Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një kafe e hidhur për kryeshëndosh! Një ngushëllim ndryshe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Albanit, djalit të Xhevdet Shehut, mikut të Malësisë e të malësorëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një kafe e hidhur për kryeshëndosh! Një ngushëllim ndryshe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Albanit, djalit të Xhevdet Shehut, mikut të Malësisë e të malësorëve
KronikeKryesoreShoqëri

Një kafe e hidhur për kryeshëndosh! Një ngushëllim ndryshe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Albanit, djalit të Xhevdet Shehut, mikut të Malësisë e të malësorëve

Published: July 9, 2023
Shpërndaje

Sa e vështirë qenka t’i gjejmë fjalët për ta ngushëlluar zotin Xhevdet Shehu për ndarjen nga jeta të djalit të tij, Albanit.

Çfarë t’i themi këtij babai që humbi të birin mu në moshën më të bukur. Të gjitha formulat që thuhen në raste të tilla duken si paratë që pësojnë inflacion të rëndë.

Megjithatë, te fjalët e te urtësia popullore do të kapemi, si i mbyturi që rreket të kapet te shkuma e ujit…Po kujtojmë një shprehje ngushëlluese të Malësisë sonë që thotë: ”Largo Zot të paprimen!” (të papriturën).

- Publicitet -

E paprimja (ndarja nga jeta e një djali të ri) ka qenë dhe është gjithmonë e rëndë për çdo prind, prandaj sado t’i zgjedhim fjalët, sido që ta rrotullojmë gjuhën, nuk mund t’ia pakësojmë pikëllimin, por vetëm mund t’i themi se kur tragjeditë prekin zemrat e burrave të mëdhenj, sikundër është edhe gazetari e shkrimtari i njohur Xhevdet Shehu, nuk mund të bëjmë tjetër, veçse t’i kujtojmë se burri i mirë dallohet në ditë të vështirë.

Meqë të kemi mik e “Anëtar Nderi” të Sofrës sonë, po të kujtojmë një shembull nga Malësia e Madhe.

Edhe Ded Gjo Lulit të Hotit, Hero i Popullit, “Nderi i Kombit” i qenë vrarë në luftë të dy djemtë, Kola e Gjergji, dy nga më sokolat e Mbishkodrës. Dhe ai, ashtu siç veprohet në raste të tilla nga burrat e fortë, e mposhti dhimbjen dhe vazhdoi betejat e veprimtarinë e vet deri sa do të vritej edhe ai.

Edhe nga fusha e letrave dhe e shkencave ka raste të vdekjeve të papritura e tragjike të bijve të figurave të shquara. Në vitet ‘80, mbaj mend se edhe Profesor Eqrem Çabejt i pat vdekur tragjikisht i biri, Artani, në moshën djaloshare.

Edhe ky njeri i madh i shkencës shqiptare, pas ditëve të zisë, u kthye në zyrë dhe, duke e mposhtur pikëllimin, gjeti forcën te puna dhe i vazhdoi studimet e tij.

Miku ynë i dashur, zoti Xhevdet Shehu,

Na ndiej e na fal se po të kujtojmë shembuj të tillë e të lypim miqësisht ta kthesh dhimbjen në forcë! E dimë, ndërkaq, se për të mos na lënduar, ti nuk do të na kthesh përgjigje me gojë, por me zemër e me mendje mund të na thuash: “Mirë, po ku ta gjejë forcën? Ku dhe si gjendet ajo lloj force, që të mposhtet një dhimbje kësodore?”

Vetëm te puna, te krijimtaria jote, po dhe te mbështetja e çiltër dhe e pakufishme morale që të japin të gjithë ata që të njohin e të duan, që të vlerësojmë si burrë të zotin, si gazetar të veçantë e si shkrimtar erudit, si mik e njeri të dashur edhe të Malësisë e të malësorëve, si “Anëtar Nderi” i Shoqatës sonë “Sofra e Malësisë”Tiranë.

Të përqafojmë e të sigurojmë se e kemi ndjerë thellë dhimbjen tënde e të familjes suaj dhe jemi pranë jush me gjithë zemër e plot pikëllim…

Xhemal Brahja, Kryetar i i Shoqatës Atdhetare “Sofra e Malësisë”. Akademik Gjovalin Shkurtaj. Botuar në DITA, Tiranë, 09 korrik 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Tefë Topalli says:
    July 9, 2023 at 3:26 pm

    Mos na raftë me ngushëllue shpesh për dhimbje si kjo e një prindi, si Xhevdeti, gazetar dhe mik i gjuhëtarëve, i dashtun prof. Gjovalini! I paskeni thurë një kryeshlndosh me ia vendosë bash te fotoja e tij – e paharrueme për prindët! Dritë pastë e Xhevdeti qëndroftë i fortë si ata burra të përmendun, që ia keni rreshtue për t’i dhanë forcë! Ju paçi shëndet e kjofshi faqebardhë për ngushëllimin publik familjes së tij.

    Reply
  • Qafa e Llogarase says:
    July 9, 2023 at 3:33 pm

    Pa fjale! Ngushellime! Si lexuese I lexoj me kenaqesi shkrimet e Tij!!! Po njerzit e mire I rendoka fati keq!

    Reply
  • Tom Thercaj says:
    July 9, 2023 at 4:15 pm

    Përshëndetje Profesor Gjovalini e mik fort i dashtun!
    Nuk e kam ditë për ngjarjen e po më vjen shumë keq….
    Përveçse me ja ngjallë, çka se bën as perëndia, nuk mund ti dedikohesh e ngushëllosh kaq me zemër e gjetje krahasuese…..
    Paç jetën e gjatë me shkrua për gjera (dashtë Zoti) të gëzueshme!
    Të përqafoj e të fala….

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    July 9, 2023 at 4:20 pm

    Ndajme hidherimin me gazetarin e nderuar e te respektuar per vdekjen e parakoheshme te djalit te vet . Xhevdetin e njohim permes shkrimeve te tij si gazetar i talentuar me bindje te konsoliduara atdhetare e me karakter te forte , qe do te dije ta perballoje kete dhimbje .

    Reply
  • Piro liko says:
    July 9, 2023 at 5:43 pm

    Poda
    Për Xhevdetin.
    Ti e vetëm ti ndjen sa e madhe është rëndesa e kesaj humbjeje. Ti e vetem ti sheh fuqishëm qëndrueshmerin humane të projektuar e materializuar nga evlati që largohet në valën e jetes.
    Me aktivitetin e juaj të përditëshëm, urtësia rezatuese që përcjell, më bën që të besoj se jeta do vazhdojë më e bardhë, më e dashur në të mirë të shqiptarëve kudo qofshin.
    /e njoh vetem nga publiçistika e tij/

    Reply
  • K R says:
    July 9, 2023 at 6:12 pm

    Mbahu. Ver një gur në zemër dhe mbylle aty. Atje ku ka shkuar Albani do shkojmë herët a vonë të gjithë. Është e rëndë, por nuk ke rrugë tjetër, do bëhesh i fortë për veten dhe për të tjerët

    Reply
  • Nje lexues,che vive a giornata.puntor me meditje. says:
    July 9, 2023 at 10:49 pm

    Ngushellime tè sinqerta per Djalin.je gazetar realist,shkruan sakte jo shpifje.Z XH Shehu je i respektuar i nderuar Une.lexues thjeshte popull.i shkrimeve tè tua.

    Reply
  • Flatun Ramadani says:
    July 9, 2023 at 11:36 pm

    Ngushellime, i nderuar dhe i dashur, Xhevdet Shehu! Ngushellime gjithe familjes tuaj!
    Humbja eshte tmerresisht e rende dhe ashtu siç shkruajne dy personalitet me siper, kjo fatkeqesi perballohet vetem me durim, në pranine e miqve te vertete dhe me rikthimin ne punen e perditeshme.
    Ne te tille raste fjalet varferohen dhe ia lene vendin përshpirtjes, nderimit ne heshtje te thelle per njeriun e shtrenjte, qe u nda nga jete kaq papritur. Bashkohem ne hidherimit tuaj te madh.

    Reply
  • D.Didani says:
    July 10, 2023 at 4:22 am

    E mira ,ndofta e ka nje limit,por e keqja nuk ka fund.
    Mjere ai qe e gjen e keqja dhe i shkakton dhembje te tmerrshme shpirterore!
    Shpesh ndodh qe behet pyetja e rende ndaj fatit: Perse valle kaq e rende< perse valle tek une qe vetem te mira kam bere??
    Por nuk ke cfare te besgh. Fatkeqesia nuk troket ne dere dhe as te pyet. Ajo thyen deren dhe copton zemren e fatkeqit.
    Prandaj Z. Xhevdet,njeriu i nderuar ,qe shkruan aq bukur dhe aq mire per te tjeret,bej kurajo. Mos u ligeshto . Qendro i forte,merr force nga dashamiresit! I ndrit shpirti djalit Ngushellime.
    Ka te tjere qe humbin djalin edhe duke i mbuluar me turp (larg qofte!)

    Reply
  • fteri says:
    July 10, 2023 at 5:01 am

    Në këto qaste të trishtueshme ndajm hidhërimin me familjen dhe gazetarin e publicistin e pa përkulur për humbjen e parakohshme të djalit tij të dashur Albanit ,mos të kujtoi se është i vetëm në këto dhimbje ,oh sa djem e vajza të reja kan humbur jetën këto 30 vjet ,si të qenë gjethe vjeshte,dhe brezat kan rrojtur me lulëzimin e filizave të ri ,pa përkulur kan përballuar dhimbjen.Xhevdeti është i fortë siç ka qenë gjatë gjithë jetës luan i tmerrshëm ,askush nuk ka mundur që ta vërë ndër këmbë gazetarin e dëgjuar ,as ky rrezik i llahtarshëm nuk do ta përkulë.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com dhe whale.to says:
    July 10, 2023 at 5:51 am

    mentealternativa1.blogspot.com

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?