Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njohu pavarësinë e rajoneve lindore, Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Njohu pavarësinë e rajoneve lindore, Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë
AktualitetBote

Njohu pavarësinë e rajoneve lindore, Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë

Published: June 30, 2022
Shpërndaje

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram.

“Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

- Publicitet -

Donjecku dhe Luhansku, që njihen së bashku si Donbas, janë duke u përballur me luftime të ashpra, si pasojë e luftës që ka nisur Moska kundër Ukrainës, pak pasi ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve.

Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut, janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska, prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Leonid Pasechnik, lider i separatistëve në Luhansk, ka falënderuar Sirinë dhe presidentin sirian, Bashar al-Asad, për atë që e ka konsideruar “gjest politik të përgjegjshëm dhe të guximshëm” për njohje të Luhanskut si shtet sovran dhe të pavarur, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Siria, aleate e ngushtë e Rusisë, ka përfituar ndihmë ushtarake ruse në luftën e saj civile, është shteti i parë, pas Rusisë, që njeh pavarësinë e këtyre dy rajoneve separatiste.

Siria ka qenë edhe në të kaluarën në anën e Rusisë. Më 2018, është pajtuar për të njohur Abhazinë dhe Osetinë, rajone të shkëputura gjeorgjiane, si shtete të pavarura. Ky hap ka nxitur Gjeorgjinë që të shkëpusë marrëdhëniet me Sirinë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • A ka ndonje justifikim Ukraina per mosnjohjen e Kosoves? says:
    June 30, 2022 at 11:06 am

    Ukraina per te shkeputur marredheniet me Sirine e ben shpejt! Por
    per te vendosur marredhenie diplomatike me Kosoven, kete nuk e ben dot !!!

    Reply
  • Rita says:
    June 30, 2022 at 1:04 pm

    Ka dy justifikime . 1 – Qeveria e saj ishte ne ndikimin rus , jo pak deputete ( para luftes ) e shprehnin haptas lidhjet si dhe dashurine per nenen atdhe . 2 – Barazon Krimene si dhe dhe dy krahinat e fundit te pushtuara tashme nga forcat ruse me Kosoven . Dhe pse as lidhje dhe ngjashmeri nuk kane se bashku .Te shohim pas lufte a do te korigjoje gabimet apo ,,,,,,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  3. K R on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Ethem Lalaj on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  5. 1thundrak on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?