Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisi sot\ Afatet dhe dosja që duhet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet e Tiranës 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nisi sot\ Afatet dhe dosja që duhet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet e Tiranës 
KryesoreShoqëri

Nisi sot\ Afatet dhe dosja që duhet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet e Tiranës 

Published: June 12, 2023
Shpërndaje

 

Nis regjistrimi edhe për pranimet e reja në kopshtet publike të Tiranës.

Nga sot, e për dhjetë ditë me radhë, prindërit duhet të paraqiten pranë kopshteve për të bërë regjistrimin e fëmijës së tyre për pranimet e vitit të ri mësimor 2023-2024. Drejtoria e Përgjithëshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, ka konfirmuar tashmë procedurat dhe afatet se si do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në çdo kopësht publik të kryeqytetit, duke detajuar edhe kategoritë që do të jenë prioritet në përzgjedhje.

- Publicitet -

Sikundër ka ndodhur gjatë sezoneve të shkuara, edhe për pranimet e reja të këtij viti, aplikimi për regjistrim do të zhvillohet me anë të dosjes së dokumenteve të përcaktuara.

“Në datat 12-23 qershor 2023, ora 09:00-14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në kopsht. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë.

Dorëzimi i dokumenteve të aplikimit mund të bëhet vetëmpranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës.

Për të gjithë fëmijët që nuk janë pjesë e kategorive të përcaktuara si në nevojë, dosja e dokumenteve të regjistrimit duhet të përfshijë certifikatën personale dhe familjare të fëmijës, një vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor (prindërve), vërtetim për kontributet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të individit nga portali e-albania, si dhe vërtetimin e vaksinimit.

Ndërsa për 9 kategoritë e tjera të fëmijëve që janë nga familjet në nevojë, në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara dokumentet që duhet të dorëzoni në secilin. Kartela e vaksinave të kryera nga fëmija është një ndër dokumentet më të rëndësishme që nuk duhet të mungojë në dosjen e asnjë fëmije që aplikon për të ndjekur kopshtet publike të kryeqytetit. Në të kundërt aplikimi nuk do të jetë i saktë. Edhe për pranimet e reja të 2023 në kopshtet publike, prioritet në regjistrime do të kenë fëmijët e kategorive të klasifikuara si në nevojë, si dhe fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë.

Lidhur me procesin e sigurimit të dokumenteve të kërkuara, ekspertët sqarojnë se pjesën dërrmuese të tyre mund t’i shkarkoni nga portali zyrtar “e-albania” si posedues i kodit personal me kartë identiteti. Në rastet kur kjo gjë nuk është e mundur, ju duhet që të dorëzoni pranë komisionit të regjistrimit të ngritur në çdo çerdhe një fotokopje të kartës tuaj të identitetit, si dhe të plotësoni deklaratën personale në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kopshtet përfshijnë fëmijë të grup moshës 3-6 vjeç. Ndjekja e kopshteve nuk është e detyruar. Edhe përgjatë vitit të ri mësimor do të funksionojnë dy lloje kopshtesh, kopshtet gjithëditore dhe kopshte gjysmëditore. Kopshtet do të funksionojnë gjatë gjithë vitit. Procesi mësimor edukativ në arsimin parashkollor zhvillohet mbi bazën e programeve edukative të miratuara nga MAS. Misioni i kopshtit është, që në bashkëpunim me prindërit, të realizojë edukimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe t’i parapërgatit ata për në shkollë.

Gjatë javës që lamë pas janë zhvilluar edhe regjistrimet për pranimet e reja në çerdhet publike të Tiranës. Autoritetet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Çerdheve dhe Kopshteve të bëjnë me dije se për aplikimet në kopësht do të ketë edhe një fazë tjetër pranimesh që do të zhvillohen në shtator.

 

DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR TË GJITHA KATEGORITË NË NEVOJË:

 

  1. Fëmijët me statusin e jetimit:
  • Libreza e statusit të jetimit të fëmijës.
  • Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit:
  • Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës.
  • Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor:
  • Raporti mjeko-ligjor i fëmijës.
  • Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët ku kujdestari ligjor është person me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor:
  • Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit të fëmijës.
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike:
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.
  • Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor të fëmijës.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët e familjeve mono-prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës:
  • Certifikatë personale dhe familjare të fëmijës.
  • Vërtetim page i kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë nën pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Shqipërisë.
  • Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor i fëmijës është i divorcuar ose i ve sipas certifikatës së gjendjes familjare, por që është nën pagën minimale në shkallë vendi e vërtetuar nga dokumentacioni përkatës:
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.
  • Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të ketë pagë nën atë minimale të përcaktuar.
  • Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre, ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave:
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
  • Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose nga vetdeklarimi.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit përkatës:
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.
  • Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

  1. PËR TË GJITHA KATEGORITË E TJERA:
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.
  • Vërtetim Pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor (prindërve).
  • Vërtetim për kontributet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të individit nga portali e-albania.
  • Vërtetimi i vaksinimit.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?