Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Palestinezët e zhvendosur nga Gaza, Donald Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend strehimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Palestinezët e zhvendosur nga Gaza, Donald Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend strehimi
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Palestinezët e zhvendosur nga Gaza, Donald Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend strehimi

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar së fundmi se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të strehuar palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës.

Deklaratën presidenti e dha gjatë takimit me mbretin Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku u diskutua në lidhje me planin e Trump për të marrë Gazën, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë parasysh edhe Shqipërinë për të strehuar palestinezët, Trump nuk e ka mohuar si mundësi. Ai ka thënë gjithashtu se ka edhe shumë vende të tjera që duan të përfshihen.

- Publicitet -

Pyetje: “A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit si Shqipëria apo Indonezia?”

“Po sigurisht. Ka shumë vende të tjera që duan të perfshihen”, është përgjigjur presidenti Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku sipas tij kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit.

Propozimi i Trump është kundërshtuar nga shumë shtete, të cilët e kanë quajtur një “dëbim nga toka e tyre”, por sërish presidenti ka qënë i vendosur në propozimin e tij, teksa ka thënë i bindur se të gjithë do të pranojnë të strehojnë palestinezët sipas planit të tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Ramalluku i Surrelit says:
    February 12, 2025 at 8:45 am

    Po he pra se aty shpresen e kam var,
    qe ato Palestinezet ketej une ti marr,

    le te jene me mijra edhe mbi 100 000,
    mjaft qe une prej tyre ne pushtet te rri,

    keshtu ja gjej anen une botes kesisoj,
    kudo neper dyert e tyre Refugjate kerkoj,

    se kam fatin e madh qe kam ket popull me bes,
    qe nuk ndihet fare edhe ne koke kur e dhjes!

    Reply
  • Artan says:
    February 12, 2025 at 8:53 am

    Më mirë do bëhet. Do ta zhburgosë Trapi lali Erin po i pranuam? Apo do minerale jo të rralla në këmbim, se të rralla si Ukraina nuk kemi që t’i japim?

    Reply
  • Sh says:
    February 12, 2025 at 10:00 am

    Nuk vendos trump se cfare ben Shqiperia. Ai mund ti marre ne Amerike kur te doje.

    Reply
  • Arbèror says:
    February 12, 2025 at 10:27 am

    Shqipèria ka plot shèmbèlltira si palestinezèt tè cilèt i shohim nè mes tè Tiranès kur ngren sumèn pèrpjetè, ndaj zoti Trump dèshirojmè qè Ata ti dèrgojmè nè atdheun e tyre. Vendet arabe kanè njè kulturè tè njèjtè , zgjidhja èshtè aty brènda soit tè tyre. Pèr asnjè nuk ka vènd nè Shqipèri. Uroj qè Israeli tè mos insistojè pèr gjèra tè tilla, shqipètarèt janèmiqtè e tyre, ndaj ne presim gjèra tè bukura nga Qeveria e Israelit e jo plehrat e Gazès.

    Reply
  • Artan says:
    February 12, 2025 at 10:43 am

    Arabët nuk janë aq budallenj sa duken,nuk marrin refugjate,edhe per arsye se i perdorin si pararoje per pushtimin e Evropes.Vetem evropianet me Merkelat e tyre ua hapin dyert katerkanatesh.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 12, 2025 at 11:09 am

    Absolutisht jo. Shqipëria nuk mund të përdoret si kosh për të plotësuar tekat e askujt.

    Reply
  • popull says:
    February 12, 2025 at 11:17 am

    Palestinezet ne Gaza jane ne atdheun e tyre. Ata nuk duan te debohen nga vendi i tyre. Trampi me harbutllekun e tij dhe Netanjahu me egersine e tij qe duan te bejne ate spastrim etnik dhe tu zhvasin palestinezeve tokat e tyre ametare ia kane kaluar edhe Hitlerit. Poshte dy Hitleret e kohes sone!

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2025 at 11:59 am

    Kjo Marreveshje kodoshesh,nuk eshte e panjohur per popullin e shumevuajtur shqiptar.
    Ne 1922 Qeverria Greke Venizellos u mor vesh me Qeverrine turke Mustafa Qemal per Deportimin e popullit Shqiptar te Camerise ne Turqi. Te dy Qeverrite nuk dinin fare fare fare,qe populli Shqiptar i Camerise nuk eshte popull turk.
    As Sot nuk e dijne. Se Turqit e vertete te Thrakes i lane Atje ku jane sot.
    Ky Traktat Miqesiie dhe Ndihme Reciproke u perserit me Marreveshjet Turqi-Serbi 1936 dhe Turqi-Jugosllavi 1956 per Deportimin e popullsise shqiptare te Kosoves ne Turqi.Edhe keta miqte turq asnjehere nuk e kane ditur se kosovaret dhe camet jane shqiptare.
    I Dijme ,I kemi vuajtur mbi kurriz pasojat e Deportimit te Popujve.
    Edi Rama mos i hyr ketij GARRAMETI,se populli shqiptar nuk i ka borxhe as Izraelit,as Palestines!
    As Palestinezet,as Cifutet nuk do ta dijne pernder.Perkundrazi.Shqiperia do fitoje urrejtjen e gjithe Botes.
    Edhe per shendetin tend nuk te bben mire.Jo prej shqiptareve,se shqiptaret te hane mutin,megjithe keto qe u ke punuar mbi kurriz,por prej palestinezeve.Do vije ndonje kamikaz palestinez me kallupe dinamiti te falenderoje PER NDERIN,qe ta laje Nderin me Nder.

    Reply
  • Berlin says:
    February 12, 2025 at 12:03 pm

    Kam frike se Rama ka thene Po per ndonje post personal mbas Kryeminstrit.

    Reply
  • STOP says:
    February 12, 2025 at 1:06 pm

    Ky plan i plakut Tramp do të shkatrronte miqësinë e tyre të fortë me plakun Berisha do të demonstron masiv si për armët kimike por ajo që bjenë në sy është vota e emigrantëve shqiptarë në USA dhe EU të votosh kundër demokratëve në çfardo rrethane është plotësishtë e pa falshme kur dihet se si penguan spastrimin etnik të Kosovës ata votuan një politikë që është kundër vendeve dhe popujve të varfër ku janë edhe vetë shqiptarët jo vetëm në USA por edhe në D ata dalin hapur votojnë dhe mbështesin AFD këtu vlenë plotësishtë thënja e MAKIAVEL se të ndihmosh të varfërin është gjë e rrezikshme

    Reply
  • Detari says:
    February 12, 2025 at 1:19 pm

    “qe duan te perfshihen”

    kapeni ramazonin dhe vareni sa nuk eshte teper vone!!!

    Reply
  • km says:
    February 12, 2025 at 3:49 pm

    Ligjet, SHaBAni mund ti beje ne koloni te tij, jo ne shtetesh te pavarura. Trapi po’ te doje ti marre ne shtepine e tij.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 12, 2025 at 3:55 pm

    @Berlini:

    Jo vetem qe Edi Rama ka thene PO, por ka vrapuar dhe eshte vetofruar per te pranuar palestiezet fallco te Egjyptit, vete e vetem per te bere servlin e Trump sicber e Meloin e Italise, por kete here i ka bere hesapet pa hanxhine.

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 12, 2025 at 4:07 pm

    E moret vesh qe pazari eshte bere, dhe shkerdhata Rama e pergenjeshtroi si qelbesire i pafytyre qe eshte?
    E ka ofruar vete, dhe qipot qajne per djegien e pleres se incineratoreve Veliaj, ne vend qe te merren me ceshtjet serioze te shtetit. Shteti eshte loder ne duart e Rames.
    Arrestimi i Veliajt eshte skenari per te hequr vemendjen nga ky atentat i paturpshem e i ndyre e Rames kunder popullit shqiptar

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 12, 2025 at 5:14 pm

    _________________________________________________

    Presidenti Trump ka deklaruar se ka vende qe
    kane shprehur deshiren per te marre Palestineze
    nga Gaza. Rama ka thene se Shqiperia nuk do
    mare Palestineze.
    _________________________________________________

    Askush nuk do qe te shpertheje perseri nje lufte
    ndermjet Izraelit dhe Palestines dhe sidomos
    popujt e vendeve perkatese.

    E vetmja mundesi per te vendosur nje paqe ne ate
    pjese te botes eshte qe palestinezeve te krijohet
    kushte shume me te mira ne zona te tjera te botes,
    ky do rrojne me njerezit e tyre.

    Toka ku ndodhesh ka prioritet se do jeshe me
    njerezit e tu, me traditat e tua me te mira, te
    mos keshtu me Hamasin qe ti rekruton femijet
    dhe I perdorim si bomba qe hecin dhe komandohen
    nga Sharlatane qe bejne tregeti me jeten e tyre.

    Nje avantazhe I madh per palestinezet do jete kur
    popullata e vendeve rreth e rrotull flet gjuhen
    Arabe.

    Po qe se “VENDET ARABE” nuk duan ti kene
    PALESTINEZET komshij te tyre, atehere te
    shkon ne mendje se Interesi i tyre eshte
    se duan qe ti perdorin per te shkaterruar
    shtetin e Izraelit dhe te krijojne nje kalifat te ri.

    Por vende si Shqiperia mund te thone se kur
    vete ARABET shqetesohen nga prezenca e
    PALESTINEZEVE, eshte me mire per ne,
    qe ATO te mos vine tek NE

    Reply
  • chp says:
    February 12, 2025 at 5:44 pm

    Nuk i kuptoj shume komentues te Dita dhe shumicen e analisteve shqipfoles ne mediat vizive…..Nese Trampi dhe lobi hebre i Amerikes vendosin per dergimin e palestinezeve ne Shqiperi …dhe bejne presion mbi Ramen ne kete rast Faji kryesor eshte te Trampi dhe lobi hebre atje qe nuk pjerdhin per Ramen…Pra nese jeni atdhetare duhet te jeni ne mbeshtetje te Rames si u be me Lendet Kimike……Per “kulture masive” ndiqni perlen e sotme qe ish k/m angez ironizon Trampin lexim te kendshem….
    Boris Johnson joked before a conference Wednesday that President Donald Trump’s Mar-a-Lago estate would be a “fantastic place” to resettle the Palestinians he has threatened to evict from their homeland.

    Reply
    • Aldrinp says:
      February 12, 2025 at 6:20 pm

      Ashtu eshte o Chip, Tramp shprehu deshiren qe Ivanka te marri Sazanin, dhe Ramuti nuk kish cbente.
      Ja dha

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?