Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese
KosovëLajmi i fundit

Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese

Published: May 9, 2025
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet për të trembëdhjetën herë kur u mblodh 3 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare. PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK refuzuan idenë e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kreun e Kuvendit përmes votimit të fshehtë duke bërë që seanca të ndërpritet dhe të vijojë pas 48 orësh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëroi se të hënën do të dërgojnë për intepretim mënyrën e ndryshimit të votimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, nga votimi i hapur në votim të fshehur, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje ligjore dhe kushtetuese dhe të hënën do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Time Kadriaj nga AAK.

- Publicitet -

AAK tha se kur të mblidhen të dielën në seancë do të tentojnë të marrin edhe nënshkrimet e PDK-së dhe LDK-së.

Këto dy parti thanë se fillimisht do ta analizojnë lëndën dhe do të vendosin nëse do t’i bashkohen iniciativës.

“Për sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Gjykatën Kushtetuese, PDK-ja vetëm gjatë mandati të ish-Qeverisë Kurti i kemi dërguar 11 dhe i kemi fituar të 11-at, kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgohet diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marr mendimin e ekspertëve të PDK-së dhe do të komunikoj edhe me kolegët e AAK-së”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Për iniciativa për të dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese që i jep zgjidhje ngërçit politik i cili është krijuar natyrisht që ne analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokimin e situatës”, deklaroi Hykmete Bajrami nga LDK.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se nuk ka ndonjë shkelje për mënyrën e votimit dhe iu ka kërkuar të gjithë atyre që mendojnë të kundërtën ta dërgojnë lëndën sa më parë në Kushtetuese.

“Ai që mendon që ka shkelje të Kushtetutës, nuk duhet ta mbajë pezull publikun por duhet ta dorëzojë më në fund në Gjykatë Kushteteuse sepse vetëm kështu do të mund të sqarohet a ka apo nuk ka shkelje, ne mendojmë se kjo është vetëm propagandë për të arsyetuar bllokadën”, u shpreh Donika Gërvalla në emër të VV-së.

AAK nuk sqaroi nëse në kërkesën drejtuar Kushtetueses do të përfshihet edhe interpretimi për të kufizuar të drejtën që propozimin për kryetar të Kuvendit të bëhet vetëm nga grupi më i madh parlamentar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    May 9, 2025 at 2:20 pm

    Ashtu me Listen serbe bashkohuni,Te mbysni Kosoven dhe te hani koken tuaj. Se ujku te tre qete bashke,nuk i mbyste dot.

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 9, 2025 at 3:18 pm

      60% e Kosoves ka votuar te mos jete Kryeminister Albin Kurti dhe gervalla.

      Reply
  • Dashi says:
    May 9, 2025 at 3:16 pm

    Po rri o demo , ç’të ha bytha ty që merresh me një krahinë injorantesh ? Atyre dhe gjithë botës i intereson më mirë të kthehen aty ku ishin , nën Sërbi .

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2025 at 3:32 pm

    Po pse bytha jote qenka me e mencur keshtu?

    Reply
  • Dajti says:
    May 9, 2025 at 3:33 pm

    Vazhdimi i ketij Ngerci konstituimi te Kuvendit ne Kosove akoma me shume do ti diskretitoje ato AAK-PDK-LDK si ne nje linje me Listen Serbe dhe kosovaret do shohin me qarte se kush jane ato qe flirtojne me serbet e Listes apo pas Listes.

    Reply
  • Mollosi says:
    May 9, 2025 at 5:42 pm

    Albini nuk i ka numrat, prandaj vazhdon ngercin.
    O Dashi, Republika e Kosoves nuk eshte “krahine injorantesh”. Shqiptaret e Kosoves nuk duan te kthehen nen Serbi. Po te deshironin nuk do te luftonin pa ndalur qe prej vitit 1912. Nese tani ajo udheheqet nga nje sharlatan qe per cdo dite po e shkaterron ate vend te bekuar, kjo nuk do te thot se qytetaret e saj jane injorante.

    Reply
  • Mollosi says:
    May 9, 2025 at 5:53 pm

    Demo!
    Qe prej kohes kur VV hyri ne Parlamentin e Kosoves , nese nuk gaboj ne vitin 2010, e deri ne krijimin per here te pare te qeverise prej saj, pra per 10 vite te plota, ajo kurre nuk e votoi konstituimin e Kuvendit te Kosoves. Nese ajo nuk i votoi kandidatët e partive te tjera, perse e kane obligim partite opozitare ta votojne kandidaten e VV ?

    Reply
  • Dashi says:
    May 9, 2025 at 8:51 pm

    As mos e merr mundimin Mollosi t’i bësh pyetje që nuk i pëlqejnë demos , nuk të përgjigjet kurre .

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2025 at 10:27 pm

    Sepse e beri Kosoven SHTET NGA CEPI N`CEP. pa Zajednica,.Edhe duke soportuar gjithe Presionin Nderkombetar.
    Qeverria ktij Haradinajt dhe qeverri e Thacit nuk gxonin te kalonin Uren e Ibrit,jo me te mberthenin ne cark ujqit e Radoicicit ne Manastirin e Zvecanit.Ne Banjske e kontrollon kufirin. E bejne dot keta trimat e LDK dhe PDK???????,Jo nuk e bejne,.Serbet ju shkarkonin kamionat me zhavorr sa te mlidhej KFORI me forcat e NATOS,.Me Albin Kurtin nuk kishte nevoje per KFOR,.Se cfare u beri Xhelal Zvecla nuk u pane me as kamionat,as tanket ruse te Serbise.
    Keta Opozita Luksit,nuk e bene dot Ate qe beri Albin Kurti,
    Flasim per Trimat qe cliruan Kosoven,Hasjim Thaci,Haradinaj,.Ishin te zotet ne Lufte,Nuk jane te Zote ne luften per Shtet.
    Se per skerbythje si Edi Rama ka Kosova sa te duash,si kete Gjestin,qe fitoi Big Brotherin.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    May 10, 2025 at 2:11 am

    “Demo” ndajeni Albinin nga Rama! Rama na rruat nevej, na e beri peshqesh Berisha, se Rama nuk vret me plumb si Berisha, por vret nenrrogoz! Me te tjerat jam plotsisht dakord me ju “Demo”

    Reply
  • Mollosi says:
    May 10, 2025 at 8:20 am

    Demo, e si mund ta beje Albini Kosoven shtet nga cepi ne cep kur nuk eshte ne gjendje qe te ja shtrenjtoi rrymen serbeve prej 16.1%. Vendimi per shtrenjtimin e rrumes elektrike filloi nga 1 maji i ketij viti. Ai shtrenjtim vlen per te gjithe Kosoven por nuk vlen edhe per serbet e veriut te Kosoves. Kjo tregon se si dhe sa funksionon shteti i Kosoves ne Veri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?