Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Shtetet europiane të përgatiten për shtim të emigrantëve ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: Shtetet europiane të përgatiten për shtim të emigrantëve ukrainas
AktualitetBote

OKB: Shtetet europiane të përgatiten për shtim të emigrantëve ukrainas

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Shefi i agjencisë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara tha se Kievi dhe qeveritë evropiane duhet të përgatiten për një valë të re të njerëzve që largohen nga luftimet.

Komisionari i Lartë për Refugjatë, Filippo Grandi, tha për Afp-në se pavarësisht se disa herë i është ofruar ndihmë, Rusia ende i lejon kësaj agjencie qasje të kufizuar tek ukrainasit që gjendet në atë zonë.

“Gjëja që mund të them është se çdo përkeqësim i luftës rrezikon të shkaktojë zhvendosje të mëtejme, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe ne duhet të jemi të gatshëm për këtë gjë”, tha ai. “Siç e kemi parë kudo, në Mariupol, Herson, çdoherë kur luftimet intensifikohen, njerëzit tentojnë që të gjejnë një vend të sigurt”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve ku ka pasur luftime të ashpra, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.

- Publicitet -

Grandi tha se “ne po i themi Qeverisë ukrainase, por edhe qeverive të shteteve fqinje, ‘bëhuni gati, përgatituni për çdo eventualitet’”, theksoi ai.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave se forcat ruse po intensifikojnë ofensivën e tyre, në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut. Beteja për Bahmutin, aktualisht është beteja më e gjatë që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt 2022. Banorët e këtij qyteti të shkatërruar po ikin, teksa forcat ruse po fitojnë terren.

Agjencia e OKB-së për refugjatë vlerëson se që nga nisja e pushtimit, tetë milionë persona janë larguar nga Ukraina, ndërkaq gjashtë milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës. Rusia pretendon se nga zonat në lindje të Ukrainës, pesë milionë ukrainas janë larguar për në Rusi. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje
  • Nën masa të rrepta sigurie, Irani përgatit funeralin historik për ish-liderin suprem Khamenei
  • Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë
  • Sazani, kryefjalë e fushatës elektorale në SHBA. Senatori demokrat sulmon Trump me marrëveshjen Rama – Kushner

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?