Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Odhise Porodini, emblemë e veprimtarit të shkëlqyer antifashist dhe shoqëror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Odhise Porodini, emblemë e veprimtarit të shkëlqyer antifashist dhe shoqëror
Kulture

Odhise Porodini, emblemë e veprimtarit të shkëlqyer antifashist dhe shoqëror

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

In memoriam

Nga DHIMITËR SHTËMBARI*

 

- Publicitet -

Më 30 dhjetor 2002, duke u gdhirë e premtja e fundit e vitit, krejt papritur u nda nga jeta kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, Odhise Porodini.

Ndërsa shoferi i tij e priste te shtëpia për ta sjellë në zyrë, ku pritej të organizohej kokteili i fundvitit, Odhiseja nuk doli në orar nga shtëpia, si zakonisht. Vetëm pak minuta vonesë iu desh shoferit të kuptonte, se diçka e kobshme mund të kishte ndodhur.

Menjëherë shkon në shtëpinë e Odhisesë dhe… ç’të mësojë?! Eprori i tij ishte ndarë nga jeta.

Në gazetën “Kushtrim brezash” në atë të premte ishte botuar në vend të kryeartikullit një mesazh urimi, që kryetari i Komitetit Kombëtar ua përcillte veteranëve të LANÇ e pasardhësve të tyre, si edhe tërë atyre që kanë respekt për vlerat e LANÇ.

Ky mbetet urimi i fundit i të ndjerit Odhise, urim që kishte brenda edhe shumë orientime për vitin e ardhshëm.

 

Që katërmbëdhjetë vjeç me armë në krah

Odhise Porodini është lindur në fshatin Labovë e Vogël të ish rrethit të Gjirokastrës më 20 gusht të vitit 1930. Babai, Mihali, e la jetim shumë të vogël, kështu që e ëma, Athinaja, e mori me vete teksa kthehej përfundimisht në shtëpinë e prindërve të saj.

Ndryshe nga mjaft prej moshatarëve të vet, Odhiseja vazhdoi rregullisht shkollën fillore. Atyre viteve filloi e vazhdoi Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dhe djaloshi u përfshi aktivisht në përbërje të antifashistëve të vegjël në organizatën “DEBATIK”, madje duke u zgjedhur edhe përgjegjës i kësaj Organizate.

Kohë më pas, mik mbas miku, aty nga viti 1943 shkon në Tiranë me shpresë se do të mund të gjente ndonjë punë për t’i ardhur në ndihmë edhe nënës së vet të vuajtur.

Por nuk qe e mundur të gjente punë, sepse para tij, ashtu si përpara shumë prej shokëve të vet, doli një “punë” tjetër shumë më e rëndësishme: lufta kundër pushtuesve të huaj. Dhe menjëherë shkon e rreshtohet me armë në krah në radhët e Grupit të Dytë Partizan të Pezës.

– Ja, këtu na është dashur të luftonim kundër nazistëve, – na tregonte teksa ndodheshim në rrugën e Bogdanëve.– Mbrojtje kishin edhe banorët e thjeshtë tiranas, që na hapnin dyert e shtëpive për të na mbrojtur nga pushtuesit.

 

“Shko ku të të thonë, o bir, dhe të ruajt zoti!” ishte bekimi i nënë Athinasë

Menjëherë mbas çlirimit të Atdheut Odhiseja, fëmija i vetëm i nënë Athinasë, kthehet në Karjan, ku banonte e ëma, por nuk qëndron gjatë, sepse do t’i duhej të nisej aksioneve kombëtare të Rinisë. Dhe jo thjesht si një aksionist, por komandant brigade.

Në vitin 1948, kur u organizuan zgjedhjet për pushtetin lokal, Odhiseja zgjidhet kryetar i lokalitetit të Lunxherisë. I kishte mbushur apo nuk i kishte mbushur të tetëmbëdhjetat, do t’i duhej të drejtonte një organ shumë të rëndësishëm shtetëror, organ që mbante përgjegjësi edhe për ushqimin e popullit. Ndërkaq, vazhdoi e mbaroi shkëlqyer shkollën shtatëvjeçare.

Pak kohë më pas e thirrën në Komitetin e Partisë të rrethit të Gjirokastrës. Odhise, – i qenë drejtuar, – problemin e grumbullimeve e kemi shumë të vështirë. Në drejtim të këtij sektori na duhet një kuadër tepër i ndershëm dhe, mbi të gjitha, shumë i aftë nga ana organizative.

Odiseja e kishte kuptuar si vlerësim këtë sugjerim që i bëhej, por nga ana tjetër e brendte mëdyshja, se a do të mund t’i dilte mbanë?! Se ishte një kohë e vështirë për fshatarin e varfër, sikurse ishte një kohë kur luheshin hile nga fshatari i mesëm dhe ai i pasur. Megjithatë, djaloshi nga Karjani i doli mbanë. Ai ishte një psikolog i vërtetë në marrëdhënie me njerëzit.

Nëno, – më kanë ftuar të shërbejë në organet e Punëve të Brendshme, – i qe drejtuar një ditë së ëmës. Shko ku të të thonë, o bir dhe zoti të ruajt! – i qe përgjigjur nënë Athinaja .

Dhe kështu filloi punë në organet e Punëve të Brendshme, gjatë së cilës mbaroi arsimin e mesëm në Gjirokastër dhe fakultetin e Drejtësisë në Tiranë me rezultatin “Shkëlqyer”.

 

Ndër të parët kuadro që u përfshi në Organizatën e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar

Banor i një lagjeje në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë, përballë fakultetit të Ndërtimit, Odhise Porodini mbas daljes në pension u përfshi menjëherë në Organizatën e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar.

– Ku po shkon kështu, more Odhise?! – i qe drejtuar një nga ish kolegët e vet.

– Po shkoj atje ku janë tërë ata që luftuan për çlirimin e këtij vendi, – ia pat kthyer Odhiseja. – Pse, shikon ndonjë diçka që nuk shkon?!

– Po ti e di se ku ke punuar, pse ma bën këtë pyetje?!

Odiseja i qe drejtuar seriozisht dhe me një ton paksa të lartë.

– Në qoftë se ke shkelur ligjet e asaj kohe, të kesh frikë, madje të ulësh kokën dhe të fshihesh. Të fshihesh e të të mos shikoj njëri! Unë për vete as që kam merak se mund të më ndodh gjë, sepse kam qenë tepër korrekt me ligjet e atij shteti…

Kishte qëndruar një hop dhe Odhiseja i ishte drejtuar sërish:

– E di ti se unë jam takuar me disa prej atyre që i kam pasur nën hetim dhe kam biseduar miqësisht me ta?

Tjetri kishte ikur bishtlagur.

Organizata e veteranëve të LANÇ të njësisë administrative numër 7 të Tiranës ka qenë që në krye të herës më e dalluara në shkallë kryeqyteti.

– Te shoku Odhise, – tregon shoqja Sofije Parangoni, një nga veprimtaret më të hershmes shoqërore, – ne, më të rinjtë, shikonim jo thjesht organizatorin e aftë, por në radhë të parë shokun gojëmbël, që të nxiste për punë shoqërore.

Pse ishte komunikues i ngrohtë dhe organizator i talentuar, andaj Odhiseja i ngjiti bindshëm të gjitha shkallët: anëtar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, nënkryetar, sekretar i përgjithshëm dhe, më në fund,kryetar i këtij Komiteti.

 

Reformator në Statut dhe vizionar në Programin e Organizatës

Në Konferencën XII Kombëtare të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar Odhise Porodini u zgjodh unanimisht kryetar i Komitetit  Kombëtar i kësaj Organizate.

Ai mbështeti fuqishëm që në krye të herës sugjerimin që qe bërë nga baza e Organizatës, që, për shkaqe demografike, të ndarjes nga jeta të pjesës dërrmues të veteranëve të LANÇ, Organizata të merrte një emërtim të ri: Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.

Ky emërtim i ri i shpallur publikisht prej shokut Odhise u prit me duartrokitje nga të gjithë delegatët që ishin të pranishëm në atë konferencë.

Në Statutin e mëparshëm nuk ishin pasqyruar disa përcaktime themelore historike, të cilët krijonin pikëpyetje në ndërgjegjen e veteranëve të LANÇ e të Pasardhësve të tyre. Kështu, me propozimin e shokut Odhise u vu në Statut se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare u zhvillua nën udhëheqjen e pandarë të Partisë Komuniste shqiptare. Ky përcaktim statuor nuk le asnjë ekuivok lidhur me rolin e Partisë Komuniste Shqiptare në frymëzimin, organizimin dhe kurorëzimin me fitore të asaj lufte.

Po kështu, ndryshe nga më parë, në Statutin e ri sanksionohet me nen të veçantë, roli i Enver Hoxhës si ish komisar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antfashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe, mbas Kongresit të Përmetit, si Komandant i Përgjithshëm i kësaj Ushtrie.

Futja në Statut e këtyre dy përcaktimeve të reja është një e vërtetë që e vërteton me dokumente vet historia. Subjekte të tjera shoqërore, deri edhe forca politike të majta qëndrojnë indiferente ndaj këtyre dy përcaktimeve, (punë e tyre), por korrigjimi i bërë, edhe pse me vonesë, është një kërkesë e shtruar nga e tërë anëtarësia e Organizatës.

 

Drejtues largpamës dhe me vështrim shumë të gjerë

Gjatë një vit e gjysmë në drejtim të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” Odhise Porodini nuk u lodh së punuari për zgjerimin e pareshtur të saj dhe për gjallërimin e mëtejshëm të jetës së brendshme të saj.

– Neve na duhet të luftojmë, që çdo bashki të ketë komitetin e veteranëve e  të pasardhësve të LANÇ, – pat hedhur idenë në një nga mbledhjet luftarake të Kryesisë së Komitetit Kombëtar. – Kemi 61 bashki, atëhere e mira do të ishte që të kishim po 61 komitete, por…

Qendroi një hop dhe shtoi:

– Na duhet të mbajmë parasysh një fakt: atje ku nuk kemi një numër të pranueshëm pasardhësish, hëpërhë të mos krijojmë komitete. Të punojmë për këtë zgjerim anëtarësie dhe pastaj të veprojmë.

Dhe ia dha fjalën nënkryetarit të Komitetit Kombëtar, shokut Murat Dardha, që vërtetoi me shifra dhe me fakte, se ishin gati për dy ngritur komitete në Kamzë, Vorë, Divjakë, Patos, Rroskovec, Dimal dhe Cerrik.

– Të krijojmë komitete edhe në Himarë, Belsh e Përrenjas, – sugjeroi dikush në mbledhje, por shoku Odhise, me atë qetësinë e vet prej njëriu të pjekur, ndërhyri:

– Mirë do të ishte t’i krijonim që nesër, por… nuk na lejon Statuti. Duhet të punojmë sa më shumë për zgjerimin e anëtarësisë në këto bashki dhe shumë shpejt të krijojmë komitete edhe në to.

Gjithmonë sipas sugjerimeve të Odhisesë u bën mjaft ndryshime edhe në krye të komiteteve të veteranëve të pasardhësve të LANÇ të bashkive. Kështu, në disa komitete kryetar të tyre u zgjodhën shoqe: në Lushnje – Shqipe Gjoshi, në Kukës – Lumturi Paci, në Lezhë – Marta Simoni, në Gramsh – Fiqerete Bici, në Librazhd – Ruzhdije Hasula, në Cerrik  – Sheqere Isallari, në Sarandë – Meriman Gjivogli.

 

Ku ishte shqetësimi, atje shkonte vet Odhiseja

I ftuar nga kryetari i komitetit të veteranëve e të pasardhësve të LANÇ të bashkisë Pukë, shoku Gjon Deda, një nga drejtuesit më shembullorë në shkallë vendi, shoku Odhise, i shoqëruar nga shefi i departamentit i administratës dhe organizimit, shoku Vladimir Marashi, shkoi në Pukë.

– Unë dëshiroj të shkoj medoemos në fshatin Rrape, ku ka rënë Met Hasa – Hero i Popullit, – u tha Odhiseja atyre me të cilët ishte në bisedë në Pukë.

– Në Rrape?! Ku shkohet atje?! Edhe me mjet shumë të mirë nuk arrihet dot atje! – iu kthyen mysafirit të ardhur nga Tirana.

U bë ç’u bë dhe shokët nga Tirana shkuan ashtu keq e keq në vendin historik të rënies heroike të Met Hasës. (Thjesht për kuriozitet: Meti shkoi drejt mitrolozit nazist për t’i mbyllur “gojën”, por… ra i gjakosur si një flamur i kuq. Në fund të asaj përpjekjeje nazistët vunë re se i vrari ishte një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçarë dhe ata, sipas një rregulli që kishin, e vendosën në arkivol dhe parakaluan me nderim para tij)

Mbas një mbledhjeje luftarake të komitetit të veteranëve të LANÇ të Shkodrës me kryetar shokun Zamir Llazanin, Odhiseja i shoqëruar nga shokët e vet të ardhur nga Tirana shkuan dhe vunë buqeta lulesh te “Pesë Heronjtë e Shkodrës”.

– Bëni kujdes, – i tha ndokush Odhisesë, – se mos gjendeni përpara ndonjë të papriture jo të këndshme, sepse jetojmë në kohë të tjera…

– Të bëhet, ç’të bëhet, ne do të shkojmë, – pat ngulur këmbë njëshi i veteranëve të LANÇ..

Dhe shkuan, shoqëruar nga një ekip i televizionit lokal, që e pasqyroi realisht krejt episodin përpara simbolit të trimave shkodranë.

 

I merakosur për çdo gjë, deri në detaj

Me rastin e 65 vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar Odhise Porodini thuri një tekst kënge kushtuar veteranit të LANÇ, tekst që frymëzoi kompozitorin e durrsak Vasil Mema, aktualisht edhe sekretar i komitetit të veteranëve të LANÇ të kësaj bashkie. Kënga u interpretua me nivel ta lartë artistik nga dy soliste të talentuara, njëra studente në Akademinë e Arteve ë Bukura dhe tjetra në Shkollën e mesme të Muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit.

Gjithmonë në zbatim të një detyre të caktuar për festimin me solemnitet të 65 vjetorit të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” u miratua një program i gjerë pune, që parashikonte deri edhe një shfaqje artistike në Sheshin “Skënderbej”. Me interesimin e drejtpërdrejtë të shokëve Odhise Porodini e Veli Myftari, respektivisht kryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar dhe me ndërmjetësimin e shoqes Gjinovefa Kadriu, punonjëse e bashkisë së Tiranës, koncerti u shfaq me nivel të lartë artistik. Merrte pjesë dhe përshëndeti edhe kryetari i bashkisë, zoti Erjon Velija.

Për organizimin e këtij koncerti meritë kanë edhe shoqet Elidiana Canaj dhe Vjollca Trebicka (Konda), të dyja nënkryetare të Komitetit Kombëtar, si dhe shoku Pelivan Hysi, kryetar i komitetit të veteranëve e të pasardhësve të LANÇ të kryeqytetit.

Në një takim të organizuar vetëm dy ditë mbas këtij koncerti, Odhiseja do të shprehej:

– E shikoni se çfarë bën planifikimi? Organizimi? Koordinimi?

Dhe shtoi:

– Ky koncert të mos jetë i fundit, por le të na shërbejë për një vazhdim të mbarë. Se do të kemi edhe festa të tjera historike.

 

Antikonformist dhe besnik i vlerave të shenjta të LANÇ

Odhiseja ishte një anëtar aktiv i Partisë Socialiste. Kjo nuk është sekret të thuhet. Me gjithë ndonjë rezervë që mund të kishte ndaj kësaj force politike, prapëseprapë ai thoshte, se as nuk kemi ndërhyrë dhe as do të mund të ndërhyjmë në programin politik të asaj Partie. Socialistët janë në të drejtën e tyre të mendojnë e të veprojnë sipas dokumenteve të tyre themelore partiake të votuara në forume.

Por edhe pse mendonte kështu, ai, sikundër shumica e veteranëve e të pasardhësve të LANÇ u ndjenë të fyer kur Mitat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar, iu bën nderime shtetërore, nderime të organizuara me fondet publike. Ca më shumë, u ndjen të fyer nga deklarata e kryeministrit, se veteranët e LANÇ duhej të ulnin kokën para një figure të tillë!!!

Odhise Porodini menjëherë u prononcua hapur në studio televizive e në shtyp, duke i kujtuar kryeministrit socialist, se veteranet e LANÇ kokën e ulin vetëm te Dëshmorët e Atdheut, ndërsa përpara figurave të tilla, si tradhtarit Mitat Frashëri, shprehin urrejtje dhe përbuzje.

Para disa kohësh Odhiseja bëri kritika të forta edhe ndaj Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë, që u kishin dhënë fonde të ashtuquajturit Institut për krimet e komunizmit (!), që botonte libra, në përmbajtjen e të cilave Heronjtë e Popullit konsideroheshin kriminelë!!!

Odhise Porodini ishte kudo e kurdoherë një antikonformist i vendosur.

 

Shtëpia e Odhise Porodinit ka qenë një nga bazat e LPK dhe UÇK

Në lamtumirën e fundit të Odhise Porodinit ishte i pranishëm edhe një nga ish eksponentët e njohur të UÇK – së, zoti Ismet Sulejmani. Ja çfarë shkruan ai në rrjetin social:

“Në Tiranë më 31 dhjetor 2022 i dhamë lamtumirën dhe u ndamë përgjithmonë nga Kryeveterani i Shqipërisë, Odhise Porodini!

Populli shqiptar i Kosovës, radhët e organizuara ilegale të LPK-së dhe UÇK-ja, te ky shqiptar i madh, te familja e Tij, te shtëpia e Tij dhe, në mënyrë veçantë, te djali i Tij, atdhetari i shquar e shqiptari i madh, shoku Kristaq Porodini, kishin bazën e tyre të sigurt dhe bashkëpunimin e ngrohtë të përfaqësuesit të Partisë së Punës të Shqipërisē e të shtetit shqiptar!

Iu dha lamtumira e fundit kryefamiljarit të familjes Porodini, te e cila familje ishte selia e parë e drejtuesve të lartë të LPK-së dhe e themeluesve të UÇK-së dhe, më vonë, edhe Selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së!

Kosova dhe populli shqiptar do t’i jenë mirënjohës në shekuj xhaxhi Odhisesë, djalit të Tij, shokut e mikut tonë, Kristaqit dhe tërë familjes Porodini, për ndihmën dhe për kontributin e madh që i kanë dhënë luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Lamtumirë xhaxhi Odhise Porodini!

Kosova kurrë nuk do të harrojë!

LPK – UÇK shtëpinë Tënde në Tiranë e ka pasur bazën e saj të parë e djalin Tënd ushtarin e komandantin besnik e sypatrembur, përfaqësuesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në radhët e saj!

Të qoftë i lehtë dheu i tokës së Shqipërisë!

Prishtinë, 31 dhjetor 2022!

 

*     *     *

 

Odhise Porodini la mbas modelin e përkryer të veprimtarit shoqëror. Shembulli konkret që la pas do të shërbejë si një përvojë e gjallë për t’i shërbyer punës për zgjerimin dhe gjallërimin e pareshtur të jetës së brendshme të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, duke bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të të ndjerit Odhise Porodini
Kryetari i bashkisë së Tiranës, zoti Erjon Veliaj duke bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të të ndjerit Odhise Porodini
Zotërinjtë Ismet Sulejmani dhe Gani Neziri nga Kosova duke bere homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Odhise Porodinit
Vetëm një ditë para se të ndahej nga jeta: Odhise Porodini (në mes) së bashku me deputetin Etjen Xhafaj midis anëtarëve të komitetit të veteranëve e të pasardhësve të LANÇ të bashkisë Rrogozhinë.

* Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Remo says:
    January 5, 2023 at 11:04 am

    Respekt! I qofte dheu i lehte Labovitit Odhise Porodini. Mirenjohje per te gjithe veprimtarine e tij qe ne rini kur u be pjese e LANC-it fitimtar, e deri ne diten qe la kete bote, ne mbrojtje te atire vlerave dhe idealeve per te cilat, deshmoret e atdheut dhane jeten!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 5, 2023 at 4:17 pm

    Pse nuk vajte te luftoje me UCK ti Remo?

    Reply
  • Guri Naimit D.me*Pasues veterane* says:
    January 9, 2023 at 3:16 pm

    Me te lumte sa shkruani i nderuar Djimiter Shtembari.Mbrodhesi ju urojme,sa ju lexojme mes Emigranteve ne Toronto *Pasues veterane* e tj.

    Reply
  • alb.gumsith says:
    June 6, 2024 at 12:44 am

    po per torturat qe i bente gruas se vellait te dhimiter orgockes asnje fjale? sju vjen turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?