Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje, meqë Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë Presidentin e ri. Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja, që sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit edhe një herë, për të pestën herë në 16 muajt e fundit, nëse llogariten edhe dy rundet e lokaleve.
Të martën, në ditën e fundit të afatit kushtetues, partitë e përfaqësuara në Kuvend, kanë dështuar të zgjedhin presidentin, e për pasojë, vendi sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, do të shkojë në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
Gjatë së martës janë bërë katër përpjekje për të zgjedhur presidentin. Përpjekja e parë u bë në orën 10:00, që ishte vazhdimësi e seancës së një dite më parë, më pas seanca ka vazhduar në orën 14:30, pastaj në 19:30 dhe në fund në orën 23:00.
Por në asnjë rast nuk pati kuorum për të proceduar me votimin për zgjedhje.
Deputetët e koalicionit qeverisës në krye me Lëvizjen Vetëvendosje ishin në sallë, por jo edhe ata të opozitës.
Në fakt, deputetët e opozitës para secilës përpjekje kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në votim pa një marrëveshje paraprake.
Kandidate për presidente ishin Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje pas tërheqjes të hënën mbrëma të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut.
Ndryshe prej së hënës mbrëma, kur ka nisur seanca për zgjedhjen e pasardhësit të Vjosa Osmanit, e kur pati votim, në katër përpjekjet e së martës nuk është votuar fare.
Edhe në seancën e fundit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në sallë dhe të marrin pjesë në votim.
“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu. Janë minutat e fundit të kësaj legjislature. Kjo rrugë e nisur mbarë nuk meritonte të ndërpritej”.
E gjatë kohës sa deputetët e koalicionit qeveritar po prisnin, fjalën e ka marrë ministri në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati.
Ai ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e reja të mos i votojnë partitë opozitare, pasi sipas tij, po e bojkotojnë Kuvendin dhe po e sabotojnë Republikën.
“Kur këta anëtarë të opozitës nesër të shkojnë e të kërkojnë vota, qytetarët duhet të pyesin veten ‘pse t’i votojmë’. Ata janë të deleguar të popullit, por ata në këtë rast nuk po e përfaqësojnë popullin”.
Ai po ashtu ka numëruar edhe humbjet që do të ketë vendi nga shkuarja në zgjedhje.
“Pos 10 milionëve që do të kushtojë organizimi i zgjedhjeve, do të humbin edhe dhjetëra miliona të tjerë. Kosova është paraparë të përfitojë 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, por për këtë duhet miratuar reformat një pas një. E pa Kuvend nuk do të jetë e mundur kjo”.
Pas tij, deputetëve në sallë u është drejtuar edhe Kurti. Ai ka thënë se në zgjedhjet e reja që po e presin vendin, VV-ja vetëm sa do të rritet si parti.
“Ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet por dëshirojnë që këtë të mos e kemi as ne. Veçse për këtë nuk vendosin ata, por populli i Kosovës i cili gjithmonë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona dhe përmirësimin e situatës së tij edhe në aspektin socio-ekonomik edhe në atë të sigurisë. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne. Çdo herë kështu do të jetë. Ne do të jemi afër popullit t’i shërbejmë me aq sa dimë e mundemi dhe mbështetja për ne vetëm sa do të rritet”, ka thënë Kurti.
E pas seancës Kurti ka mbajtur konferencë me kandidaten e propozuar Feride Rushiti.
Në konferencën e dytë, ai ka ftuar LDK-në që të paraqesë 15 nënshkrimet e saj, e të tjerat do t’i plotësojë Vetëvendosje. Ka premtuar edhe tërheqjen e njërës prej kandidateve nga gara për t’i bërë vend asaj të LDK-së, që është përmendur të jetë Vjosa Osmani.
Por pas secilës konferencë të Kurtit gjatë së martës, të tilla kanë mbajtur edhe ato opozitare, sidomos LDK-ja, ku në një rast u paraqit kryetari i saj Lumir Abdixhiku e në një shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu.
Abdixhiku, propozimin e Kurtit për tërheqje të njërës kandidate e quajti lojë sa për të siguruar kuorum për votim.
Ai ka thënë se LDK-ja i ka ofruar 15 nënshkrimet dhe propozimin për kandidat, por se sipas tij kryeministri Albin Kurti s’ka qenë i interesuar.
“Nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja sepse LVV nuk është subjekt ku duhet t’i dorëzosh, as Nagavci nuk është autoritet. Këto janë çështje të marrëveshjeve politike, siç jemi ulur gjithmonë të bisedojmë kemi mundur të flasim për një emër. Çka po kuptoj është e qartë që Kurti do një kundërkandidat për njërën prej kandidatëve të vet, do kuorum që të zgjedhë presidentin karate. Ne i kemi 15 nënshkrime për kandidatin e LDK. Është propozuar kandidati, duhet të merresh vesh me palën tjetër se cili është kandidat. Ai duhet të na tregoj a i ka pasur votat për Vjosa Osmanin. Sa e kuptova, ai tha kam vota për ta bërë kundërkandidate Vjosën të Ferides. Këto rrethana ai kërkon kundërkandidat. Jemi në orët e fundit. Po shkojmë në situatë të zgjedhjeve të reja”.
Abdixhiku ka shtuar se Kurti nuk e deshi rikandidimin e Vjosa Osmanit, teksa ka thënë se populli do ta zgjedhë atë pavarësisht atij, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme.
“Ndiej keqardhje që Kurti nuk ka arritur as minimalisht të shprehë gatishmëri për një konsensus për një emër që e konsideroj dhe e vlerësoj shumë, ai siç duket nuk e vlerëson. Çka nuk kuptoj, pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Kurtit? Ndoshta Kurti nuk do ta zgjedhë, por jam i bindur se populli do ta zgjedhë”.
Gjatë ditës së martë kanë reaguar edhe dy partitë e tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.
Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka njoftuar se ka mbledhur edhe kryetarët e degëve të saj.
“PDK-ja rithekson se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre. Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, ka thënë Hamza para përpjekjes së fundit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin.
Ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie Vlora Çitaku, duke thënë se Kurti nuk po e kupton që në zgjedhjet e fundit ka fituar veç 51 për qind të votave, e jo 100 për qind.
“Albin, Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme. Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar. Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK-ja nuk nënshtrohet”.
Gjatë së martës, kjo parti dhe AAK-ja i kanë bërë ftesë kandidates Feride Rushiti që të tërhiqet nga gara, gjë që nuk ka ndodhur.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ajo ka pranuar të bëhet pjesë e lojës së Kurtit.
“Seanca e dytë as nuk duhet të mbahet dhe as të nisë sepse kjo seancë përfaqëson një vazhdim të sulmit ndaj institucionit më të lartë të Kosovës. Nuk do lejojmë të rrezikohet dhe dëmtohet më tej rendi kushtetues… Kurti foli për tre emra por ai as nuk u konsultua me partitë që i thirri po në mënyra arbitrare i solli në Kuvend dy emra therë. Kjo qasje vetëm unifikuese nuk është… Propozimi ynë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura sepse po bëhet pjesë e një procesi të montuar politik”.
Në legjislaturën që sapo është shpërndarë, VV-ja kishte 57 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 6.
20 ulëset e tjera ishin të komuniteteve.
Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet.
Sipas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen 45 ditë pas dështimit për të zgjedhur presidentin e ri.
Monitor.al

Kesaj i thone”te djegish jorganin per nje plesht”.Turp me te madh nuk ka,veprime me te ulta ,papjekuri politike nga nje klase politike nga keto egoiste,sharlatane ,vetem tek kombi yne fatkeqesisht se ndodhen.Per kete tragjedi kombetare,pergjegjesia bie nga ata qe e drejtojne shtetin ame deri tek moska beogradi,tek nostalgjiket qe e vajtojne roberine serbe.Si ka mundesi qe Tirana zyrtare ,Prishtina,diaspora me figura te shquara te mos ndihmonin te cmendurit,egoistet karieristet te binden se : Republika e Kosoves eshte e shenjte e shtrenjte,eshte e ujitur cdo pellembe me gjakun e te pareve tane,me bijt bijat e UCK-ese te lavdishme….Jemi te veredishem se armikun e kemi te zgjuar,te mencur,ai te gjithe kete situate e ka te programuar dhe i shkon me sukses.A ka poshtersi,a katurp me te madh qe te tradhetohet Liria,te harrohet e kaluara e sotmja (1999)qe edhe ne jemi deshmitare te ati gjenocidi ,cfarosje nga rusoserbet?perse po e ndihmojme te na rikethehet roberia?akademk,politikan shkencetar,e keni obligim moral ndihmoni kombin te prije ai,ajo qe e do Kosoven me shume se vetvehtjaNDIHMONI se po humbim shume.Para syve te botes ,paraqitemi LOLO,KARIERISTE,NJEREZ PA PERSPEKTIVE per te ardhmen…Kalamajt po e drejtojne Tepublikn e Kosoves drejt nje humnere,dilni mos heshtni Presidenti,Begaj,i nderuari burr shteti Alfred Moisiu ,Rexhep Mejdani,…Kosova ka nevoje te udhehiqet nga figura si Vjosa Osmani,Kosova ka nevoj per burra si Adem Jashari,bij,bija te UCK- ese ,diln ne ndihme…
Kreret antisKipetare ne KOSOVE e ish sKiperi punojne si AGJENTE per te zbatuar shprehjen SERBE:
‘SHQIPTARET NUK JANE NE GJENDJE TE NDERTOJNE SHTET!’
Muli, po jorganit ia ka vene zjarrin me kohe vete pleshti Al bin(perse nuk i’a permend emrin po e quan “kalama”?!)
Po ai pleshti qe i shpalli lufte gjithe botes, eshte Moisiu i @demos po meqe nuk ka shkretetire Kosova t’i udheheqe bariu delet e tij, Al bini me kohe ka zbuluar qe kosovaret, shkretetiren, e kane ne koke, dhe ai i ka quajtur analfabete funksionale( e ke ne manualin e VV-se, bere publik mbi ghashte vite me pare o trushpelare) Po si thua more ti qe akoma nuk te ka dalur narkoza e Albin babes, “armikun e kemi te zgjuar, te mencem, ai gjithe kete situate, e ka programuar me kujdes” e te tjera dokrra larg e larg… Po me ke e ka pregatitur ai “armiku i zgjuar” gjithe kete situate ku ndodheni sot? Me ate qe i ke krehur bishtin ti dhe gjithe ligesia deri dje, me ate diasporen qe jane te vetmit ata dhe erdoganistet e sulltanit turk( vllahut tuaj) qe edhe pse jetojne ne Gjermani e kudo ne perendim, sterren osmane e kane ne shpirt dhe votojne ne vendet e origjines per diktatorin islamik dhe te ngjashmin e tij ne Prishtine. Qe te tallesh nje popull deri ne ate pike, qe te besh 54 seanca maratone per Albubulenen, qe mos te lesh pike kontakti me ate perendimin qe te dha lirine o SKLLAV qe kurre s’e ke merituar jo vetem qe u kafshove doren atyre qe ta dhane ne diten me te veshtire, por u ktheve ne preherin e pushtuesit te dikurshem ( “qlirimtarit”) u treguat mosmirenjohes, deri dje turmat pa tru te Vetefundosesve, vetem vrer nxjerrin dhe do te nxirrni derisa mentore keni gjithe Islamiket dhe Udb-ashet e vjeter, nga keta ka plot keshilltare e ministra ai profeti juaj i kotesise dhe i @demo ligesise. Ta gezoni! Ah po, atje ne Maqedoni, si shkon koalicioni i Islamikeve erdoganiste shqip foles te VLEN-it me ata fashistet e Mickos, dora e zgjatur e Beogradit?! S’è po deshe me shume hollesi per kete krijesen e Al binit dhe Erdos turk, te jap spjegime, apo i di?!
Ore u QT Kosova nuk eshte Belgjik qe ndenjti 2 vjet pa qeveri. Se ata i kan instuticionet solide jo si ju morrat .
Do ishte shumë më mirë nën Sërbi . Një shtet koti .
Kosova i ka Institucionet Demokrtatike..Meqe kurre nuk mund te arrihet nje shumice me 2/3 qe te zgjidhet presidenti,Le te ndryshojne Ligjin.Presidenti te zgjidhert nga populli si ne France.