Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga se shkaktohet dhe çfarë është SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nga se shkaktohet dhe çfarë është SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos
Lajmi i funditShendetesi

Nga se shkaktohet dhe çfarë është SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda dje nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

- Publicitet -

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mentori says:
    November 1, 2025 at 5:27 am

    Fatos Nano nuk ishte thjesht një politikan. Ai ishte, mbi të gjitha, një intelektual i formuar në traditën më të mirë të mendimit europian, një idealist që besonte në fuqinë e arsyes dhe në mundësinë e një socialdemokracie moderne për Shqipërinë. Ai përfaqësonte atë lloj politikani që mendon përpara kohës së vet — dhe, ndoshta për këtë arsye, nuk u kuptua kurrë plotësisht nga populli i tij.

    Në vitet e turbullta pas rënies së komunizmit, Nano u gjend përballë një realiteti brutal: një shoqëri e traumatizuar, e pasigurt, e etur për liri, por ende e lidhur pas mentaliteteve të vjetra. Ai erdhi me ëndrrën e një shteti racional, laik e të qytetëruar, ku debati politik të ishte përballje idesh e jo hakmarrjesh personale. Por në vend të bashkëpunimit, ai hasi një klimë urrejtjeje dhe dhune, ku terrori politik dhe populizmi primitiv sundonin çdo hap të jetës publike.

    Në këtë terren armiqësor, Nano dështoi jo për mungesë mendjeje, por sepse Shqipëria nuk ishte ende gati për mendimin e lirë. Ai u përpoq të ngrejë një sistem të bazuar në institucione e dialog, ndërsa përballë kishte një realitet të mbërthyer nga frika, manipulimi dhe një opozitë që shpesh përdori dhunën si instrument politik. E gjithë kjo u mishërua në atë që mund të quhet “terrori Berishian” — një atmosferë që e shtypi çdo frymë idealizmi dhe reforme.

    Por përtej dështimeve politike, trashëgimia e Fatos Nanos qëndron në vizionin e tij modern për Shqipërinë. Ai deshi një vend europian jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht; një shoqëri që mendon, që fal, që pranon ndryshimin. Ishte një nga të paktët politikanë që besoi te kultura, muzika, arti, intelektualët — dhe që kërkoi të ndërtojë ura midis lindjes së varfër dhe perëndimit të zhvilluar.

    Sot, kur ai nuk është më, mbetet ndoshta pikërisht kjo ndjesi e hidhur: Shqipëria humbi një idealist që mund të jepte shumë më tepër nëse do të kishte një popull më qytetar, më të aftë për të dëgjuar mendimin e matur dhe jo britmën e rrugës. Ai iku me ndjenjën e njeriut që donte të ndriçonte, por jetoi në një kohë ku drita pritej me frikë.

    Historia do ta kujtojë Fatos Nanon si njeriun që deshi të sillte arsyen në politikë dhe europianizmin në shpirtin shqiptar — një ëndërr që mbeti përgjysmë, por që e fisnikëroi vetë përpjekja.

    Reply
  • Ela says:
    November 1, 2025 at 7:02 am

    Ik pirdhu ti dhe rrugaçi Nano

    Reply
  • edi says:
    November 1, 2025 at 7:49 am

    Se u nda nga jeta Fatos Nano shqiperia nuk humbi asgje dhe eshte gjynah qe per njerez si Nano , Berisha , Meta. Basha etj. Shqiperia te mbaje zi kombetare ! Keta lloj njerezish perveç Menyres se vjedhjes nuk i kane mesuar popullit asgje te mire por ashtu si dhe Enveri, babai shpirteror i tyre na kane mesuar se si mund te jetohet ne varferi dhe ta kuptojme se nuk arrihet kurre demokracia dhe barazia ! Gjithe ajo lufte qe ” behet ” ndermjet tyre duket qe eshte nje lufte fallco sepse te gjithe urojne dhe ngushellojne ( ishalla ndermjet tyre nga nje ngushellim ç’do dit deri ne zhdukjen e kesaj fare )njeri tjetrin ,strojne dreka e darka me njeri tjetrin e jetojne me mire se sheiket pa bere asnje pune ! Nuk e kuptoj se si mund te kete urime e ngushellime nga populli per keta njerez e si mund te mbaje zi populli per Fatos Nanon qe ka vjedhur aq shume sa nuk denjon te jetoje ne Shqiperi , si mund ti vije keq ketij populli per Sali Berishen qe mburret se ka sjelle demokracine kur vetem demokraci tek ne nuk ka, si mund te mburren njerezit me Edi Ramen , qe mburret se po na bashkon me Europen kur qeverite e tij ( perfshire dhe vete ate )kane dale vetem qeveri hajdutesh, ku denohen te gjithe ministrat , K/Bashkiaket, Drejtoret e tj. dhe ku drejtesia me emra te bukur i quan; korrupsion pasiv apo aktiv, neglizhence e plot emra te tjere por vetem profesionin dhpunen qe bejne (HAJDUTE TE POPULLIT )NUK I QUAN.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    November 1, 2025 at 7:53 am

    Dedikimin me prekes per Nanon e ruaj per vehte –
    – “Nuk do te ndahet asnjehere nga kujtimet tona…se me solli me thonj pa prere nga Franca..”

    Reply
  • 3D says:
    November 1, 2025 at 12:33 pm

    Vetëm ata që qeveritarë që ishin direktë ose indirektë në shërbim të çizmes të huaj mbeten të vlerësuar nga shumica e shqiptarëve presedan i pa parë te popujt europianë

    Reply
    • ¿? says:
      November 1, 2025 at 12:38 pm

      Presedan????? Deshe te thuash Precedent, apo jo? Apo je pi Kosove, a Maqedonie…..

      Reply
  • Vigjilenca says:
    November 2, 2025 at 7:04 am

    Në kushtet e një mbështetje të mbarë popullore Fatos Nano do të ishte për Shqipëtarët një Qemal Ataturk Shqiptar. Shqipëria nën udhëheqjen e tij do të iluminonte mëndjen e popullit shqiptar dhe përparimet do të ishin të papara në historinë e vendeve të Ballkanit.
    Balozi i Zi bëri çmos për të ngritur kurthe dhe më në fund e burgosi në kohën kur lufta e tij për dalje nga kriza
    gjithëpërfshirëse po jepte rezultate.
    Këtë e tregon dhe situata ku sot ndodhemi, armiqtë e Balozit të Zi janë
    Intelektualët mëndje hapur, ata që punojnë për vendin. (kuptohet me të metat njërëzore të tyre)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë

Komentet e Fundit

  1. Konfuze e trembur on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. prehistoriku on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. ¿? on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Malesori on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  5. Lumi Vlorës on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?