Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në Porto Romano, në adresën elektronike të kryeministrit Edi Rama ka mbërritur një mesazh që e këshillon të bëjë një hap pas.
Emaili është dërguar nga Grant Van Cleve, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Për nga temat që trajton, për nga interesat që merr në konsideratë dhe për nga mënyra si ndërton argumentin, mesazhi shkon përtej opinionit të një sipërmarrësi.
Ai prek zhvillimet infrastrukturore dhe ekonomike rajonale, duke vënë theksin tek siguria dhe tek logjistika strategjike e NATO-s.
Për nga përmbajtja, mesazhi duket qartë se është konceptuar në qarqe strategjike në Uashington dhe lë të kuptohet për një oferte që drejtues të vendeve të vogla s’mund ta refuzojnë.

Projekti për portin e ri në Porto Romano lindi si një nevojë pas projektit të “Durrës Marina”, ku biznesmeni arab Muhamed Alabbar u soll nga Dubai për të ndërtuar një kompleks kullash dhe një marina luksoze, që parashikon zhvendosjen dhe prishjen e portit ekzistues.
Por në panoramën që skicon Grant Van Cleve, ndërtimi i një porti të ri nuk është një vendim që merret me një të rënë të lapsit, si pjesë e një pazari momental.
Në emailin që ndodhet në postën elektronike të kryeministrit Rama dhe që botohet ekskluzivisht nga Lapsi.al amerikanët e shtrojnë çështjen në një tjetër nivel strategjik, duke e titulluar mesazhin: “Porto Romano – Një vendim që merret një herë në shekull për pozicionin strategjik të Shqipërisë në Evropë. Dominimi strategjik i lidhshmërisë së Shqipërisë”.
Emaili është dërguar jo vetëm për kryeministrin Edi Rama, por edhe për ministrin e ri të Energjisë Enea Karakaçi, për ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, si dhe për drejtorin e portit ekzistues të Durrësit Liburn Aliu, siç shihet edhe në dokumentin më lart.

Skica më lart është përfshirë në email për të treguar kapacitetet e kufizuara të Portit të ri në Porto Romano.
Pjesa e parë e mesazhit të publikuar, përqendrohet pikërisht në rëndësinë strategjike që ka porti i ri i Durrësit për të gjithë rajonin.
Van Cleve e përshkruan ndërtimin e portit të ri si “një mundësi historike për të riformësuar gjeometrinë logjistike të Ballkanit”, që do t’i jepte Shqipërisë mundësinë “të zhvendosë gravitetin ekonomik të rajonit dhe duke arritur dominim strategjik në lidhshmëri përmes ndërtimit të korridoreve me kapacitet të lartë të ankoruara në Porto Romano”.
Pikërisht duke nënvizuar rëndësinë e momentit ku ndodhet vendi, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë shton: “Vendimi i planifikuar për datën 9 mars lidhur me Porto Romanon përfaqëson një moment strategjik kombëtar që do të formësojë pozicionin gjeopolitik dhe ekonomik të Shqipërisë në Evropën Juglindore për dekada”.
Në fakt, shifrat që shoqërojnë emailin nuk lënë shumë hapësirë për interpretim. Sipas dokumentit, projekti aktual për Porto Romanon parashikon një port shumë të vogël në krahasim me kapacitetet e porteve të tjera të rajonit.
Në email thuhet: Projekti aktual i Porto Romanos është jashtëzakonisht i vogël, 400 metra mur kalate dhe 38 hektarë sipërfaqe portuale”.
Për krahasim, porti i Pireut ka një kalatë me gjatësi 24 mijë metra, Selaniku, 6600 metra ndërsa Durrësi 2400 metra.
Por cili është qëllimi i këtij emaili?
Çfarë i kërkohet në thelb qeverisë shqiptare për një projekt që në pamje të parë duket si një marrëveshje tashmë e mbyllur?
Në thelb, SHBA kërkon të mbrojë projektin e Korridorit 8, një korridor me rëndësi strategjike për transportin dhe lëvizjen në rajon. Sipas argumentit të paraqitur në email, një port me kapacitete të kufizuara në Durrës do ta rrezikonte seriozisht të gjithë këtë projekt.
Në mesazh thuhet: “Portet ndërtohen një herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë fatin e një vendi për një shekull. Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”.
Sipas analizës së Van Cleve, një port i vogël në Porto Romano do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë arkitekturën e transportit në rajon. Një projekt i reduktuar do të sillte ankorimin e shumë pak anijeve dhe, për pasojë, Korridori 8 do të humbiste funksionin e tij real.
Në email theksohet qartë: “Korridoret e transportit ndjekin portet, jo e kundërta”.
Më tej sqarohet: “Një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumet e mallrave të nevojshme për të mbështetur një korridor të madh logjistik lindje–perëndim si Korridori 8. Korridori 8 nuk do të ndjekë një port të vogël. Nëse Porto Romano mbetet i vogël, ngarkesat rajonale do të vazhdojnë të kalojnë përmes Pireut dhe Selanikut”.

Oferta e amerikanëve: Portin e ri në Porto Romano e ndërton NATO
Në këtë kontekst përshkruhet edhe dinamika gjeopolitike e rajonit. Van Cleve vëren se ndonëse Korridori 8 ka qenë një objektiv strategjik për më shumë se tre dekada, jo të gjithë aktorët kanë interes që ai të realizohet.
Në email thuhet: “Jo të gjithë aktorët gjeopolitikë ndajnë të njëjtin interes për zhvillimin e një aksi të fortë logjistik lindje–perëndim në Ballkan. Disa aktorë përfitojnë nga ruajtja e flukseve ekzistuese logjistike veri–jug të përqendruara rreth porteve të tjera të Mesdheut. Infrastruktura në rajone gjeopolitikisht të kontestuara nuk është kurrë neutrale”.
Kërkesat e paraqitura nga pala amerikane janë të drejtpërdrejta.
Së pari, kërkohet shtyrja e tenderit për Porto Romanon, në mënyrë që projekti të rishikohet mbi bazën e parametrave ekonomikë dhe strategjikë që do të garantonin funksionimin e plotë të Korridorit 8.
Në të njëjtën kohë, projekti duhet të marrë edhe një dimension të ri: atë të sigurisë.
Në mesazh thuhet: “Kërkojmë me respekt që tenderi për Porto Romanon i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe të rishikohet bazuar në kërkesat më të fundit të NATO-s dhe të Korridorit 8”.
Van Cleve shkon më tej në emailin që Lapsi.al e ka siguruar të plotë, duke ofruar edhe një model alternativ zhvillimi: “Një Porto Romano më të madh brenda këtij viti, të bashkëfinancuar nga partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia dhe të zbatuar nga furnitorë strategjikë kryesorë nga SHBA, Italia, Holanda dhe Turqia”.
Ajo që bie në sy në kërkesën e nënshkruar nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë është se oferta nuk paraqitet si një iniciativë e izoluar amerikane.
Në propozimin e tij përfshihen Italia, Holanda dhe Turqia, tre vende me peshë në NATO dhe në arkitekturën strategjike të rajonit.
Kjo e zhvendos menjëherë kuptimin e mesazhit nga një letër këshilluese e një sipërmarrësi drejt një sinjali shumë më të gjerë strategjik.
Kuptohet se mesazhi nuk është hartuar thjesht në Tiranë apo në zyrat e një organizate biznesi, por është konceptuar në një rreth shumë më të gjerë vendimmarrës.
Gjasat janë që ky email në postën elektronike të kryeministrit shqiptar është një mesazh që për nga gjuha dhe përmbajtja e ofertës, mban qartë vulën e Uashingtonit.
Kjo bëhet edhe më e dukshme në pjesën ku Van Cleve ofron një paketë të plotë ndërkombëtare për zhvillimin e projektit.
Propozimi vazhdon edhe më tej: “Mund të sigurojmë firmat më të mira amerikane të inxhinierisë për të asistuar në rishikimin e projektimit të Porto Romanos, hekurudhave, autostradave dhe të gjithë infrastrukturës dual-use të Korridorit 8, për t’u ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, në koordinim të plotë me NATO-n dhe për të siguruar gjithashtu financim shtesë nga NATO”.
Duke futur në lojë NATO-n, çështja kalon automatikisht në një nivel tjetër, atë të sigurisë strategjike.
Van Cleve thekson: “Një Porto Romano me ujëra të thella, i lidhur me Korridorin 8, do të forconte ndjeshëm mobilitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s në Evropën Juglindore”.
A mund ta refuzojë qeveria shqiptare këtë ofertë?
Pyetja që shtrohet tani është e drejtpërdrejtë: a mund ta refuzojë qeveria shqiptare një propozim të tillë, në një moment kur projekti për Porto Romanon është lidhur me një kompani offshore të regjistruar në Qipro?
Ndërkohë, në prapaskenë ka zhvillime që e bëjnë këtë histori edhe më të ndërlikuar.
Pak ditë më parë u bë publik emërimi i një 24-vjeçari si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, një post që nuk ekzistonte prej disa vitesh.
Rubin Rredhi u emërua nga ish-ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, një lëvizje që për shumëkënd u interpretua si përpjekje për të gjetur një tjetër firmëtar bedel për projekte të diskutueshme.
Ndërkohë, për këtë çështje SPAK ka nisur një hetim të ri, ndërsa disa ditë më parë dokumentet e tenderit u sekuestruan në zyrat e Autoritetit Portual të Durrësit.
Në fund të mesazhit të siguruar ekskluzivisht nga Lapi.al, Van Cleve e përmbledh dilemën me disa pyetje të thjeshtë strategjike: “Pyetja është e thjeshtë: A do të varet Shqipëria nga Pireu dhe Selaniku?
A do të varen Ballkani dhe rajoni nga Porto Romano?
Një Porto Romano i vogël do të mbetet një port dytësor kombëtar.
Një Porto Romano i madh mund të riformësojë rolin strategjik të Shqipërisë në Evropën Juglindore”.
Gjithsesi, nga mënyra se si shtrohet në letër debati për portin e ri në Porto Romano nuk është thjesht një debat teknik për pak metra kalatë apo disa hektarë terminalesh.
Amerikanët po e shtrojnë këtë si një debat për rolin që Shqipëria dëshiron të ketë në hartën ekonomike dhe gjeopolitike të rajonit.
Në një skaj qëndron projekti aktual, i lidhur me pazare politike dhe interesa të ngushta ekonomike.
Në skajin tjetër qëndron një ofertë që e vendos portin e ri në një lojë shumë më të madhe strategjike, ku përzihen korridoret europiane të transportit, interesat e NATO-s dhe rivaliteti logjistik në Mesdhe.
Vendimi pastaj i mbetet Ramës.
Por posti i tij në krye të qeverisë muajt e fundit u lëkund fort, sepse për momentin është e sanksionuar: mjafton vendimi i një gjykatësi, për të pezulluar nga detyra një kryeministër.
Lexo gjithashtu KËTU

Nu shkerdhefte Tere rruzulli tokesor ju dhoma e TERRORRIZMIT amerikOn te BBBB- Biberajve,Beogradas e Di Berisha e un Ballukeve Si Belereve,Blushave,Ballinjve,BAllave….BOJAXHINJVE. ZJARRVENES te ish ShQIperise,Varrmihes te ish shtetit shQIptar,SHPERBERJES se nje POPULLI!
Tradheti e paster e vllaho-antishqiptarit Rama. Ngrihuni shqiptare, ne mbrojte te shqiptarise, nga dyshia Rama-Vucic
O koqevar, mjaft hëngre, merru me hajvanin Kurti .
Aman Ore ! Po ike ti kush do i ndërtojë rrugët që shëmben shpejt ? Faleminderit që pëzure gjysmën e popullsisë !? Të mer malli të shohësh nxënës në shkolla !? Të mer malli të shohësh bagëti në fshat ! Faleminderit për incenerstorin e Tiranës dhe gjeneratorët e Bangladeshit në Vlorë !?
Po qe se Grant Van Cleve e ka seriozisht kete email, ai duhet te tregoje se ku e bazon ai interesin e NATO-s, dhe a ka tregues e hapa konkrete nga vendet si SHBA, Hollande, Itali e Turqi per limanin e Porto Romanos.
Ky email te le shijen e hidhur per ta shtyre kete projekt ne kalendat greke. Meqe ra fjala, sa te interesuar jane greket per kete projekt, apo edhe vende si Mali i Zi, Serbia qe Shqiperia te kete nje port modern te ketij lloji.
Grant Van Cleve nuk kishte pse te priste 9 Marsin qe te kerkoje shtyrjen e ketij projekti. Nese do te dergohej ndonje email nga kancelari uashingtoniane, ia vlen te merret ne konsiderate, perndrysh eshte nje kerkese e pa-arsyetuar dhe me shume pikpyetje.
e-mail i paska vajtur edhe atij Enea Karakacos eunukut te Beles te lene nga ajo me testament kur iku nga qeveria.
Nuk pranon ky se e ka premtuar tjeterkund qoken. Ky bashke me Belane e tij.
Lapsi.al eshte lapsi Mehdi Bushatit. Sa te verteta ka ketu?!
E ka pranuar vet amerikani o profesor zhurma
https://gazetadita.al/email-rames-per-portin-kreu-i-dhomes-amerikane-e-kam-derguar-privatisht/
lol
Dergoi nje Fregate me marinsa,se nuk merr vesh ndryshe SHTATI PYLL E MENDJA FYYYLL.Eshte jo vetem hajdut i pandreqshem,por eshte edhe idjot i lindyr,qe fluturon me pras,..Do te prishe portin e ndertuar gjate 200 vjeteve,per te ndertuar endrren qe pa nje nate me Dubai,me kulla,veljera dhe luminishence bojna bojna.O te leshofte Irani nje Shahed,qe swhkermoqe rruget e gjithe vendit! Pistat Formula 1 te perfunduan ne lume e perrua.Do shkaterrosh edhe Ato qe mezi i ka ngritur ky popull per qindra vjet.Trurin tend te semure nuk e ndjek jo Ekonomia e ketij fshati fatkeq,por as Ekonomia Amerikabne,si po ta tregojne Expertet ekonomiste,financiere,bysnesmene Amerikane dhe shtetare gjermane.
I ka fryre Torrobellit Nusrreti Harrabise me byftek flakadan si ke cirku Ali Xhixhes.Nuk kthehet prapa Deliri Harabise.Asnje psikopat ne bote nuk eeshte terhequr nga rruga katastrofes ku e therret semundja mendore.
Psikopati njeh vetem Forcen.Amerika sa te dergoje e-maile me Arsye Ekonomike per portin e Durresit le te dergoje nje fregate me marinsa nga Ngushtica Hormuzit,SE AJO BEN PUNE.
Ushtria me e fuqishme qe ka Edi Rama jane dy zjarrfikse qe i mbrojne zyren ne kryeministri dhe dy zjarrfikse ne Surrel.
rrofsh demo vecanerisht per konkluzionin
mbi psikopatet te cilet nuk terhiqen nga marrezite ku i con semundja mendore, vecse me force!! Rama berisha kane hyre ne kategorin e anormaleve.
Duke lexuar kete E-mail (shkrim brilant) me erdhi ndermend Presidenti shpetimtar i Shqiperise ne vitin 1920, i paharruari Wdoow Wlison!
Po te ishin interesuar keta qe permend ky amerikani ne email, do ja kishin thene vete Rames. Nuk do prisnin ti dilte gjumi ketij! Rama ja ka kerkuar disa here publikisht Rutes, perfshirjen e Natos ne Porto Romano!
Per te qesh por sot Shqiperia eshte i vetmi shtet Mesdhetar pa porte me peshë.
Dy porte, Vlore dhe Durrës + një Hekurudhë-Autostradë, Via Egnatia-n 2 mije e ca vjecare e hodhën ne kosh.
Kaq e shjeshtë eshte.
Perfunduan prej Liderit Global porte varkash me vela.
Ky artikull i Lapsit ( lexo karandashit) eshte nga me te pistet qe kam lexuar ne shtypin shqiptar dhe i shtohet si nje goditje me dron kufomes se Ramortjes.
Ky GrantVanCleve-ja i dhomes se tregtise amerikane na kujton nje paraardhes te ti ne vitet e para te demon-kracise ku shejtani-shenjtor Mero Baze ka bere nje nga artikujt me te goditur te shtypit shqiptar ne shkurt 2012 me titull:
,,,,,,,,,,,,,,Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington!………
ku argumentonte se dhometregtiamerikansi ne Shqiperi Michael Granoff ishte nje turbo berishist i Podestave dhe Patton Boggsave & Wisner-ve…( ashtu si dhe Donald Lu) duke dhene dhe pislliqet e tij..
Me kete artikull ky GrantVanClevenveri po ben si ajo shprehja ..I ZOTI E SHET…. TELLALLI NUK E JEP.
Nqs se keto karandashet e lapsit nuk e dine qe Rama ( dhe cdo k/m tjeter shqiptar pas 1992) eshte nje kuisling i oligarkive financjare perendimore te lidhur me sheiket e botes arabe…jane per meshire…dhe nese e dine jane te paguar por po e bejne keq punen..sidoqofte le ti gezojne benefitet si miqte e Granoff-ve te Usaliut Marikes qe nuk paskan te mbaruar nga pjesa Amerikane e Latifit Skypit Sales
e fundit
Nuk mund te quhet e-mail amerikan kur ai niset nga Tirana…aq me shume qe G.V.C eshte molekule..e bodrumeve te shtepise lyer me te bardhe…
Ch(i)p-o duhet te kujdesesh per veten me shume. Harxhon shume energji mendore, dmth ate qe te ka mbetur, per gjera te padobishme. Qetsohu, bej ndonje xhiro andej nga liqeni, po ka mbetur liqen, merr fryme thelle, pi ndonje gote uje te ftohte dhe do ta ndjesh veten me mire. Inati, sic ka thene nje burre i vjeter eshte si puna e nje gote me helm qe ti e pi vete dhe pret te vdese ai tjetri.
Mor shiko portin e Durresit.Po na hiken porti i Durresit.Edhe enverist te kesh qene do te dhimbset.
ska ku te veje porti aty eshte, nje dite te mire kur te pastrohet vendi nga islamqenet do vihet ne pune, tani duroni pushtuesit.
Edit nuk i intereson demi qe i ben ketij vendi,mjaft qe te kenaqe synimet e atyre qe u sherben,qe Shqiperia te mos kete port.Poeti te jete ne Greqi. E njejta gje po ndodh edhe me koridorin e tete,sabotim ,sabotim dhe vetem sabotim,kjo i ben sherbimin padronit Grek.
O demo
o atdhetar folklorik
Nuk te ka ikur vetem Durresi por gjithe Shqiperia ka shkue per lesh..
Kur Salisuma i pare nga 1993 donte te bente nje central atomik ne Shkoder u cuan Malezezet e Titogradit ne protesta dhe e anulluan se po te ishte per demo-t shqipfoles do ishte mbaruar si TECI i VLORES me qymyr qe shkoi 300 miljon dollare dhe eshte katran akoma qe nga Salisalepi dhe gazepi
–
Edhe per te shpetuar nga arabet e Durrsit te shpresojme te terroristi eurodeputet Fredi Beleri qe ka aq fuqi sa te diktoje qe qeni Sales ,Feriti Koplikut qe ishte shitesi i detit Jon te vihet…si dollibash ne Ministrine e Ramortjes…
–
Keni 33 vite qe thoni per koridorin e tete gjasme rruga Egnatia or shakaxhinj..Kete rruge e devijoni greku me BE qe nisi Egnatian nga kufiri me Turqine ne 1994 duke kaluar ne Selanik dhe perfundoi ne katundin e IGUMENICES..plot 9 bilion dollare..
. a thua Europa dhe Amerika e GrantVanCleverit nuk i dinte keto devijime te historise kaluar dhe gjeopolitikes sotme ¿¿¿
…meshire per demo-n..
Emailin e paska marre dhe Ilir Kakaci
chp,Fredi Belleri mund te kete plot mekate te shumepermendura,por ketu tek Porti Durresit mos e ngaterro kot,,se nuk i arrin krraba deri Aty.