Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 milionë euro për mbushjen me rërë të bregut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 milionë euro për mbushjen me rërë të bregut
EkonomiLajmi i fundit

Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 milionë euro për mbushjen me rërë të bregut

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës” me një fond limit 583 milionë lekë apo 5.8 milionë euro u fitua nga kompania Vëllezërit Hysa, – me pronarë Kujtim, Flutura dhe Besnik Hysa- me një ofertë sa 63 për qind e fondit limit. Kompania synon që me 3.65 milionë euro të kryejë ndërhyrjen e parashikuar.

Referuar dokumenteve të bëra publike FSHZH argumenton se bregdeti i Durrësit në Jug të portit, nga fundi i Portit e deri tek fundi i Shëtitores së re tek Godina e Kavalishencës ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme që të shërbejë dhe për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

- Publicitet -

“Në zonën e Portit të Durresit po zhvillohet një investim i njohur si Durrës Yacht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimit Zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 m Disa struktura turistike në këtë pjesë kanë investuar duke ndërtuar zona artificiale të rrethuara me konstruksione betoni dhe duke e mirëmbajtur herë mbas here.

Në pjesën tjetër të bregut nga skela( Hawai Beach Bar ) e deri tek fundi i shëtitores pranë pistës së vogël Iliria kemi një gjerësi të bregut të detit nga 15‐20 m ne fillim e deri ne 40‐50 m pranë pistës Iliria”, thuhet në dokument.

I njëjti argumenton se kjo zonë e plazhit pranë shëtitores nuk mund të luajë plotësisht rolin e mbështetjes së turizmit, siç është e natyrshme për një qytet bregdetar si Durrësi, duke mos qenë në gjendje, me ndonjë përjashtim të vogël, për të ofruar shërbime cilësore për turistët dhe vendasit që duan ta shfrytëzojnë atë, ka nevoje për një riprofilim dhe mbushje me rërë e vijës bregdetare.

“Me qëllim përmirësimin e situatës së lartpërmendur, duke i dhënë kësaj zone të rëndësishme të qytetit një pamje të re, moderne dhe tërheqëse nga pikëpamja turistike, është parashikuar që kjo vijë bregdetare të zgjerohet me një gjerësi mesatare prej rreth 100 m duke u nisur nga kufiri i shëtitores së re.

Ky zgjerim do të rikonfigurojë dhe vijën bregdetare duke e uniformizuar atë. Objekt i këtij raporti është përshkrimi i rehabilitimit të plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 m përgjatë zonës  që do të arrihet nëpërmjet punimeve në det për rindërtimin e morfologjisë së plazhit, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit dhe krijimin e një strukture për të ndare zonën e zhvillimit të projektit Durrës Yacht Marina dhe zonën e plazhit publik nga Ura e Dajlanit e deri tek Godina e Kavalishencës”, thuhet në dokument.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ppp says:
    February 15, 2025 at 11:20 am

    Kush eshte ky pallosh qe ka bere kete projekt
    Nuk eshte reduktuar rera por jan bere ndertime mbi te dhe si rrjedhoje ka me pak plazh
    Nqs doni rere me shume shembni ndertesat mbi rere
    Nuk ka shqiperia para per te hedhur ne det sepse jan pikerisht te shperdoruara
    Ne te gjithe bregun shqiptar deti po gerryen ndersa ju interesoheni per dy tre kokrra se skan mjaftueshem çadra
    Ne vend qe te krijoni barriera kunder dallges ku gerryen ju shkaterroni diku duke marre rere dhe ja jepni vedes qe te rritni numrin e çadrave
    Ka mundsi te dijme kush ka çadra dhe hotele ne kete pjese qe kerkon rere?

    Reply
  • Zgjohuni, këmbanat po kumbojnë. says:
    February 15, 2025 at 11:57 am

    Zgjidhja është, kthim në identitet i plazhit në të gjith gjatësin e tij. Pushtuesit e plazheve të paguajnë faturën, kurrësesi taksapaguesit.
    Vetëm atëher fillon Shteti i së DREJTËS.
    C’do nismë që mban në sqetull zaptuesit e plazheve është bashkfajsi, që jo vetëm duhet denoncuar, por hetuar dhe ndëshkuar me tërë fuqin e ligjeve. Kohës së grabitjes me fuqin korruptive të pushteteve po i vjen fundi.
    E së fundi- në mungesë të DREJTËSIS, cfar është sovraniteti, përvecse një grabitje e organizuar me fuqin korruptive të pushteteve.

    Reply
  • Ilir says:
    February 15, 2025 at 1:21 pm

    Eshte nje BUDALLALLEK i madh te zgjerosh brezin e reres deri ne 100 m nga ana e detit… DETI do ta rimmarre ate qe eshte e vetja. Kaq HAJVANE te jene? Sa here eshte ribere shetitorja e Durresit… dhe prape deti vjen ne dimer deri tek gjysma e shetitores, me gjithe bimesine detare, qe do te jete perjete e nuk ka zgjidhje nese nuk vendosen BARRIERA DALLGETHYESE betoni osé gure, 60-100 metra larg bregut, si ne Itali… shkoni e studjoini! Dhe kjo vetem limiton, nuk zgjidh 100%.Edhe te Ura e Dajlanit, ish Agip deri te ura ne Teuta, Leshteriku do te jete PERJETE sepse bimesia nen ujore ka ciklet e saj, natyra, rrymat nen ujore ju NUK I NDRYSHONI DOT… O HAJVANE! Doni te hidhni parate ne det? Kjo eshte rruga me e sigurt… beje i, e pas pak kohe do ti riktheheni prape.

    Reply
  • Vasil says:
    February 15, 2025 at 1:54 pm

    Perpara se ta mbuloni ate pjese me rere zbuloni me presion ajri artefaktet Ilyre dhe Epirote Greke te Epidhamnosit (Durresit) ne te gjithe bregun ku do mbulohen.
    Pa marre leje nga Akademia nuk duhet te behen krime historike njera pas tjetres.

    Reply
  • Sinan Dinoruka says:
    February 15, 2025 at 4:44 pm

    Po rërën ku do ta marrë kjo firmë ?
    Mos do të gërryejnë detin ? – Sepse, në se do të gërryejnë detin, dhe të shtojnë bregun, brenda një viti, kjo rërë e ré, rikthehet përseri atje ku ka qënë – në det.
    Mos duhet riparë projekti ?
    Edhe në se marrin rërë guri, ajo nuk zëvendëson rërën e detit, kështu që, shkaterron edhe atë çikë natyralitet që ka mbetur.
    Është thikë me dy presa kjo punë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?