Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Librit: Si po transformohet leximi, lexuesit e ndarë mes librave elektronikë dhe atyre të printuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Panairi i Librit: Si po transformohet leximi, lexuesit e ndarë mes librave elektronikë dhe atyre të printuar
KryesoreKulture

Panairi i Librit: Si po transformohet leximi, lexuesit e ndarë mes librave elektronikë dhe atyre të printuar

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Panairi i Librit, një traditë prej më shumë se dy dekadash në Tiranë, i ka hapur dyert nga data 16 nëntor deri në 20 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Lexuesit duket sikur janë ndarë në breza; ata më të rinjtë e vizitojnë panairin thjesht për të shikuar titujt e rinj, ndërsa brezi i moshës së mesme mbeten blerësit më të përkushtuar.

“Unë sot kam ardhur thjesht për të parë titujt e rinj të librave. Nuk kam blerë ndonjë libër. Të them të drejtën, preferoj librat në formën elektronike PDF, kështu që kryesisht i shkarkoj nga interneti ato që mundem”, i tha BIRN një studente e Fakultetit Ekonomik e cila po vizitonte stendat e Panairit së bashku me shoqen e saj.

Viti 2022 shënon edicionin e 25-të të Panairit të Librit, ku për një periudhë pesë ditore, shtëpitë botuese ekspozojnë në stendat e tyre tituj autorësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë për lexuesit shqiptarë.

- Publicitet -

Një arsye pse pjesa më e madhe e studentëve preferojnë librat elektronikë është prakticiteti i leximit të tyrë nga pajisjet elektronike, por edhe mungesa e kohës për të kërkuar librat e printuar “hard copy”.

“Unë jam fans i librave në PDF. Më leverdis shumë të lexoj online se sa të marr një libër të printuar me vete. Ndërsa celularin e kam me vete kudo, mund të lexoj prej tij”, u shpreh një student i Universitetit Politeknik.

“Atë po diskutoja tani me shokët, pse duhet të mbajmë libra dhe peshë me vete, kur kemi opsionin e librit elektronik“, shtoi ai.

Nga ana tjetër, mosha e mesme apo familjarët tregojnë interes të shtuar për formën tradicionale të leximit, atë të librit të printuar.

“Libri ‘hard copy’ nuk ka të krahasuar. Të jep komplet ndjesi tjetër”, i tha BIRN Rafaela, rreth të 30-ave, me qesen e mbushur të librave në duar.

“Unë mundohem të lexoj minimumi një libër në muaj. I kombinoj zhanret e ndryshme, nuk lexoj të njëjtit zhanër, në mënyrë që të mos më bëhen monotone… biografi, psikologji, fantazi…“,shtoi ajo.

Lexuesit e rregullt duket se e presin me padurim hapjen e panairit, duke blerë tituj të rinj e të vjetër me të cilët mund të shtyjnë disa muaj në botën e leximit.

Por një shqetësim që ngrenë libradashësit është ai i kostos së librave, që duket se i ka prekur së fundmi lexuesit.

“Brezi ynë është rritur me libra, ne nuk jemi rritur me teknologji apo me celularë, siç bëjnë fëmijët sot. Ne nuk e konceptojmë dot jetën pa lexuar”, tha me krenari Bona, 56-vjeçe, e cila shfletonte botimet e reja në njërën prej stendave në hyrje të panairit.

“Unë po blej libra për tërë dimrin. Kemi mundësinë t’i blejmë më lirë në panair. Jo për gjë, por nuk kushtojnë pak”, shtoi ajo.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe një zotëri i cili po mundohej të pikasë tituj të cilët nuk i ka lexuar më parë.

“Unë lexoj rreth 45-50 libra në vit. Jam lexues i rregullt. Nuk ka si libri,” i tha ai BIRN. “Por ç’ti bëjmë që janë edhe shtrenjtë, duhet menduar edhe kjo”, shtoi ai, duke nënkuptuar se çmimi është një faktor kufizues në dëshirën e tij të madhe për të lexuar.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Antiviral says:
    November 18, 2022 at 9:57 am

    Po sigurisht do degjeneroje leximi ,se me “shkrimtar” te tipit Ben Blushi si anije mallrash Panameze me lloj lloj flamujsh, ku gjeneron vetem diferenca perçarse dhe sfumon perspektivat progresive unifikuese si kombet e sukseshme(UK,France,IZ,Rusi,etj).

    Reply
  • dalta says:
    November 18, 2022 at 11:17 am

    “shkrimtar” te tipit Ben Blushi si anije mallrash Panameze- hahaha – krahasim fantastik

    Reply
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 4:18 am

    Libri duhet te preket me dore e te ndjehet ne mendje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?