Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas seancës maratonë GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, Ajola Xoxa “detyrim paraqitje”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pas seancës maratonë GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, Ajola Xoxa “detyrim paraqitje”
KronikeLajmi i fundit

Pas seancës maratonë GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, Ajola Xoxa “detyrim paraqitje”

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Pas një seance maratonë e nisur në orën 13:30, GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij.

GJKKO ka lënë në burg Veliajn, ndërsa masa e Xoxës është ndryshuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

“Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë;

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Njoftimi zyrtar (Kliko)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Sul Koburja says:
    February 12, 2025 at 9:15 pm

    Shqiperia moderne mori nje goditje te rende,bajraktaret,dumbabat,antishqiptaret i futen nje progresit shqiptaret me urine per te filluar se shpejti te haje frutet e progresit te arritur vitet e fundit.Korbat berishte krakarisin mbi kufomen e fresket te prese se tyre,lajmerojne vdekjen e se ardhmes shqiptare,groposjen e endrrave per Europe. Mallkuar kush po i ben keq progresit shqiptar,shpirti ne ferr,dhimbje e ankthe paci me bajlozin Sali te parin.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 12, 2025 at 9:34 pm

    Shikoni sa qesharake behen BAJGAT e Edvinit dhe Enverit kur intimidojne edhe SPAK te hetuesve te Enverit edhe GKKO e krimineles Irena Gjoka qe kane vendosur ta mbajne hajdutin Erion Veliaj ne burg.

    PSE VENDOSI GJKKO E BDELES TE RILINDJES, IRENA GJOKA TE MBAJE NE BURG ERION VELIAJN?

    kur:

    Edi Rama i cilesoi dhe i intimidoi keta gjykates me pare si spiuna te Sigurimit te Enverit ata qe ishin BEDELE besnike te tij derime sot?

    KJO PYETJE KA VETEM NJE PERGJIGJE: FRIKA QE VJEN NGA PRESIDENTI TRUMP

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2025 at 10:05 pm

    SPAK eshte Kuvendi Lezhes.Eshte Kongresi Lushnjes,,Keto kuvende mbrojten Egzistencen shqiptare kunder Armikut te Jashtem,,SPAK po mbron Egzistencen shqiptare perballe korrupsionit te Brendshem.Nuk ka Trump e Trap,e Musk qe krahasohet me keta KAPEDANET E SPAK QE I DOLEN ZOT ATDHEUT NE ZGRIP TE EKZISTENCES.
    Revolta Kombetare u tulat,,Populli mori rruget perballe Korrupsionit,Atdheu po shitej copa copa,
    Por nje SPAK QENDROI.I tha ndal Korrupsionit.Zot ketu eshte Drejtesia.Kuvendi Lezhes,Kongresi Lushnjes,
    Skenderbeu,,Lufta Vlores jane keta djem te SPAK,qe i dualle zot Ardheut nne Dite te Veshtire.
    Bashkohu o popull neser ne mes te Tiranes ne mbrojtje te SPAK. ta marre vesh Korrupsioni majtas djathtas se SPAK eshte i Popullit,jo i Oligarkeve.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    February 12, 2025 at 10:23 pm

    Gamor ti, Gamor kush te vuni.

    Sot dhe Neser … valon druni!

    Reply
  • Patronazhisti i Ajola Xoxes says:
    February 13, 2025 at 7:48 am

    Marreveshja mes prokurorise e avokateve mbrojtes eshte – Ajola shko ne shtepi e Erionin e dergojne ne vend te saj tek burgu grave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?