra-tjetrës.
Pyetja më e vështirë është nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës ishin në radhë të parë një instrument drejtësie, apo nëse drejtësia u ndërthur me interesat politike në ndryshim që përcaktuan krijimin e gjykatës – dhe çfarë na tregon kjo për politikën amerikane në rajon.
Nëse përgjigjja është e para, atëherë të njëjtat standarde të llogaridhënies duhet të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme, edhe kur kjo është e papërshtatshme për qeveritë e fuqishme dhe aleatët e tyre.
Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë Kosova ka mësuar një leksion të vështirë mbi realpolitikën: miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte dhe, kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.
Fron Nahzi është autor i librit “Ethnic Interest Groups and U.S. Foreign Policy: The Albanian-American Movements”, botuar nga Routledge.

Amerika eshte padyshim nje fuqi e madhe qe vepron sipas interesave te veta-te cilat jane te shumta dhe te shumeanshme-por ne kete rast nuk shoh qe denimi i ketyre kater burrave t’u sherbeje apo te buroje nga interesat e saj.Cfare dobie mund t’i sjell asaj nje ceshtje haptazi padrejtesie-me nje paraburgim cnjerezor,te paprecedente prej gjashte vitesh per ngjarje te supozuara se kane ndodhur njezet e pese vjet me pare,nje proces gjyqesor me te meta dhe i diskutueshem qe perfundoi ne nje vendim absurd?Mendoj se SHBA fillimisht e pranuan kete gjykate per te treguar perkushtim ndaj drejtesise,per te afruar Serbine dhe ndoshta per te shmangur pershtypjen se anonte nga shqiptaret;por situata mori nje rrjedhe tjeter dhe mendoj se sot e kupton qe ky vendim nuk i sherbeu kauzes se drejtesise,as nuk do te afroje Serbine-e cila mbetet e lidhur ngushte me Rusine;perkundrazi,ai thjesht ekzekuton keta kater burra ne sy te te gjitheve dhe lendon thelle shqiptaret.Zeri i gjeneraleve amerikane nga pervoja e tyre per shkak te pozites dhe si deshmimtare okulare deshmoi te verteten qe te gjithe dime-dhe shpresojme qe Amerika do ta marre parasysh kete te vertete,pasi ne syte tane duket nje vend i drejte;mbetet per t’u pare ,ne fazen e apelit,nese kemi gabuar.
Ish sekretari amerikan i shtetit Kizinger: (“It may be dangerous to be America’s enemy, but to be America’s friend is fatal.” Mund të jetë e rrezikshme të jesh armik me Amerikën, por të jesh mik me të është fatale!).
Lordi britanik Palmerston: (« Les États-Unis n’ont pas d’amis ou d’ennemis constants, ils n’ont que des intérêts. ‘ Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë miq dhe armiq të përhershëm. Ato kanë vetëm interesa”!
Turp per ju DITA
Ja si gënjen autori ne kete artikull:
“Sa u përket pretendimeve për trafikim organesh, Williamson tha se hetuesit kishin gjetur prova për një numër të kufizuar rastesh në përputhje me raportin e Marty-t, por jo të mjaftueshme për ngritjen e akuzave.”
Eshte gënjeshtër, sepse sikur edhe vetem nje rast te kish ndodhur do te duhej te procedohet ne Gjykate.
Prandaj, kerkojme nga DITA qe te na e argumentoj se sa ishte ky “numer i kufizuar rastesh” i trafikimit te organeve “në përputhje me raportin e Marty-t” por q nuk paska qene ne numer të mjaftueshme për ngritjen e akuzave”?!
A nuk ju vjen turp qe, ça aznje koment, lejoni te përhapen gënjeshtra te tilla?!
VO:
-OK ME ARTIKULLIN..
-Mos i bini vërdallë si Magelani rreth botës:
-Gj.Speciale u krijua me OK..FIRMË E VULË TË SHBA,Pa të cilën “BOTA NUK MER FRYMË”.!
-DHE,KJO NGA PRESIONI RUS,I CILI VENDOS VETO NË KS..!
-AMERIKA(TRAMP) PËRSËRI PO GABON ME BE,DUKE E FAJSUAR PËR NDIHMËN NË IRAN DHE, PO TOLERON PUTININ NË UKRAINË.!
-NËSE,TRAMP NUK NDËRHYN PËR SHKRIRJEN E GJ.SPECIALE NË HAGË,KRERËT E UÇK DO FUTEN 100 % NË BURG DHE RADHËN E KA PRESIDENTI KLINTON ( I PD)QË DREJTOI NATO KUNDËR TERRORISTIT S.MILLOSHEVIÇ.
-EDHE NË SHQIPËRI ISHTE AMERIKA QË BËRI EKSPERIMENT ME GJ.SPECIALE,PËR ARRESTIMIN E SOCIALISTVE SI GJOJA PASARDHËSE E PPSH TË E.HOXHËS,QË NUK E RRËZOJ DOTË PËR 45 VITE.
-NDAJ,SI NË KOSOVË & SHQIPËRI DUHEN SHKRIRË GJ.SPECIALE,PASI PO BURGOSIN KUADRO TË AFTË PA SHUMË FAKTE,65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN.!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Organizimi I nje gjukate speciale nuk eshte veper vetem e SHBA. Se dyti, u organizuar per krimet e luftes qe u bene nga serbet ne kosove dhe jo nga UCK. Lufta eshte lufte, ka kriminele serbe, ka dhe viktima shqiptare e serbe. Per viktima te mendohej Para shperthimit te luftes, jo kur mbaroi, AQ me teper te akuzosh viktimen, shqiptaret, per krime lufte. Se treti, eshte pranuar publikisht nga prokurori Dik Marti, se dosje I ka marre nga dy oficere te sherbim it sekrete serb e stcionin e trenit ne Zyrich. Pra akuzat, prova, perfshi dhe shtepine e verdhe, deshmitaret, perfshi dhe Lulzim Bashen, Argiten e Saliut dhe burrin e Saj Maltezi, I ka pergatitur spiunazhi I serbise. Ore, a eshte gjalle KY Lulzim Basha, kelyshi i Saliut? Pse nuk I beni nje interviste ketij dhe dy TE tjereve. I shikoni cucit dhe te shoes Ne kafene, ndersa lulush bilbilushi nuk ja prisni gjumin.dhe kus? Ca protestues qe Kane er strategy nje quranjos qe pretendo se esht luftetar I UCK. Pra pjesmarrje ne “krimet e luftes te kryer a nga UCK.”
Jo. Jo “londinez” te nderuar!
Hetuesit nuk kane gjetur prova te trafikimit te organeve se po ti gjenin do te ishin shume te zellshëm te paraqisnin ne aktakuze.
Mos bini pré e propagandes rusosllave te carla del pontes apo te dik martit.
Jane 106 luftetare te UÇK te vrare tradhetisht nga shqiptaret? 114 aktiviste te LDK-se. Kush i vrau? Kush i dha urdherat? Kush e shkroi komunikaten 59 qe I hapi rrugen vllavrasjeve. Thaçi me shoke moren mendjen e Fatos Klosit dhe komunisteve te tjere kriminele te Shqiperise te fillonin spastrimet per ta pasur te hapur rrugen e pushtetit. Çkujtuan se ishin ne 45-en ku mijera shqiptare e kosovare u masakruan nga regjimet kriminale komuniste?
Çthua o LDKiste injorant?
Po cili shtet a popull ne bote do ti dergonte tradhtitë e veta ne Gjykata nderkombetare!?
Vrasjet politike te brendshme ne Gjykatat nderkomnetare Speciale?
Pastaj, e kush nga nderkombetaret do te kishte kohe apo interes te merrej me keto raste?
Pretendimet tuaja u përdoren nga ruset e shkijet per ti bere gjemen Kosoves. Pretendimet tuaja, sado te mëdha te jene, nuk e kalojnë gjenocidin e masakrat qe shkijet kryen ne Kosove. Pretendimet tua, sado te larta te jene, nuk e arsyetojnë qe earko mladiq i denia me 22 vite kurse jakup Krasniqi me 25 vite.
Plehun tende mbaje brenda shtepise tende. Pastroje vete, mos e qit udhëve te botes.
Po a kishte ndonje gjyqtar shqiptar qe do te kishte at forcë (guxim) qe “plehun ta mbajë brenda shtepisë” e te mos e “qet udheve te botes”???
Vertet qesharake ishte kur Gjykata deklaronte se kaq “parëamentar” te Kosoves, Nder ta Ghergj Dedaj, qe u maltretuan gjate luftes nga UÇK. E cfare parlamentarizmi? Kishte parlamentarizëm ne Kosoven e okupuar qe nga heqja e autonomisë ne vitin 1989.?Keta spekulativ manipuluar , frikacak mashtronin popullin sikur jane parlamentar te Kosoves?
Tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë e meritonin plumbin. Dhe e kishin pak.