Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një monografi e rëndësishme për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Një monografi e rëndësishme për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë
Kulture

Një monografi e rëndësishme për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë

Published: February 26, 2023
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Më 15 dhjetor 1923, pas bisedimesh të zgjatura u firmos në Ankara “Traktati i Miqësisë” mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Pra viti 2023 është viti jubilar, në të cilin shënohet dhe 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë, dhe i ridensionimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ecuria, problematikat, diskutimet dhe kontekstin historik që çuan në këtë marrëveshje paraqiten paanshmërisht në monografinë e sapobotuar të studiues Ilirjana Kaceli, Shqipëria dhe Turqia 1912 – 1939- nga ndarja drejt miqësisë”.

Në këtë libër studimor, lexuesit i jepet mundësia të shohë rrugëtimin drejt miqësisë ndërshtetërore, që nga ndarja e Shqipërisë prej Perandorisë Osmane drejt copëtimit deri tek vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë së pavarur dhe shtetit turk si një republikë e saposhpallur.

Ndryshimet e disahershme të qendrimeve, lidhur kjo me rrymat dhe filozofinë politike që mbizotëronte në politikën ndërkombëtare të qeverive të atyre viteve vijnë të dokumentuara dhe analizuara.

Krahas përpjekjeve të shtetarëve shqiptarë, studimi i kushton vëmendje edhe lëvizjeve të diplomacisë së re turke të kohës që përpiqej me të gjitha format dhe mënyrat që të ruante ndikimin e vet në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, falë pozicionit të favorshëm gjeopolitik, sidomos prej daljes në detin Adriatik, që konsiderohej si urë lidhëse me shtetet perëndimore.

Analiza, nëpërmjet dokumenteve origjinale të kohës, shfaq edhe mënyrën se si shteti shqiptar në vitet 20-30 të shekullit 20-të u përpoq të zhvillojë marrëdhëniet politike në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, çfarë hedh dritë mbi politikën e jashtme paqësore dhe qasjen e bashkëpunimit të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, përtej trazirave të shumta dhe pamundësisë së bashkëpunimit brenda vendit.

Monografia Shqipëria dhe Turqia 1912 – 1939- nga ndarja drejt miqësisë fokusohet në një periudhë kyçe të zhvillimeve historike ballkanike për Shqipërinë, ku ngjarje të tjera historike kulmore si Lidhja e Prizrenit, Lufta Ballkanike, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Lufta e Parë Botërore, Konferenca e Paqes, Kongresi i Lushnjes, Monarkia Shqiptare, Lufta Nacionale Turke, Shpallja e Turqisë Republikë e kështu me rradhë analizohen në detaje, jo vetëm në kuadër të ndikimit të tyre në marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Studimi, natyrisht që i referohet marrëdhënieve historike të shqiptarëve me Turqinë, bashkëjetesës disashekullore dhe raporteve midis këtyre dy vendeve jo vetëm në rrafshin diplomatic por edhe atë social e kulturor. Dr. Kaceli, gjithashtu, i kushton vëmendje rëndësisë që raportet shumëdimensionale mes dy vendeve kanë për vetëdijen dhe fenomenet që vijojnë të dëshmohen në të dy shoqëritë; raporte, që pavarësisht luhatjeve prej problematikave në të dy shtetet e reja, janë zhvilluar në sfondin e interesave të caktuara strategjike të të dy shteteve.

Prandaj, krahas përpjekjeve diplomatike të shtetit shqiptar, ngjarjeve historike që kurorëzojnë këto përpjekje për konsolidim dhe zhvillim të Shqipërisë, studimi i referohet paralelisht edhe Luftës Nacionale të popullit turk, të udhëhequr nga Mustafa Qemal Ataturku.

Analiza e dokumentuar historike ndalet në rrugëtimin e popullit turk drejt rrugës së lirisë dhe krijimit të një shteti të ri nacional turk, rezultati përfundimtar i së cilës ishte shpallja e Republikës Turke më 29 Tetor 1923.

Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territorial të tij nga Lidhja e Kombeve si dhe hapat e reformimit, krijuan një klimë të favorshme ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të brendshme dhe të vendosnin lidhje diplomatike me shtetet e tjera. Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën menjëherë pas shpalljes së Republikës së re turke dhe fitores së Revolucionit Kombëtar Turk të udhëhequr nga Ataturku.

Për gjithë këto arsye, botimi i studimit të Ilirjana Kacelit Shqipëria dhe Turqia 1912 – 1939- nga ndarja drejt miqësisë është një kontribut i vyer në fushën e histories dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, i cili shfaq politikën e qeverive shqiptare të ndikuara nga faktorët kohorë në lidhje me qëndrimet dhe situatat e ndryshme politike nga një këndvështrim i bashkëkohor.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Po nxjerrin emigrantët nga shtëpitë”, Trazira dhe sulme raciste në Irlandën e Veriut
  • Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  • Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
  • SHBA sulmon Iranin, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë mbi bazat amerikane
  • Horoskopi 10 Qershor 2026, dita premton momente të bukura për dashurinë dhe punën

Komentet e Fundit

  1. albi on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. L.H on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  3. Mersin Kurti on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  4. Bureto on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  5. Heu bre.. on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?