Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”, përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”, përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime
BoteLajmi i fundit

“Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”, përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime

Published: June 6, 2025
Shpërndaje

Një përplasje e ashpër mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk ka shpërthyer në skenën politike dhe ekonomike amerikane, duke u kthyer në një betejë publike me pasoja të mëdha për tregjet, politikën dhe opinionin publik.

Shkak për këtë konflikt është bërë kritika e hapur e Musk ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe subvencionet, gjë që ka sjellë një reagim të ashpër nga presidenti, i cili kërcënoi me ndërprerjen e kontratave qeveritare ndaj kompanive të Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla.

“Ndërprerja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elonin do të kursente miliarda dollarë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

- Publicitet -

Përgjigjja nga Musk ishte po aq e drejtpërdrejtë. Ai e sfidoi Trumpin publikisht, madje deklaroi se po përshpejtonte çmontimin e anijes hapësinore Dragon, e cila përdoret nga NASA për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Megjithatë, pak më vonë ai u tërhoq nga ky kërcënim, duke u përgjigjur në rrjetin X: “Këshillë e mirë. Nuk do ta çmontojmë Dragonin.”

Tensioni mes tyre është intensifikuar edhe më tej, pasi Musk publikoi një akuzë të paprovuar, duke deklaruar se Trump mund të jetë i përfshirë në dosjet e abuzimeve seksuale me të mitur të Jeffrey Epstein.

Ndërkohë, aksionet e Tesla pësuan një rënie të ndjeshme prej 14%, çka reflekton ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij konflikti në tregjet financiare.

Në administratën Trump, Musk kishte një rol të veçantë si këshilltar për eficiencën qeveritare, me kompetenca të gjera. Por marrëdhënia mes tyre ka degraduar në një konflikt të hapur që nuk pritet të shuhet lehtë. “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Trump, duke e theksuar në kohën e shkuar, një sinjal i qartë se bashkëpunimi mes tyre ka marrë fund.

Musk ndër të tjera ndau dhe një postim ku tha se Trump nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa mbështetjen e tij, gjithashtu ai shtoi se pa të republikanët do të humbisnin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët, në këtë betejë, po mbajnë qëndrim të tërhequr, duke e parë konfliktin si një mundësi për të dobësuar republikanët.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • AGRON JATRO says:
    June 6, 2025 at 11:20 am

    Jane te cmendur qe te dy.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 6, 2025 at 12:09 pm

      Eshte nje diference e madhe midis Musk dhe Trump, njeri e ka bere pasurine, ka bere shpikje, filloi te eliminonte shpenzimet e kota ne Administraten Trump, ndersa tjetri erdhi me premtimin se do ndalonte luften e Ukraines qe diten e pare, nderkohe e pershkallezoi ate, i dhe kurajo Rusise te hynte thelle ne territorin Ukrainas.
      Per shakak te paaftesise Trump Bota eshte ne prag te nje lufte Boterore.
      Ekonomia Amerikane eshte ne rruge pa krye, bizneset jane te trembura, populli eshte i coroditur, shume shpejt do fillojne protestat masive.
      Trumpi ne vend qe te sillte paqe dhe ate mirqenjen e papare ndonjehere, po sjell pasiguri dhe furtune.

      Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    June 6, 2025 at 11:53 am

    Janë fundrrina që të dy.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 6, 2025 at 2:07 pm

      Trumpi tani do e luftoje Muskun nga ana familjare.
      Dihet qe Musk ben nje jete te shthurur, kete do e shfrytezoj Trump ta godase keq, dhe varet sa do e duroj Musk.
      Ne shume raste disa detaje behen faktor qe tipa si Musk mund ta ndjejne dhe te pesojne dep[resion.
      Trump eshte shume i pameshirshem ne keto raste.

      Reply
  • Edi says:
    June 6, 2025 at 3:12 pm

    Lalajt e inatosur me Trump sa here qe te shkruajne kunder tij duhet te mbajne veth ne vesh thenien e meposhteme –
    “Ardhja e Trump si president eshte nje bekim per Perendimin” (Edi Rama)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?