Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk fituan kreditet e duhura, data kur zhvillohet testimi i punonjësve të shëndetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk fituan kreditet e duhura, data kur zhvillohet testimi i punonjësve të shëndetësisë
AktualitetShoqëri

Nuk fituan kreditet e duhura, data kur zhvillohet testimi i punonjësve të shëndetësisë

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Janë me qendra profesionistët e shëndetit që gjatë javës së ardhshme do të duhet t’i nënshtrohen provimit për mbrojtjen e vendeve të punës, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë kreditet minimale të përcaktuara nëpërmjet zbatimit të “Programit të Certifikimit”. Profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit, që do të kalojnë në provim janë: mjekët, stomatologët dhe farmacistët, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në vendin tonë, si në institucionet publike apo private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar, si dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror ka konfirmuar datën në të cilën të gjithë mjekët e specialiteteve të ndryshme, farmacistët dhe stomatologët, do të duhet të paraqiten për të dhënë provimin e certifikimit, rezultatet e të cilit janë tejet të rëndësishme për vijimin e ushtrimit të profesionit.

“Në datën 30 nëntor do të zhvillohen provimet për të gjithë profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”. Në zbatim të ligjit përkatës, për  mjekët provimi i certifikimit do të zhvillohet në datën 30 nëntor në orën 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë sipas këtyre specialiteteve: Mjekësi familje, Obstetrikë-Gjinekologji, Sëmundjet infektive, Hematologji/Konservim gjaku, Anestezi-Reanimator, Laborator, Mikrobiologji/ Klinik biokimik, Pediatri, Kirurgji e përgjithshme, Imazheri, si dhe Gastrohepatologji. Edhe për farmacistët provimi do të zhvillohet po në të njëjtën datë dhe orë, por në ambientet e Katedrës së Farmacisë. Ndërsa për stomatologët,  provimi i certifikimit do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare po në datën 30 nëntor”, bëjnë me dije autoritetet e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

- Publicitet -

Regjistrimet për provim bëhen pranë kësaj strukture, ku çdo kandidat i punësuar në këto profile mjekësore që nuk ka kreditet e duhura, duhet që të paraqesë një kërkesë me shkrim për pjesëmarrje në këtë provim, teksa kësaj kërkese duhet që t’i bashkëngjisë edhe fotokopje të kartës së identitetit, fotokopjen e lejes së ushtrimit të profesionit. Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë detyrimisht me vete: Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj, si dhe mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit. Për të mos rrezikuar hyrjen në këtë testim, të gjithë pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.

Tarifa që duhet të shlyejnë kandidatët që e japin për herë të parë provimin e certifikimit është 10,000 lekë. Ndërkohë që kjo tarifë vjen në rritje në rast se do të jepet për herë të dytë. Kështu të gjitha bluzat e bardha që do të marrin pjesë për herë të dytë në provimin e certifikimit do të duhet të shlyejnë një tarifë prej 15,000 lekësh.

Provimi i certifikimit është kontrolli i njohurive dhe aftësive të profesionistit që ushtron profesionin e tij në shërbimet shëndetësore publike dhe private, i cili nuk ka plotësuar detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i programit të certifikimit të ciklit përkatës. Provimi do të vlerësohet si i kryer me sukses nëse profesionisti do të arrijë të marrë të paktën 50 për qind të pikëve totale me të cilat vlerësohet testi. Profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë që të përsërisë provimin e certifikimit në një kohë të dytë jo më shumë se sa 5 herë.

Për të orientuar bluzat e bardha në lidhje me temat nga ku do të merren pyetjet e provimit, autoritetet e kësaj qendre kanë detajuar edhe temat që duhet të përgatisni për provimin e secilit specialitet. Përmbajtja e provimit hartohet nga Komisioni i Provimit të Certifikimit në përputhje me veprimtarinë profesionale të profilit të punonjësit dhe zhvillimeve të reja shkencore të ndodhura në këtë fushë. Programin e detajuar orientues me të cilin duhet të përgatiteni për provimin në secilin nga këto profile, e gjeni të plotë online në faqen e Agjencisë së Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor. Shpallja e rezultateve të testit do të bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo të emrit të profesionistit.

Provimi kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe të kompetencave për të gjithë punonjësit që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim, sipas programit të përcaktuar. Vetëm pas kalimit me sukses të provimit, çdo pjesëmarrës merr dëshminë përkatëse nga Bordi i Edukimit në Vazhdim, e nëpërmjet dorëzimit të saj në organet e urdhrave profesionalë konfirmohet edhe vlefshmëria e kontratës së punës.

 

Provimi i certifikimit:

  • Për mjekët sipas specialiteteve të përcaktuara, provimi do të zhvillohet në datën 30 nëntor ora 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë.
  • Për farmacistët provimi i certifikimit do të zhvillohet në datën 30 nëntor, ora 10:00 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, Katedra e Farmacisë.
  • Për Stomatologët provimi i certifikimit do të zhvillohet në datë 30 nëntor 2022, ora 10:00 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
  • Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij. Ndërkohë që duhet të keni detyrimisht me vete: “Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë dhe një fotokopje të saj, si dhe mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit sipas herës së pjesëmarrjes.

 

Si realizohet programi i certifikimit dhe numri i krediteve të kërkuara

  • Brenda një cikli 4-vjeçar, mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmës-farmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite.
  • Numri i nevojshëm i krediteve të edukimit në vazhdim, që një profesionist i përfshirë në programin e certifikimit duhet të mbledhë sipas kategorive të aktiviteteve në vijim.
  • Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në vazhdim të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50 për qind të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti.
  • Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50 për qind të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara.
  • Kreditet e përfituara nga aktivitete të vetëraportuara të përllogariten deri në 20 për qind të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti.
  • Numri vjetor minimal i detyrueshëm i krediteve të edukimit në vazhdim për mjekët është 10 kredite, për farmacistët, ndihmësfarmacistët dhe stomatologët 5 kredite.
  • Pjesa tjetër e krediteve të nevojshme përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit, në bazë të nevojave individuale.
  • Në fund të ciklit 4-vjeçar të certifikimit, përveç numrit të krediteve të kërkuara, profesionistët duhet të marrin 10 kredite përmes një testi vetëvlerësimi. Ky test kryhet online dhe lidhet me specialitetin e profesionistit. Ministria e Shëndetësisë harton rregulloren për zhvillimin e testit dhe është përgjegjëse për administrimin e tij.
  • Në përmbushje të kritereve të mësipërme, profesionisti vlerësohet se ka kryer procesin e certifikimit dhe pajiset me vërtetimin përkatës.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 4:40 pm

    E pata thene me perpara se kush paguan fiton dhe me te vertete ajo ndodhi .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?