Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis nesër, grafiku si do të bëhet vlerësimi i praktikantëve të rinj të mësuesisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis nesër, grafiku si do të bëhet vlerësimi i praktikantëve të rinj të mësuesisë
AktualitetShoqëri

Nis nesër, grafiku si do të bëhet vlerësimi i praktikantëve të rinj të mësuesisë

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

 

 

Nis nesër vlerësimi për praktikantët e rinj të mësuesisë. Të gjithë kandidatët që kanë kryer praktikën profesinale të detyruar tre mujore pranë shkollave të arsimit parauniversitar që mbulon Zyra Vendore e Arsimit e Tiranës, do të vlerësohen nga një komision ekspertësh për njohuritë e marra gjatë ushtrimit të praktikës. Në rastet e vlerësimeve pozitive, mësuesit e rinj do të mund të vijojnë procedurat e hyrjes në provimin e shtetit, marrja e të cilit do të bëjë të mundur edhe sigurimin e licencës së mësuesisë, duke i hapur kështu udhë, aplikimit për vendet e lira të punës në shkollat publike dhe ato private në vend.

- Publicitet -

Vlerësimi do të nisë përgjatë ditës së nesërme. Sipas grafikut të mbajtjes së komisioneve të vlerësimit të praktikanteve të praktikës profesionale për përiudhen e tretë, për vitin shkollor 2022-2023, profilet lëndore për të cilat do të bëhet vlerësimi i praktikës pranë ambjenteve të Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, gjatë ditës së nesërme, janë: Arsim fillor, Arsim special, Shkenca sociale, Instumente muzikore, Arte figurative, Matematikë, Matematikë-Informatikë, Fizikë, Gjuhë shqipe dhe Letërsi. Vlerësimi do të vijojë më pas në datën 29 qershor me praktikantët e rinj të mësuesisë për lëndët e gjuhëve të huaja, historisë, gjeogafisë, si dhe histori-gjeografisë. Përmbyllja e vlerësimeve do të bëhet në datën 30 qershor me praktikantët e edukimit fizik, biologjisë, dhe biologji-kimisë. Për secilin profil është përcaktuar edhe ora specifike se kur duhet të paraqiteni për të kryer vlerësimin para komisionit të ekspertëve, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Duke nisur nga ky viti shkollor që sapo lamë pas, ashtu sikundër ndodh me profilet mjekësore, edhe për mësuesit e rinj, ndjekja e detyrueshme e praktikës është kthyer në 3 mujore nga nëntë që ka qenë gjatë viteve të shkuara. Kështu brenda çdo viti shkollor, janë përcaktuar tre periudha, në të cilat kandidatët e rinj të mësuesisë mund të zgjedhin për të zhvilluar praktikën e detyruar profesionale.

Praktika profesionale synon sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit, përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?