Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një vajzë me prejardhje nga Kosova në mesin e të vrarëve nga të shtënat në Austri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Një vajzë me prejardhje nga Kosova në mesin e të vrarëve nga të shtënat në Austri
KosovëLajmi i fundit

Një vajzë me prejardhje nga Kosova në mesin e të vrarëve nga të shtënat në Austri

Published: 10 Qershor, 2025
Shpërndaje

Një vajzë me prejardhje nga Kosova është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë, kanë njoftuar familjarët dhe kreu i komunës së Vitisë.

“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri”, shkroi në Facebook, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha përmes një njoftimi se “nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010”.

- Publicitet -

MPJD tha po ashtu se sipas të dhënave nga policia austriake nuk ka shtetas të Kosovës në mesin e të plagosurve.

Dhjetë persona u vranë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.

Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet.

Nëntë viktima ishin konfirmuar menjëherë, por më pas një grua vdiq në spital disa orë më vonë.

Kancelari austriak, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.

I dyshuari, austriak nga rajoni i Gracit, kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende nuk e dinë motivin e këtij sulmi.

Familjarët duke u ribashkuar pas të shtënave vdekjeprurëse në Grac.
Familjarët duke u ribashkuar pas të shtënave vdekjeprurëse në Grac.

Të dy armët e zjarrit, i dyshuari i kishte me leje, thanë autoritetet.

Nga nëntë viktimat, gjashtë ishin meshkuj dhe tre femra, tha ministri i Brendshëm, Gerhard Karner.

Autoritetet nuk kanë treguar për moshën e viktimave.

Ndërkaq, familjarët e një nxënësi francez 17-vjeçar kanë konfirmuar për AFP-në se ai është në mesin e të vrarëve.

Disa persona të tjerë po ashtu janë plagosur dhe disa, sipas Karnerit, kanë plagë serioze.

Punonjësit shëndetësorë dalin në vendngjarje pas të shtënave në Grac
Punonjësit shëndetësorë dalin në vendngjarje pas të shtënave në Grac

Kryetarja e qytetit të Gracit, Elke Kahr, e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”.

Policia austriake tha më herët se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Të shtënat në gjimnazin BORG Dreierschützengasse ishin raportuar në orën 10:00 të mëngjesit dhe pas kësaj edhe forcat speciale ishin dërguar në vendngjarje.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Zyrtarë policorë shihen pranë vendit ku ndodhet shkolla e mesme në Grac.
Zyrtarë policorë shihen pranë vendit ku ndodhet shkolla e mesme në Grac.

Ngjarja në Grac është dënuar nga udhëheqësit kryesorë evropianë.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “shkollat janë simbol i rinisë, shpresës dhe të ardhmes”, duke shtuar se është e rëndë kur “shkollat bëhen vende të vdekjes dhe dhunës”.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Friedrich Merz, po ashtu kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Ndërtesa e shkollës ku ndodhën të shtënat në Grac të Austrisë.
Ndërtesa e shkollës ku ndodhën të shtënat në Grac të Austrisë.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se shkollat duhet të jenë vend ku “fëmijët ëndërrojnë, mësojnë e rriten, e jo vend i dhunës dhe terrorit”.

Graci, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • Urrejtesi profesionist thotë:
    11 Qershor, 2025 te 6:11 am

    Ka plase kafsheria te adoloshentet ne gjithe boten, interneti po ben shume deme…shume keq per kete vajze te pafat.

    Përgjigjiuni
  • Urrejtesi profesionist thotë:
    11 Qershor, 2025 te 6:13 am

    Edhe pse ishte (thone) rast bullizimi, interneti po behet emulacion negativ

    Përgjigjiuni
  • S. kasi thotë:
    11 Qershor, 2025 te 6:54 am

    Ngushëllime familiarëve.E gjith bota po bëhet e pa sigurt mendoj:1.Agresiviteti i qeveritarëve e liderve parlamentarëve..3.Aristokratëve me rrugë jo ligjore. 4.Përdorimi i lëndëve narkotike. 5.Kalimi në individualitet jo socializim.6.Degradimi i families..7.Mosvlerësim i arsimit..çojn në negativitet

    Përgjigjiuni
  • Berlin thotë:
    11 Qershor, 2025 te 7:09 am

    Kjo ngjarje nuk eshte aq e thjeshte sa duket ne veshtrimin e par. Do presim dhe do degjojme.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  4. TRENI në Homazh për Ambasadorin Werner Daum
  5. Parku Rinia në Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?