Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga shpella e Lurdes te Zonja e Guadalupes, 5 mrekulli që kanë ndodhur përgjatë historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga shpella e Lurdes te Zonja e Guadalupes, 5 mrekulli që kanë ndodhur përgjatë historisë
AktualitetEnciklopedi

Nga shpella e Lurdes te Zonja e Guadalupes, 5 mrekulli që kanë ndodhur përgjatë historisë

Published: May 1, 2023
Shpërndaje
Shpella e Lurdes

Lurdes

Lurdes është një nga vendet më të famshme të mrekullive në botë. Një shpellë në Francë, për të cilën thuhet se ka veti shëruese për ata që pinë ujin e saj apo lahen në të. Dhe këtu nuk po flasim për shërimin e dhimbjes së kokës apo stomakut. Përkundrazi, kjo shpellë supozohet se ka fuqi shëruese të jashtëzakonshme.

Gjatë historisë, ka pasur raste të shumta kur ajo ka shëruar sëmundje të pashërueshme. Më 10 maj 1948, Zhanë Fretel mbërriti në Lurdes në gjendje kome si pasojë e peritonitit tuberkuloz. Pasi minuta iu dha pak eukaristi (vaferi në formë disku që përdoret në meshën e krishterë), Zhana u zgjua nga koma dhe tha se ishte e shëruar.

- Publicitet -

Kurimi i saj u njoh zyrtarisht si një mrekulli në vitin 1950. Një nga shembujt më të fundit të vetive shëruese të Lurdes është Zhan–Pier Beli, që mbërriti aty më 9 tetor 1987 duke vuajtur nga skleroza e shumëfishtë. Pasi kaloi disa kohë pranë ujërave të Lurdes, ai u shpall i shëruar.

Mrekullia e Diellit

Kjo është mrekullia me numrin më të madh të dëshmitarëve. Midis 50.000–100.000 njerëz pretendojnë se kanë parë Mrekullinë e Diellit më 13 tetor 1917, ndërsa qëndronin në fushat Cova da Iria pranë Fatimas në Portugali. Thuhet se pas rënies së shiut dhe reve të errëta, qielli u bë shumë i qartë dhe Dielli u shfaq si një disk rrotullues.

Pasi lëshoi ​​drita shumëngjyrëshe, u duk se ai po afrohej me zig–zage drejt Tokës. Disa dëshmitarë thanë se rrobat e tyre, që deri pak minuta më parë ishin të lagura, u thanë menjëherë. Disa njerëz ia atribuuan fenomenin Zonjës së Fatimas, shfaqjes së Virgjëreshës Mari, e cila u ishte shfaqur më herët 3 fëmijëve të vegjël në 3 raste të ndryshme, duke u thënë atyre që të kishin parasysh nga një mrekulli që do të ndodhte pikërisht atë ditë tetori. Ajo u pranua zyrtarisht si një mrekulli nga Kisha Katolike më 13 tetor 1930.

Atë Pio

Emri origjinal Françesko Forxhione, Atë Pio ishte një prift katolik, që ka pasur ndoshta rastin më të famshëm në botë të stigmatave. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos bërë zhurmë, lajmet për plagët e tij misterioze në pëllëmbët e duarve dhe këmbë, morën dhënë në fillim të viteve 1920.

Përveç bartjes së shenjave të kryqëzimit të Krishtit, disa njerëz dëshmuan se Atë Pio kishte fuqi të tilla si shërimi, të bënte profeci, dhe madje edhe të ngrinte trupat në ajër. Një nga gjërat më të prekshme dhe të pamohueshme më misterioze për të, është fakti se kur u zhvarros në marsin e vitit 2008, kufoma e tij dukej thuajse saktësisht e njëjtë me ditën kur vdiq, 40 vjet më parë, në 1968.

Vesna Vuloviç

Ish–stjuardesa serbe, Vesna Vuloviç, mban një rekord botëror të jashtëzakonshëm: rrëzimin nga një lartësi e madhe pa parashutë, pasi avioni i linjës ku ajo ishte punësuar shpërtheu befas në vitin 1972, kur ndodhej në një lartësi mbi 10 mijë metra. Vesna ishte e vetma që i mbijetoi aksidentit nga 28 persona që gjendeshin në bord. Ajo u nxor nga ekipi i shpëtimit nga rrënojat e avionit me kafkën e thyer, 2 këmbët e thyera dhe 3 rruaza të kurrizit të thyera, por në fund arriti të mbijetojë.

Zonja e Guadalupes

Në vitin 1531, Huan Diego tha se Virgjëresha Mari iu shfaq atij, në fillim duke i kërkuar të ndërtonte një kishë ku qëndronte dhe më pas të mblidhte një tufë lulesh. Kur ai hapi rrobat e tij, lulet i ranë nga dora, për të zbuluar një imazh tashmë të famshëm të Marias, i cili mund të shihet ende sot në Bazilikën e Zonjës Guadalupe në Meksiko Siti. Katolikët pretendojnë se imazhi i ka mbijetuar derdhjeve të amoniakut dhe madje edhe shpërthimit të një bombe. Në fakt piktura mbetet po aq shumëngjyrëshe sot sa 500 vjet më parë. / History

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?