Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama, postim për “bufin e kënetës”, reagon Forumi i Trashëgimisë: As foto, as zëri nuk janë të bufit…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama, postim për “bufin e kënetës”, reagon Forumi i Trashëgimisë: As foto, as zëri nuk janë të bufit…
AktualitetKuriozitete

Rama, postim për “bufin e kënetës”, reagon Forumi i Trashëgimisë: As foto, as zëri nuk janë të bufit…

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë dje një postim me foto dhe përshkrim të një bufi, si reagim për një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha, ky i fundit non grata për korrupsion.

Siç dihet Rama nuk i thërret më prej kohësh non grata Saliut, por i thotë bufi plak ose bufi i kënetës.

Por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë një reagim për postimin “me foto bufi” të Kryeministrit, ku thotë që shpendi i postuar nga ai është kukuvajkë.

- Publicitet -
Postimi i Ramës
Replika e Forumit

Në postimin e Forumit, shkruhet:

Në postimin e sotëm mjaft domethënës të Kryeministrit, si një alegori politike përmendej një shpend i quajtur “Bufi i kënetës” si një specie negative dhe e dëmshme për mjedisin.

Duke u konsultuar me specialistët e fushës, dëshirojmë të këshillojmë z. Kryeministër se:

– Sipas literaturës së botuar në Udhëzuesin “Shpendët e Shqipërisë”, mund të themi se specia me emrin “Bufi i Kënetës” nuk ekziston në Shqipëri. Foto e postimit në fakt është Kukuvajka apo e njohur në emrin shkencor si (Athene noctua) apo në anglisht Little Owl.

Ky shpend është mjaft i përhapur në zonat rurale të Shqipërisë dhe është shumë i dobishëm për mjedisin pasi ushqehet me zvarranikë dhe minj.  Nuk përmendet si një specie plaçkitëse aq më shume ndaj shpendëve shtepiakë. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve.

Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëvze.

Nuk ka asnjë studim shkencor që të vërtetojë se  Kukuvajka është një shpend që grumbullon pesticide apo toksina dhe aq më shumë të jetë armiqësor dhe helmues ndaj diversitetit. Përkundrazi Z. kryeministër nëse Kukuvajka nuk do ekzistonte në Shqipëri do na kishin mbytur minjtë.

– Duke shprehur konsideratën tonë për interesimin e Z. Kryeministër ndaj mjedisit mund të themi se si rezultat i mungesës së specialistëve në administratë, informacioni i dhënë është tërësisht i gabuar.

Aq më shumë kur mendon se shqiptarët taksapagues kontribuojnë për mbajtjen në këmbë të Ministrisë së Mjedisit, e cila nuk mundet të japë dot një informacion të saktë Kryeministrit të vendit edhe për një Kukuvajkë.

Foto e botuar në replikën e Forumit
Foto e botuar në replikën e Forumit

P.S . Sipas specialistëve të fushës, britma e shpendit në videon e postuar të KM nuk është zëri i Kukuvajkës, por i një shpendi tjetër.

Më poshtë po publikojme listën e Bufëve dhe kukuvajkave që janë identifikuar në territorin shqiptar:

– bufi i madh, bufi veshgjatë, bufi veshshkurtër, bufi i vogël, bufi i dëborës, kukuvajka e uraleve, kukuvajka e pyjeve, kukuvajka kokëmadhe, kukuvajka mjekroshe, – përfundon postimi i Forumit.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    February 15, 2025 at 8:17 am

    U cenua dhe dinjiteti i bufit, i kukuvajkës dhe i trashëgimisë nga ironia e kryeministrit, që i ngatërron. Kjo me të drejtë ka acaruar e ngritur më këmbë të tërë forumin e mbrojtjes së trashëgimisë. Faleminderit gazetës për humorin që esëll.

    Reply
  • Celia says:
    February 15, 2025 at 8:30 am

    Ju shkencëtatët ja fusni kot.Pikturisti Edi Rama e di më mirë se ju kush është bufi.Si gjithë gjërat më Shqipëri.Prandaj ndryshoni enciklopeditë tuaja,pas këti saktësimi të KM.
    PO PSE MOR PISA Rama do tu a bëjë edhe punët tuaja….!!?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 15, 2025 at 9:11 am

    Miq:
    Ironia e E.Ramës me BUFIN..ka vetëm një gjë të saktë,që është me DY KËMBË,Por jo i dëmshëm për mjedisin.Të paktën E.Rama të citonte FATOS NANON që e cilësoi KAFSHË pas 21 janarit 2011 që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve pse ishin Socialist që protestonin për KORRUPSUONIN e madh në vidion META-PRIFTI.
    Fatkeqësisht,E.Rama u kujtua me vonesë të atakoi SPAK+GJKKO,pasi u kujtua kur ania po merrte uji kur në krye të SPAK u vendosën dy VERIOR-SHKODRAN E DIBRAN,ku i pari i kërkou DASH-FAKTE për shpalljen non grata të korruptuarit famijarisht & Ha-Le-Atve të tipit FATMIR GËRDECIT ME 27 TË VRARË.
    Për vrasjen SHTETËRORE(QEVERI-DREJTËSI)të 21 janarit 2011 E.Rama kujtohet vetëm një herë në vit kur e kujtojnë familjet e dëshmorve duke fjetur gjumë në selinë e PS,Kur kundërshtari tij politik nuk flë gjumë për të poshtëruar qeverisjen e PS..përmes DIXHITALBIT,për rrjedhoi Shqipërinë.
    Edhe Tanimë SPAK,GJKKO,BKH,DREJTËSINË E QARQEVE i ka kapur MAFIA E BEOGRADIT,ASFALISË ME NË KRYE DHËNDRRIN E MILICËS AGJENTE E UZNO(SOT UDB).
    Deklarata e Sb se me ardhjen në pushtet do të SHKRIJ SPAK..do të jetë FATKEQSI PËR KOMBIN & JO PËR PS që fjeti gjumë për 12 vite duke u mburrur se PS bëri drejtësinë e RE dhe jo NOC RROKU AMERIKAN,EUROPIAN.!
    Kontrollo gjuhën Z.E.Rama.Nuk e ka fain BUFI KËNETËS,por Ariu që flë gjum 6 muaj dimër.
    Unë pesionisti me teserën e F.Nanos në xhep falinderoi E.R për punën e bërë,më shumë se të gjitha qeverit e pas 1992,por e kritikoi për VIGJILENCËN E DOBËT NË 360 GRAD,duke neglizhuar kërkesën Amerikane se SB DUHET PËRJASHTUAR NGA PD,POKITIKA për 101 krimet e tij në 34 vite.!
    Tashmë që në PS jan arrestuar pa shumë fakte mbi 60 shtetar & në PD vetëm 1 kur në 2013 kjo PARTI-BANDË u rrëzua për KORRUPSION SI QEVERI GANGËSTERE..dhe nuk u dënua asnjë..është të vësh ULURIMIËN.!
    Ku ishte PS 12 vite Z.E.Rama.?
    FLM DITA.

    Reply
  • Ladi says:
    February 15, 2025 at 9:16 am

    Kërriçësi shqiptare. Çfarë lidhje ka Trashëgimia Kulturore me bufin?

    Reply
  • Artan says:
    February 15, 2025 at 9:24 am

    Keta jane rrotkarizu te gjithe per nder.Edvini i thote Doktor Rrumpalles buf kenete,keta merren me a ka vertet specie te tille apo ajo,dhe a jane pamja e zeri te bufit.Nejse,me kete rast mesuam dallimin mes bufit e kukuvajkes.

    Reply
  • demo says:
    February 15, 2025 at 9:57 am

    Deri sot une e kam ditur qe bufi dhe kukuvajka jane e njejta specie.Edvini ka aftesi te rralla te nxije me boje katrani edhe speciet ARMIKU KLLASES,,ashtu si vizaton me ngjyra te ndezura specien “Shtriga Aeroportit”,qe e ka llokmen e sises si komerdare Skrum.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    February 15, 2025 at 11:04 am

    Nje krijuesi dhe artisti i lejohet edhe fantazia, gje qe shkencës nuk i lejohet… Por kjo qe ka shkruar “Forumi i Trashëgimisë”, pa shpjegime te nevojshme e te duhura, eshte skandaloze.
    Forumi duhet ta dije se kukuvajka ne popull njihet me emrin: Qyqe! Qyqja eshte shume tjetër nga bufi (apo huti, siç njihet ne popull) dhe te dy janë shume te dëmshëm per mjedisin, sa “ruajnë” edhe “dëmtojnë”…
    Ka buf mali, buf fushe… edhe buf kenete, por, kukuvajka, thjesht, eshte tjeter, eshte Qyqe, e, disa janë qyqe te rremit si “Bufi i kënetës”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • capi says:
    February 15, 2025 at 1:02 pm

    Po Kukuvajka eshte mor shkencetar, kush do jete. Por pasi shpallem konkursin ne nje studio te huaj e rinovuam, rikualifikuam, rishpikem dhe tani e quajme “Bufi i Kenetes”. Si tjua shpjegoj me thjeshte: ishte staduimi Qemal Stafa u rinovua dhe quhet “Air Albania….”
    Me qe jemi tek kjo tema ndonje studim per homo sapiens shqiptar keni. Se sic duket eshte nje specie ne rrezik. Nga 4 milion qe ishte ne 90′ eshte katandisur ne 1.5 milion ?

    Reply
  • Asd says:
    February 28, 2025 at 7:25 am

    Me sa di une keta “shkencetaret” tane nuk nderhyjne asnjehere kur eshte e nevojshme. Politika i terheq edhe ata me shume se sa shkenca.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?